Luani, parashikimi i muajit Shtator 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në LuanHënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, plotësoni të dhënat në këtë program online: Birth Chart Calculator


♌︎ Gjatë këtij muaji do keni shumë më shumë aktivitet në lidhje me çeshtjet familjare. Gjithashtu do shikoni se do keni konflikte mbi kush ka dominancën apo kush thotë fjalën e fundit kur vjen puna tek disa vendime që lidhen me familjen, me paratë, me kursimet, me menaxhimin e shpenzimeve. Sidomos rreth mesit të muajit mund të keni më shumë shpenzime se zakonisht. Mund të blini gjëra që kanë një kosto të madhe. Kujdes me kordat zanore; mund të flisni shumë ose të ketë diçka që ju acaron fytin dhe zërin. Gjithashtu kujdesm e gjërat pikante, do e ndryshoni ushqimin, do bëni një ndryshim shumë praktik të cilin do e bëni vetë; një ndryshim që bazohet tek vullneti dhe vendosmëria juaj.

Gjatë gjithë muajit do rritet komunikimi (veçanërisht në pjesën e parë të muajit). Do jeni shumë të zënë me projekte që kërkojnë komunikim, me projekte që kërkojnë ndarje informacioni, bërje kërkesash, marketing të vetes, të punës suaj, etj. Do jetë periudhë shumë hektike, do jeni shumë të zënë por mund edhe të bëhet e tepërt; do ju duhet të bëni ndryshime në mënyrë që të mos mbingarkoheni.

Rreth fundit të muajit duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm mbi pajisjet tuaja elektronike, fjalëkalimet, komunikimin me njerëzit.

Shtatori është mundësi e shkëlqyer për të mësuar shumë; për të nisur një kurs të ri, për të kuptuar gjëra që normalisht kanë qënë komplekse apo të lodhshme për ju. Këtë muaj keni më shumë vullnet se zakonisht dhe është shumë e rëndësishme që të jepni maksimumin.

Do keni më shumë lëvizje të shkurtra gjatë fundjavës; nëse keni bërë plane për të shkuar diku, mund të ndodhë pas datës 27 shtator pra pasi Mërkuri të zmbrapset. Do ju duhet të rregulloni një proces aplikimi, çeshtje që përfshijnë dokumentat; me këto do merreni më shumë në fund të muajit. Kjo mund t’ju japë tension dhe t’ju bëjë të ndjeheni të paduruar por bëni durim.

“I bëjmë qejfin vetes me mendimin se shtysa jonë për të kënaqur të tjerët është cilësi tërheqëse; një dhuratë e empatisë, provë e gatishmërisë sonë për të falur… luajmë role që janë të destinuara për të dështuar që para se të fillojnë, secila humbje vjen nga dëshpërimi i freskët pasojë e nevojës për të hyjnëzuar dhe përmbushur kërkesën e rradhës që na bëhet… Të çlirohesh prej pritshmërive të të tjerëve, t’ia japësh kohën tënde vetes… kjo është shenja e vetme e respektit të vetes.”

Joan Didion

Gjatë kësaj periudhe do thoni mendimin tuaj në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, nuk do e shtypni veten, mendimin, fjalën por kini parasysh se me këtë vjen dhe rreziku i të prishurit qejfin të njerëzve të tjerë.

Nëse do filloni një projekt të ri; do e filloni bashkë me njerëz të tjerë dhe edhe pse ju mund të jeni lideri, do ketë konflikte. Nëse doni të ndryshoni makinë ose të blini një makinë të re, Shtatori do jetë moment i mirë për këtë.

Këtë muaj do shijoni shtëpinë më shumë se zakonisht. Nga data 10 shtator e tutje do doni të dekoroni shtëpinë. Në datta 15 dhe 16 mund të ndjeheni të presionuar nga detyrat apo detyrimet ndaj shtëpisë dhe familjarëve; ndërsa gjatë datave 22-23, mund të keni disa të papritura që mund të jenë pozitive e që kanë të bëjnë më shtëpinë dhe me familjen.

Muaji do jetë i ngarkuar dhe me disa vonesa por do jetë muaj i mirë.

Qiell të mbarë.


Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike

Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman  

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping