Ujori, parashikimi i muajit Shtator 2021

Parashikimi i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♒︎ Nëse keni interes mbi astrologjinë, për të mësuar më shumë mbi okultin, psikologjinë etj, mund t’ju shtohet dëshira për tu ulur dhe lexuar ose për të dëgjuar mbi sukbejte të tilla. Okulti ka shumë forma dhe disa prej këtyre formave apo degëve të okultit, do ju tërheqin vëmendjen më shumë se zakonisht. Mund të shpenzoni shumë para këtë muaj; nëse keni një partner/partnere do e shikoni që ai/ajo po shpenzon shumë më shumë se zakonisht. Mund të ketë ndryshime në fushën e karrierës për partnerin tuaj gjithashtu. Deri më datë 22 do jetë pak më e vështirë që të kursehet se zakonisht. Mund të ndani më shumë me veten me njerëzit afër, të ndani sekrete, të dëgjoni sekrete ose në përgjithësi të krijoni më shumë intimitet me dikë; në të gjitha format e mundshme. Mund të keni diskutime mbi ndarjen e fitimit më bahskëpunëtorët në biznes apo në punë gjithashtu.

Do filloni të peshoni se sa mbështetje i jepni njerëzve, se sa kërkoni dhe sa merrni.  

Do punoni më shumë me aftësitë tuaja për të mësuar apo për të treguar histori. Në pjesën e parë të muajit do ndjeheni më emocionalë se zakonisht. Mund të ndjeni mërzi, të ndjeheni të izoluar dhe të shkëputur prej të tjerëve. Mund të ndjeheni të ftohtë nga brenda dhe se e keni të vështirë që të lidheni me njerëzit e tjerë. Ndjenjat tuaja gjatë kësaj periudhe nuk janë tepër dramatike por ndjeheni të ftohtë dhe të lodhur. Kjo sepse planeti Saturn është i zmbrapsur tani dhe ky është planeti që ju drejton (sipas astrologjisë së lashtë). Duhet që të përpiqeni të ecni zbathur, të takoni njerëz që ju duan e që i doni dhe të qeshni e t’ia kaloni mirë pa e vrarë shumë mendjen. Çdo gjë do bëhet shumë mirë në të ardhmen e afërt dhe tani është vetëm çeshtje kohe derisa të gjeni veten.

Pastaj energjia juaj do lehtësohet në mënyrë shumë të ndjeshme dhe e keni më të qartë drejtimin tuaj, çfarë doni dhe çfarë preferoni për veten; në raport me njerëzit, me gjërat, me mënyrën se si kaloni kohën.

“Kur ndeshemi në të panjohurën, na duket se kemi dalë jashtë rrugës sonë. Por në fakt, unë besoj se tani kemi mundësinë për një orientim të ri.”

Rene Magritte

Nga data 22 shtator do keni më shumë mundësi për të mësuar, për të folur me dikë që ju frymëzon, për të njohur dikë që ju jep këshilla fantastike. Duhet të jeni sa më aktivë dhe sa më të gatshëm për të dëgjuar.

Do merrni një këshillë mbi një situatë, këshillë e cila vjen me një perspektivë të caktuar e cila është pikërisht ajo që ju duhet për ta parë situatën tuaj ashtu siç duhet. Do merrni përgjigjen që doni dhe që do ju ndihmojë të bëni një ndryshim që do ju japë optimizëm. Për shkak se energjia juaj do jetë me mirë, do ndjeheni të lehtësuar dhe me më shumë vetëbesim. Mund të keni patur një vështirësi në lidhje me një situatë që ka qënë intime për ju gjatë muajit gusht, dhe tani do e shikoni çdo gjë ne një mënyrë të re.

Gjatë muajit Shtator të merreni me plotësim dokumentesh dhe me realizimin e disa gjërave pak më komplekse se gjërat me të cilat jeni marrë deri më tani. Mund të bëni tregti me vende të tjera (pavarësisht vendin ku jetoni) ose të merrni mendime dhe zgjidhje të reja prej njerëzve që janë shumë më ndryshe prej jush. Do i shprehni me më shumë vetëbesim dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë mendimet tuaja. Mund t’ju duket se e dini diçka më mirë se të tjerët dhe rrezikoheni të bëheni të lodhshëm për të tjerët prandaj duhet të përpiqeni që të zmbrapseni pak dhe të shikoni nëse po e jepni këshillën tuaj aty ku kërkohet apo aty ku mund të kuptohet.

Afërdita do ju ndihmojë në lidhje me karrierën tuaj dhe me imazhin tuaj publik. Do pëlqeheni më shumë prej njerëzve, do shikoni që komunikimi do rrjedhë më lehtë dhe do ndjeheni më mirë.

Qiell të Mbarë.


Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike

Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman  

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping