Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjëreshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♍︎ Ky është muaj shumë i ngarkuar për ju. kemi Hënën e re në shenjën tuaj më datë 6 dhe pastaj do vëreni një rritje të madhe të frymëzimit dhe besimit. Dielli është në shenjën tuaj deri më datë 22 kështu që deri më këtë datë keni një shtysë të madhe për të krijuar, për ide të reja, për ndryshime të mëdha. Keni qëndrën e skenës për aq kohë sa është sezoni juaj pra keni më shumë vëmendje mbi ju; jo vetëm në ditën e ditëlindjes por dhe në përgjithësi gjatë muajit. Keni më shumë vëmendje, vendosmëri dhe vullnet por gjithashtu jeni më të paduruar, më impulsivë. Duhet të punoni më shumë me vetëkontrollin por zgjidhja për këtë është punë; produktivitet dhe sa më shumë aktivitet. Do krijoni më shumë burime për të fituar financiarisht por gjithashtu dhe shpenzimet do rriten. Ju duhet një plan i mirë për të menaxhuar fitimin tuaj. Nëse vjen diçka e papritur, kjo është jashtë kontrollit tuaj, por për aq sa mundeni, mundohuni të bëni një plan.
“Durimi është gjithashtu një formë aktiviteti”.
Auguste Rodin
Do ju duhet që të ndryshoni diçka mbi mënyrën se si fitoni para.
Nga aspekti shëndetësor mund të bëni diçka që ka të bëjë me dhëmbët, gjithashtu kujdes mbi mënyrën se si ushqeheni, oraret.
Nga data 10 shtator e tutje do shikoni se raporti juaj me shumë njerëz do jetë shumë më i ngrohtë.
Komunikimi me bashkëpunëtorët apo me kolegët do rrjedhë shumë mirë. Nëse doni që të blini një makinë ose të merreni me makinën, me një gjë të ngjashme me makinën; pjesa e dytë e muajit pas datës 22 shtator, do jetë periudhë e mirë për këtë përveç datave 15, 16, 22, dhe 23. Mërkuri, planeti juaj drejtues, do zmbrapset nga data 27 shtator e deri më 18 tetor; kjo nuk do jetë periudha më e mirë e mundshme për të bërë blerje pajisjesh elektronike dhe çdo dokument, pagesë, duhet kontrolluar dy herë ose më shumë. Mundësitë për keqkuptime do jenë shumë më të mëdha. I fituar do jetë ai që ruan qetësinë.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike
Për porosi për librin kklikoni në: Ajlen – Libri roman
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike