Akrepi, parashikimi i muajit Shtator 2021

Parashikimi i muajit është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program onlineBirth Chart Calculator


♏︎ Shtatori për ju fillon shumë i zënë nga aspekti social. E shikoni që keni më shumë ndërveprim me njerëzit. Edhe nëse nuk merrni pjesë fizikisht, prap merrni pjesë mendërisht dhe keni komunikim me më shumë njerëz dhe doni që të merrni pjesë në rregullimin e problemeve që diskutohen. Është një periudhë gjatë të cilës mund të ankoheni e të ngriheni kundër gjërave që mendoni se s’janë aty ku duhet, e gjithashtu të vendosni t’i bashkoheni një grupi me të cilët ndani të njejtat filozofi apo ideologji. Njerëzit që takoni gjatë kësaj periudhe janë njerëz të cilët ju motivojnë dhe ju shtyjnë që të merrni pjesë në vende dhe çeshtje të ndryshme. Ju këshillohet që të dilni sa më shumë, të bëheni pjesë e projekteve sociale, humanitare apo dhe vullnetare nëse keni mundësi. Nëse keni një projekt ambicioz biznesi, ju favorizohet kjo gjë gjatë kësaj periudhe. Mund të bëni plane shumë të mëdha (pas Hënës së Re në shenjën e Virgjëreshës). Do jetë shumë e rëndësishme që të arrini të lidheni me një rrjet të caktuar njerzish.

Nëse doni që të kërkoni një rritje të rrogës, ju sugjerohet ta bëni këtë muaj. Gjithashtu mundësitë për të fituar ekstra, të fitoni bonuse etj, janë shumë të larta për Akrepin gjatë sezonit të Virgjëreshës; deri më datë 22 shtator.

Më pas do doni të shkëputeni prej mediave sociale, të shkëputeni prej komunikimit me shumë njerëz, të fshiheni prej realitetit dhe të merreni me diçka që ju jep paqe e që ju relakson. Ata prej jush që punojnë nga shtëpia, do e shijojnë shumë periudhën e Peshores; nga 22 shtatori e deri më 23 tetor. Mund ta përdorni këtë periudhë për tu aftuar më shumë shpirtërisht me veten. Mund të gjeni kohë për tu marrë me artin që doni të bëni, me yoga, me meditim dhe lexim. Do përfshiheni më shumë në imagjinatën tuaj dhe ata prej jush të cilët kanë dikë pranë, do kaloni shumë më shumë kohë pranë tij/saj. Ata prej jush të cilët punojnë në një vend të izoluar siç është spitali, do jeni shumë të zënë. Në përgjithësi gjatë periudhës së Peshores do ndjeheni më të lidhur me atë në të cilën besoni.

“E sotmja është vetëm një nga shumë ditët që do jenë. Por ajo çfarë ndodh në ditët që vijnë, mund të varet nga ajo që bën sot.  Kështu ka qënë gjatë gjithë vitit. Kështu ka qënë shumë herë.”

Ernest Hemingway

Afërdita prej datës 10 shtator e deri në fund të muajit do ju ndihmojë që të fokusoheni më shumë në gjërat që ju japin kënaqësi dhe do ju bëjë më karizmatikë; më tërheqës. Datat 16, 17 dhe 22, 23 shtator janë data për tu shmangur kësaj rradhe; nëse duhet të bëni diçka (sidomos nëse ka të bëjë me pamjen tuaj fizike), mundohuni ta shtyni për më vonë. Do i jepni më shumë dashuri vetes, më shumë mundësi për të qënë ekstravagantë e për t’ia bërë qejfin vetes. Pas datës 11 shtator, Afërdita do vijë në shenjën tuaj dhe do jeni magnet për shumë njerëz.

Qiell të Mbarë.


Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike

Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman  

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping