Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe Sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♑︎ Mund të keni përjetuar një ndarje të rëndësishme me dikë që duhet ta linit në të shkuarën dhe ndarja mund të ketë qënë shumë e vështirë sepse personi mund të jëtë shumë i vështirë. Ndoshta ndjeheni shumë konfuzë sepse jeni marrë me një njeri shumë të ftohtë, shumë narcist. Deri më datën 22 shtator do dalloni se do keni shumë më shumë fat se zakonisht, se do keni frymëzim për tu marrë me shumë më shumë gjëra. Do ndjeheni më të predispozuar për t’i predikuar mendimet dhe idetë tuaja të tjerëve. Në përgjithësi për ju për aq kohë sa është sezoni i Virgjëreshës, jeni më pozitivë dhe me një perspektivë më të gjërë se zakonisht. Do keni shumë momente “aha!, e di çfarë të bëj!” gjatë kësaj periudhe. Mund të ndjeheni më afër besimit tuaj shpirtëror dhe të takoheni me njerëz që ju frymëzojnë dhe njerëz qëmund t’ju mësojnë gjëra të reja të rëndësishme. Mund të lëvizni diku për pak kohë ose shumë kohë por në çdo rast, do jetë diku tjetër e do jetë një eksperiencë prej të cilës do mësoni dhe kuptoni shumë.
Rreth fundit të muajit (pas datës 22) keni mundësinë për të filluar një karrierë dhe një projekt të ri që do ndikojë në stautisn tuaj. Mund të fitoni më shumë autoritet, të promovoheni, të rriteni në detyrë, të fitoni popullaritet. Do e rishikoni karrierën tuaj dhe do shikoni nëse vërtetë doni që të vazhdoni të merreni me një projekt të mëparshëm por në çdo rast; do merreni me diçka me të cilën jeni marrë dhe më parë.
“Ndonjëherë mendoj se gjëja më e vështirë për njerëzit është që të pranojnë se dhe njerëzit e tjerë janë po aq të vërtetë sa je dhe ti. Kjo është e gjitha. Jo t’i përdorësh si vegla, si mjete, si shembuj apo si gjëra për ta bërë veten tënde të ndjehesh më mirë, ose gjëra pas të cilave të mbulohesh. Thjesht të pranosh që edhe të tjerët janë po aq absolutisht të vërtetë sa je edhe ti.”
Zadie Smith
Do jetë një periudhë gjatë të cilës duhet të distancoheni nga disa njerëz dhe sidomos nga personi negativ që keni larguar tashmë. Për tu kujdesur më mirë për shëndetin tuaj, mendor dhe fizik, duhet të mos e fajësoni më veten mbi mënyrën se si ka shkuar diçka apo mbi mënyrën se si jeni ndjerë. Është një muaj gjatë të cilit do pastroheni nga ndjenja të ndryshme faji.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike
Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike