Demi, parashikimi i muajit Shtator 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Gusht vlen për njerëzit që kanë Diellin në DemHënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Demit. Për të gjetur shenjat e këtyre tre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♉︎ Këtë muaj do jeni më të gatshëm për të bërë shaka, për tu zbavitur, për të qënë shumë aktivë fizikisht. Do ndjeni më shumë vetëbesim këtë muaj dhe ky vetëbesim do vijë duke e shprehur veten në mënyrë më të natyrshme, duke u ndjerë më rehat me veten. Do kënaqeni më shumë nëse përfshiheni në palestër ose nëse jeni më aktivë në këtë drejtim edhe nëse ushtrimet i bëni nga shtëpia apo në natyrë.

Do ndani një gëzim fëmijënor gjatë muajit shtator dhe do doni që ta ndani këtë gëzim edhe me të tjerët. Do ftoni më shumë njerëz pranë vetes për të festuar.

Ky është një muaj gjatë të cilit, veçanërisht në pjesën e dytë pas datës 20, do nxiteni për të treguar më shumë iniciativë në punë; gjërat do lëvizin shumë shpejt dhe do jeni shumë të muaj përgjatë dy muajve në vazhdim, pra të paktën deri në fund të tetorit. Nga fudni i muajit shtator mund të bëni një ndryshim të madh që lidhet me një projekt pune. Do merreni me gjëra praktike dhe materiale. Do ë bëni jetën më të organizuar, rutinën më të rregullt dhe çdo gjë më të planifikuar. Mund t’ju duhet që të filloni të mësoni se si përdoren disa pajisje të caktuara ose të ndryshoni (t’i ndryshoni ju ose të tjerët për ju) rregullat që ndiqni në punë ose në shtëpi. Mund të keni dhimbje në pjesën e shpinës dhe do ju duhet të merreni me ushtrime për këtë pjesë ose të bëni progres në shërimin e këtij problemi nëse keni një problem të tillë.

“Një nga gabimet më të mëdha që mund të bësh është të kesh frikë nga gabimi… E ke ndaluar veten. Duhet të ecësh lirshëm në fushë, jo thjesht të presësh për një situatë perfekte, për momentin perfekt… Në qoftë se ke për të bërë një gabim, është më mirë të bësh gabim duke vepruar sesa gabim duke mos vepruar”

Federico Fellini

Afërdita, planeti juaj drejtues, do ju sjellë më shumë njerëz tërheqës dhe shumë pasionantë në jetën tuaj. Mund të keni më shumë mundësi për të njohur njerëz e për të dalë në shumë takime. Megjithatë nga datat 15-17 dhe 22-23 shtator, Afërdita mund të krijojë tensione dhe hatërmbetje në raportet tuaja me të tjerët (raporte romantike ose jo).

Qiell të Mbarë


Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike

Për porosi për librin kklikoni në: Ajlen – Libri roman  

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping