Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe Sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♑︎ Ky muaj është një muaj i cili ju kërkon që të filloni diçka të re, pa ndjerë frikë apo dyshime. Mos e vini vetën në pikëpyetje dhe edhe drejtimin e jetës suaj do e merrni më shpejt se kurrë më parë. Nëse ju pëlqen të bëni diçka, atëhere shkruani njëherë se cilat janë gjërat që ju japin kënaqësi dhe merrni vendime duke u nisur nga ato pika. Këtë muaj mund të gjeni një ekuilibër apo balancë shumë të mirë në jetën tuaj dhe ky ekuilibër do ju bëjë të qartë mbi njerëzit të cilëve nuk duhet t’i jepni më të njejtën rëndësi. Do komunikoni në një mënyrë të re me njerëzit. Këtë muaj duhet të hiqni dorë prej veseve apo zakoneve që ju shpërqëndrojë, që ju ç’ekuilibrojnë sepse qëllimi për ju këtë muaj është ekuilibër.
Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores dhe do e ndjeni më shumë nevojën për tu larguar prej mendimeve dhe zakoneve të caktuara që nuk ju shërbejnë, dhe për t’iu afruar dikujt ose diçkaje që ka më shumë lidhje me atë që doni vërtetë. Mund të keni krijuar zakone apo rutina të cilat nuk janë të shëndetshme mbi veten. Duhet të hiqni dorë prej kokëfortësisë për tu marrë me diçka që nuk ju jep paqe por përkundrazi.
Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Nëse ndjeni se nuk jeni në vendin e duhur; në pozicionin apo punën e duhur; gjërat do ndryshojnë. Nëse doni që të rriteni në detyrë por për arsye të ndryshme nuk e keni bërë dot, kjo gjë do ndryshojë më shpejt seç e keni menduar. Ndiqni zemrën sepse mund të nisni një rrugë të re që është shumë më e përshtatshme për ju se çdo gjë tjetër.
Më datë 13 tetor Afërdita do jetë në një raport shumë të bukur me Saturnin. Do jetë një ditë shumë e bukur për ata prej jush të cilët po njihen me dikë apo apa prej jush të cilët janë të lidhur. Nëse doni që ta çoni lidhjen tuaj në një nivel të ri më të lartë, për të marrë më shumë përgjegjësi mbi njëri-tjetrin apo për të bërë një lëvizje serioze, ky raport planetar mes planetit të dashurisë dhe planetit që ju drejton, mund t’ju ndihmojë që të mos hezitoni më në këtë drejtim (ju dhe personi që keni në mendje).
Më datë 18 tetor do Mërkuri dhe Jupiteri do fillojnë të drejtohen. Do ndjeheni të aftë për të arritur çdo gjë që ju thotë mendja për aq kohë sa dini të lini pas diçka që nuk duhet më t’ju marrë vëmendjen. Ndoshta çdo gjë do kapërcehet shumë shpejt prej jush, më shpejt dhe në mënyrë më të papritur seç e keni menduar. Do kaloni nga një periudhë e vështirë apo e errët e mendjes suaj, në një periudhë shumë më të ndritur e më të lehtë për veten dhe shëndetin tuaj mendor.
Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Ndoshta njerëz të caktuar do tregojnë se nuk e pëlqejnë progresin apo zgjedhjet që ju doni të bëni për veten tuaj, zgjedhje prej të cilave dhe ata mund të ndikohen, por ju do finalizoni një vendim të rëndësishëm që do ketë të bëjë me gjërat që ju japin paqe, gjërat që ju bëjnë të ndjeheni të sigurt.
Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit. Do e keni shumë të lehtë që të shikoni se çfarë duhet të ndryshoni tek vetja ose se çfarë duhet të ndryshojë dikush tjetër në mënyrë që të përjetoni ndryshimet që doni të përjetoni në jetën tuaj. Mund të frikësoheni nga mendimi se duhet të nisni diçka shumë të re por kjo do jetë më e rëndësishme se frika juaj, kështu që tregoni besim.
Më datë 30 Tetor, Dielli do jetë shumë në tension me Saturnin. Mund të ndjeni se nuk po dëgjoheni, se po i jepni këshilla dikujt që nuk do t’i dëgjojë dhe do jetë një mundësi për të mësuar që duhet të fokusoheni më shumë tek vetja juaj.
Më datë 30 Tetor, Marsi do hyjë në shenjën e Akrepit dhe do ju ndihmojë që të shikon ise doni lidhje të shëndetshme dhe se këto lidhje janë të shëndetshme kur ndërtohen në bazë të dashurisë në vend që të ndërtohen në bazë të nevojave. Nuk do keni më frikë që ta shtyni dikë duke i thënë atë që mendoni apo atë që ndjeni, duke rrezikuar që ta largoni personin nëse nuk është njeriu i duhur ose duke e afruar nëse është njeriu i duhur. Është shumë e rëndësishme që të keni besim tek këshillat tuaja, tek ajo që ndjeni intuitivisht.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri: Ajlen – Libri roman