Peshqit, parashikimi i muajit Shtator 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qiellore në momentin tuaj të lindjes, klikoni në këtë program online: Birth Chart Calculator


♓︎ Fokusi për ju këtë muaj është tek partneritetet. Në fillim të muajit do vrisni mendjen mbi çfarë ju jep shpresë dhe çfarë ju lidh me ëndrrat tuaja. Intuita juaj do ju thotë se duhet të rregulloni shumë gjëra. Shumë shpesh Demi e merr vetë të gjihë peshën mbi supe, por ndoshta sidomos medërisht, po merrni shumë gjëra përsipër. Ju duket se duhet të bëni njëmijë gjëra, që duhet të merrni shumë përgjegjësi përsipër. Në fakt, nuk duhet, nuk keni pse. Kjo që nuk duhet të merrni përsipër është një gjë shumë e madhe për të cilën duhet të tregoheni më të qartë dhe që duhet ta lini pas.

Kujdesuni për veten. Pini pak më shumë ujë. Ka njerëz që ju kanë bërë të ndjeheni shumë keq por mos i kushtoni më kohë. Nëse ju kanë bërë të ndjeheni keq me qëllim, jo, mos i rrini më pranë. Qëndroni pranë njerëzve që ju kanë qejf, njerëzve që e shijojnë energjinë tuaj dhe nuk ankohen për ju, nuk thonë që jeni tepër energjikë dhe ju bëjnë të ndjeheni si të tepërt. Qëndrojini larg atyre që ju thithin energjinë e mirë që keni.

Do vini re se si shumë informacione do vijnë në veshin tuaj. Nuk do jenë informacione dramatike, madje mund t’ju zgjidhen shumë punë. Kjo mund të ketë të bëjë me lidhjet apo bashkëpunimet tuaja me njerëzit. Jeni shumë të favorizuar për të mësuar apo për tu informuar me të vërteta dhe kjo është shumë shumë gjë e mirë. Do mësoni mbi gjëra që kanë shumë rëndësi për ju. Ndoshta dikush do ju rrëfejë se ju do, se ju do në jetën e tyre, se ka bërë gabime në të shkuarën dhe tani do që t’i bëjë gjërat mirë, siç duhet. Merrni kohën që ju duhet për të kërkuar thellë në veten tuaj dhe për të dëgjuar me zemër të hapur.

Këtë muaj do ndjeheni shumë të lidhur me veten, do e dalloni realitetin me shumë qartësi. Mund të duket se gjërat po ecin si zakonisht por kjo do ndryshojë, do ndjeheni ndryshe, do ndjeheni si njeri tjetër dhe kjo mund t’ju duket pak e çuditshme sepse do ju duket vetja një njeri i ri.

Do keni një shërim shpirtëror dhe do i hapeni më shumë miqve. Në përgjithësi do i keni miqtë tuaj më pranë. Një njeri që është pak më i hapur se ju, do ju shtyjë që ta çlironi veten. Nga njëra anë këtë muaj do mësoni shumë të vërteta mbi veten dhe do çliroheni nga shumë kaos që keni ndjerë brenda.

“Bota është lëvizje dhe nuk mund të jesh në prehje apo i palëvizur në qëndrimin tënd përballë diçkaje që është në lëvizje”

Henri Cartier-Bresson

Do ndjeheni shumë më mirë për veten. Komunikimi juaj është shumë i theksuar këtë muaj dhe duhet të tregoheni të sinqertë me njerëzit me të cilët bisedoni dhe veten tuaj. Ju sugjerohet që të diskutoni me njerëzit sepse deri në datën 22 shtator, vareni më shumë nga ajo që dëgjoni dhe nga ndihma që merrni. Do takoni njerëz që janë shumë të prerë dhe që nuk i bien gjërave rreth e rrotull.

Do i shkoni pas dikujt që ju intereson, do e merrni vetë iniciativën për t’iu afruar dhe në përgjithësi do jeni më të drejtpërdrejtë. Pastaj personi tjetër mund të reagojë në mënyrë që ju pëlqen apo jo, por kini parasysh se për aq kohë sa jemi në sezonin e Virgjëreshës, Peshqit janë më të prirur për keqkuptime, irritime dhe përplasje me njerëzit e tjerë. Do e kërkoni më me padurim atë që doni. Ju sugjerohet që, veçanërisht pas datës 22, të diskutoni me partnerin përsa i përket shpenzimeve. Shpenzimet mund të rriten në mënyrë të papritur por gjithashtu do jenë shpenzime që lidhen me një investim për të cilin mund të jeni duke punuar në mënyrë shumë intensive.

Shtatori do ju marrë shumë energji por mos u nxitoni.

Qiell të Mbarë.


Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike

Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman  

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping