Gaforrja, parashikimi i muajit Shtator 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në GaforreHënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♋︎ Do jeni shumë më aktivë këtë muaj në lidhje me komunikimin; shumë takime pune, takime me njerëz, më shumë ndërveprime me klientët, më shumë shkrim, më shumë ndarje të vetes në rrethe sociale apo në media. Në shtator deri më datë 22 do jeni jashtëzakonisht shumë aktivë dhe nëse nuk e gjeni veten në një pozicion lideri, nuk do ndjeheni mirë. Nuk do jeni shumë të duruar; çfarëdo që do doni të thoni, do e thoni dhe ndoshta më vonë do mendoni mbi pasojat e veprimit apo fjalës. Personaliteti juaj mund të jetë shumë i rezervuar por gjasat që të pendoheni nga sjellja e nxituar, janë të larta në pjesën e parë të shtatorit apo gjatë sezonit të Virgjëreshës ku jemi tani.

Kur Dielli të kalojë në shenjën e Peshores më datë 22 shtator, nëse doni që të merreni me shitje/blerje pronash apo gjërash të mëdha, sezoni i Peshores do jetë shumë i mirë për këtë gjë por rezultatet do i shikoni në muajin Nëntor. Do jeni më të paduruar gjatë Shtatorit siç u shkrua më lart por kujdes prej nervozizmit dhe stresit sepse do e keni stomakun shumë më të ndjeshëm. Përpiquni që të komunikoni me njerëzit e familjes në mënyrë që të mos lini hapësirë për keqkuptime.

“Kur mbjell një farë në tokë, nuk mbaron rritjen e saj pas tetë orësh. Vazhdon rritjen për çdo minutë që qendron në tokë. Edhe ne, duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë që jemi në tokë.”

Ruth Asawa

Nga data 10 shtator e tutje do e shikoni se do keni më shumë kohë për të kaluar me partnerin, për të njohur njerëz nëse jeni beqarë, dhe nëse keni fëmijë; për të gjetur kohë për fëmijët tuaj. Mund ta shikoni që do tërhiqni shumë më shumë njerëz dhe nëse njihni dikë gjatë kësaj periudhe, do jetë raport me shumë pasion, raport ku mund të jeni xhelozë apo posesivë mbi njëri-tjetrin, do keni shumë tërheqje dhe të jetë një raport intensiv. Nëse jeni në një raport, raporti do bëhet edhe më i ngushtë, më i ngrohtë dhe pasionant.

Do merreni me më shumë hobe, pasione dhe gjëra që ju kënaqin gjatë fundit të muajit.

Qiell të Mbarë.


Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike

Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman  

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping