Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator.
♎︎ Në pjesën e parë të muajit Shtator do ndjeheni shumë të lodhur prandaj brenda mesit të muajit, duhet të përpiqeni të merrni pak kohë pushim; nëse mund të rrini pak më të izoluar, më në privatësi; aq më mirë. Mund të ecni më shumë vetëm, të bëni masazhe, të merrni pak më shumë kohë se zakonisht për tu kujdesur për veten. Nëse në pjesën e parë të muajit ndjeni se keni më pak energji, më pasivë, nuk keni pse të shqetësoheni apo të shkurajoheni; është periudha juaj për tu karikuar. Është gjithashtu periudhë gjatë të cilës analizoni më shumë të shkuarën. do doni të shkoni në vende që për ju kanë vlerë shpirtërore ose vende që ju ndihmojnë të shpreheni artistikisht. Nëse dikush ju pyet për të filluar diçka (gjë që është shumë e mundur sepse Mërkuri është në shenjën tuaj dhe kjo do ju bëjë shumë të zënë), përpiquni që të merreni me këtë gjë pas mesit të muajit shtator. Gjatë gjithë Shtatorit mund të keni shumë gjëra për të bërë prapa skene por në muajin tetor do jetë më e lehtë që të publikoni planin apo projektin tuaj. Drejt fundit të muajit do ndodhë diçka shumë e rëndësishme për ju; do merrni një drejtim të ri të rëndësishëm. Diçka e rëndësishme prej të shkuarës mund të kthehet brenda fundit të muajit ose fillimit të muajit tetor. Do rishikoni disa marrëdhënie, të bëni disa diskutime shumë të rëndësishme, biseda që mund të jenë të vështira dhe intensive, por për aq kohë sa të dyja palët keni qëllim të mirë, do ia vlejë. Kjo për shkak të raportit të tensionuar mes Mërkurit dhe Plutonit në fund të muajit. Brenda fundit të muajit mund dhe të vendosni që nuk e doni më një gjë që mendonit se e donit kur ishte fillimi i muajit.
“Arritja mund të jetë rezultat i ambicies ose i zellit… Mendoj se kam shumë zell por nuk kam shumë ambicie. Kurrë s’kam patur fort ambicie… Nuk kam as ndonjë mendim shumë të madh për ambicien. Mendoj se ambicia është nevoja për t’i vërtetuar njerëzve diçka, dhe nevoja për tu njohur. Një nevojë për shpërblime jashtë punës. Zelli të motivon që të bësh çfarë do të bësh sepse mundesh. Ky është një dallim i rëndësishëm.”
John Malkovich
Mërkuri nga data 27 shtator e deri më 18 tetor, do jetë në zmbrapsje, kështu që merrini gjërat ngadalë. Sigurohuni që keni informacon mbi të dyja anët e një çeshtjeje apo të një diskutimi, sepse mund të krijoni një gjë të pakëndshme në marrëdhënie me dikë, ndërkohë që mund ta shmangni. (mund të jetë partneri, koleg pune, mik, familjar, etj)
Do shijoni më shumë pjesën e bukur të ambjenteve, veshjeve, ushqimit. Do e reflektoni energjinë e vetëbesimit të shtuar dhe kjo do ju bëjë të dukeni edhe më të bukur.
Do bëheni gjithmonë e më të zënë gjatë muajit shtator, dhe pastaj në tetor do jeni shumë më të zënë (jo vetëm ju në muajin tetor por të gjithë do jenë më të zënë se zakonisht).
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike
Për porosi për librin kklikoni në: Ajlen – Libri roman
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike