Parashikimi i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♒︎ Përpiquni që të mos dilni në përfundime këtë muaj. Gjërat mund të duken ndryshe nga ç’mund të duken më vonë. Mund të ndjeni fillimisht zhgënjim apo të mos bini dakort me dikë. Mund të largoheni prej dikujt, të distancoheni shumë. këtë muaj mund të përjetoni një fund të ri e për pasojë, një fillim të ri. Këtë muaj duhet t’i kushtoni shumë vëmendje fjalëve tuaja. mund të ndjeheni shumë nervoz mbi faktin se duhet të dilni jashtë prej zonës suaj të komfortit. Mund të bini në dashuri me dikë të ri, të filloni të mendoni apo të gjykoni në një mënyrë të re. përpiquni që të mos shtypni asnjë ndjenjë tuajën sepse do ju jepet mudnësia për shumë pasion dhe shumë dashuri. Mund të hyni në një shtëpi të re dhe të ndryshoni stil jetese; diçka që e keni dashur prej kohësh.
Gjërat mund të kenë ecur shumë ngadalë për ju së fundmi por jeni në një proces tranformimi; po i transformoni plagët në mësime dhe mësimet në gëzim. Pengesat apo vonesat janë të përkohshme dhe këtë muaj mund të gjeni drejtimin që ende ndjeni se ju mungon. Këtë muaj do ndjeheni shumë në kontroll të jetës suaj; dëshirat po ju ndryshojnë shumë, ëndrrat, qëllimet, çdo gjë do ndryshojë shumë për ju dhe do ju vijë një qartësi e madhe. Kjo qartësi do ju kërkojë që të mernri frenat në dorë për të bërë disa ndryshime të rëndësishme. Besimi ka qënë gjithmonë shumë i rëndësishëm por sidomos 2021 e ka kërkuar këtë gjë shumë sepse prirja për tu dëshpëruar ka qënë më e madhe se zakonisht. Tani do ndjeni se keni punuar fort e se keni arritur diçka të cilën e meritoni plotësisht. Derisa Jupiteri të kthehet prap në shenjën tuaj (pas 12 vitesh) të tjera, do keni prap mundësinë për ta çuar jetën tuaj në një drejtim të ri por tani keni ende një mundësi për ta bërë këtë gjë sepse Jupiteri është në shenjën tuaj dhe mund të bëni diçka që do ketë një ndikim të madh mbi njerëzit përreth jush (njerëzit më të afërt) por është diçka që duhet ta bëni. Gjatë sezonit të Peshores (deri më datë 22 tetor), do keni shtysën që të flisni mbi çfarëdo që ju ka thyer zemrën apo që keni në mendje.
Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Do e ndjeni se po hidhni hapat e parë drejt një ndryshimi të madh shpirtëror. Keni një proces shumë të thellë transformimi. Edhe njerëzit e tjerë mund ta dallojnë ndryshimin tek ju.
Më datë 18 tetor Mërkuri do fillojë të drejtohet. Do jetë shumë e lehtë të kuptoni nëse personi që takoni apo personi që doni, është njeriu juaj i jetës apo jo. Do jetë një periudhë gjatët ë cilës do qartësoheni shumë mbi jetën tuaj romantike. Mund të ecni para me dikë dhe të besoni se mund të bështeteni tek dikush që arrin t’ju japë shumë paqe dhe besim.
Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Ky do jetë një moment i rëndësishëm për të gjithë e sigurisht edhe për ju sepse do shikoni se cilët njerëz duan vërtetë që të ecni para, cilët njerëz kanë vërtetë interesin tuaj më të mirë. Do dalloni se çfarë ju ka penguar që të ecni para në ritmin që keni dashur. Do jetë një periudhë gjatë të cilës duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në raport me njerëzit. Doni vetëm lidhje të vërteta e serioze me njerëzit.
Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit. Sezoni i Akrepit do jetë një periudhë gjatë të cilës do mësoni se në cilën formë mund të gjeni përmbushjen e vetes; se çfarë kontributi doni të jepni në shoqëri, në punë, që të merrni më shumë kënaqësi. Gjërat do fillojnë që të ecin më shpejt sidomos për ju duke qënë se këtë muaj Jupiteri që qëndron në shenjën tuaj, do drejtohet më datë 18 kështu që do filloni të pranoni gjëra që nuk do ndryshojnë tek ju, pra të pranoni dëshirat tuaja të vërteta, dashurinë tuaj të vërtetë, pasionin tuaj të vërtetë. Gjatë sezonit të Akrepit, kur gjethet të bien dhe degët të dalin, edhe ju do ekspozoheni ashtu si degët e e pemës; do shikoni çfarë doni vërtetë më shumë se çdo gjë tjetër; llojin e partnerit që doni, llojin e punës që doni, etj.
Më datë 30 Tetor, Dielli do jetë shumë në tension me Saturnin kështu që mund të jetë pak ditë e vështirë për ju, mund të takoni ose të keni kontakt me njerëz që i shikojnë gjërat shumë ndryshe prej jush, aq shumë sa mund ta ndjeni të vështirë të arrini harmoninë që kërkoni prej këtij raporti në këtë ditë ose ditët afër datës 30. Megjithatë në përgjithësi gjatë këtij muaji do ndjeni përmbushje, shumë mirënjohje dhe kënaqësi.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri: Ajlen – Libri roman