Binjaket, parashikimi i muajit Shtator 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♊︎ Familja është fokusi juaj kryesor për këtë muaj. Mund të merreni me shtëpinë; të shikoni se si doni që të rregulloni shtëpinë dhe marrëdhënien me njerëzit me të cilët jetoni ose sigurisht nëse jetoni vetëm; marrëdhënien me njerëzit tuaj më të afërt. Do jeni më aktivë në shtëpi; do gatuani më shumë; do bëni më shumë riparime brenda ambjentit ku qëndroni që mund të jetë dhe ambjenti i punës. Gjatë pjesës së parë të muajit do ndjeheni pak më të tërhequr dhe ndoshta humori do jetë shumë më i luhatshëm (për aq kohë sa është sezoni i Virgjëreshës) ndërsa kur të vijë sezoni i Peshores në pjesën e dytë të muajit; do jeni më kreativë, optimistë, gati për të ndarë veten me të tjerët e për ta bërë këtë gjë me stil, me kurajo. Do jeni më fëmijënorë dhe do ndjeheni më pozitivë. Do rritet dëshira për tu përfshirë me njerëzit dhe për të bërë gjëra që ju zbavisin, për të ndjekur pasionet tuaja dhe në përgjithësi do jeni më tërheqës përballë të gjithëve. Nëse doni që të njihni shumë njerëz, kjo do jetë e lehtë për ju gjatë sezonit të Peshores (nga data 22 shtator e deri më 23 tetor). Egoja juaj do rritet dhe mund të përplaseni me egon e njerëzve të tjerë.

“Këshilla ime është të mos presësh për frymëzim. Frymëzimi është për amatorët; pjesë tjetër prej nesh thjesht çohen dhe punojnë. Në qoftë se ulesh e pret për retë që të nisen dhe një rrufe të të shkrepëtijë në tru, nuk ke për të punuar shumë. Idetë më të mira vijnë gjatë procesit; vijnë nga vetë puna.”

Chuck Close

Mërkuri do fillojë zmbapsjen më datë 27 shtator kështu që do ju duhet të korrigjoni disa gabime në lidhje me një projekt me të cilin jeni marrë deri para këij momenti.

Afërdita nga data 10 dhjetor e deri në fund të muajit do ju japë shumë kënaqësi në fushën e punës; do ju ndihmojë që të shijoni ushqyerjen, të kujdeseni për veten. Kur mërkuri dhe Saturni të jenë keq më datë 15, 16 dhe kur Mërkuri të jetë në vështirësi më Uranin më datat 22, 23, duhet të tregoni pak kujdes, durim nëse del ndonjë situatë që nuk ju pëlqen.

Qiell të Mbarë.


Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike

Për porosi për librin kklikoni në: Ajlen – Libri roman  

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping