Parashikimi i muajit është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♏︎ Ky është një muaj kontradiktor për ju. Një pjesë e mirë e muajit do ju gjejë shumë të fokusuar dhe të dedikuar ndaj krijimit të një ndryshim të madh lidhur me maibicet tuaja. jo vetëm që do investoni shumë energji diku por do investoheni edhe fizikisht, edhe monetarisht. Nga ana tjetër ju kërkohet që të pushoni, të relaksoheni. duhet të gjeni mënyrën tuaj individuale për të gjetur ekuilibrin mes këtyre energjive shumë të ndryshme.
Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Kjo Hënë e re ju nxit për tu kujdesur për shëndetin tuaj fizik, shëndetin tuaj mendor dhe shëndetin emocional. Do jetë e lehtë që të fokusoheni tek pjesa juaj e brendshme.
Më datë 6 Tetor, do drejtohet Plutoni dhe do jetë një periudhë gjatë të cilës do dalloni se po ju manifestohen gjëra të ndryshme. Mund të fokusoheni në gjëra që ju japin shumë kënaqësi e që ju janë bllokuar më parë.
Më datë 7 Tetor Afërdita do hyjë në shenjën e Shigjetarit. Do dalloni se keni shumë mundësi për të krijuar fiks atë që doni, për të krijuar jetën që doni, për të krijuar dietën e duhur shëndetësore për veten. Do dalloni shumë mundësi (njëra mundësi do jetë më interesantja se gjithë të tjerat edhe pse mund të mos jetë më realistja). Mund të arrini shumë për një kohë shumë të shkurtër.
Më datë 8 tetor, Dielli do lidhet me Marsin; planetin tuaj drejtues, në shenjën e Peshores. Do ndjeheni se po tërhiqeni drejt një vendi të caktuar sepse ai vend do shëndrrijë më fort se gjithë vendet apo opsionet e tjera dhe edhe pse mund të mos e kuptoni arsyen fillimisht, do e kuptoni pak më vonë arsyen se pse rruga po ju çon aty.
Më datë 9 tetor, Mërkuri do lidhet me Marsin. Mund të takoni dikë që është i duhuri për ju nëse jeni beqarë por edhe nëse nu kështë një lidhje romantike, është një tjetër lidhje me një person prej të cilit mund të përfitoni shumë. Një njeri me të cilin mund të kuptpheni shumë, mund të keni të njejtin vizion, të njëjtat dëshira, ambicie, gjuhë e përbashkët, një njeri me të cilin ndani të njejtin ritëm. Mund të festoni bashkë në aspektin romantik, ose në aspektin profesional, ose në të dyja. Ky mik/mikeshë e re, mund të ketë një ndikim shumë të madh në rrugën tuaj. Mund që ju të tërhiqni këtë njeri në jetën tuaj në mënyrë që bashkë të tërhiqni gjërat që doni në jetën e të dyve. Asgjë s’do jetë rastësi. Do ju duket shumë shpejt se ishte e shkruar të njihnit këtë person; çfarëdo lloj natyre të ketë raporti juaj. Çdo lloj gjëje mund të ndodhë.
Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit duke ndikuar në fushën tuaj të shtëpisë dhe normalisht do keni lëvizje në ambjentin familjar dhe në shtëpinë tuaj. Mund të ndryshojë karriera dhe imazhi juaj publik gjithashtu.
Më datë 17 tetor, Dielli do jetë në tension me Plutonin. Mund të jetë një ditë gjatë të cilës ju bezdis egoja apo prezenca e dikujt që nuk duket se ju kupton në mënyrën që do donit.
Më datë 18 tetor, do drejtohet Jupiteri i cili ndodhet në shenjën e Ujorit.
Më datë 18 tetor do jetë ditë shumë e bukur gjithashtu për Mërkurin në lidhje me Lilithin apo Hënën e errët dhe gjithashtu Mërkuri do fillojë të drejtohet. Do hapni vend për gjërat e reja që do vijnë në jetën tuaj. Do jetë një dikë e bukur dhe do ndjeheni të aftë për të pranuar çfarë nuk keni dhe për të pranuar se doni diçka që ju ofrohet.
Më datë 19 tetor, Marsi do jetë shumë në harmoni me Jupiterin. Mund të festoni diçka të madhe, të rëndësishme. Nëse nuk ju duket gjëja më e bukur e mundshme, nuk do ju interesojë si opsion.
Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Mund të finalizoni rutinën e re, një rutinë e cila ju duket më e mirë dhe e bukur për veten.
Më datë 22 tetor, Marsi do jetë shumë në tension me Plutonin. Njerëz që nuk ju kuptojnë, nuk e kuptojnë (dhe mund ta zilojnë) faktin që tërhiqni njerëz të tillë të rëndësishëm, apo faktin që po evoloni, që po bëni progres. Ndoshta dikush do ju kërkojë që të bëhet pjesë e rrugës suaj dhe ju do e refuzoni sepse do e ndjeni se energjitë tuaja nuk përzihen. Dikush mund ta marrë keq këtë edhe pse qëllimi juaj nuk është që të lëndoni njeri, por kur dikush ka plagë të pashëruara ende sepse ende nuk ka mësuar të vërtetën e plagëve të veta, ju fajëson ju për gjëra të cilat ju nuk keni përgjegjësi. Nuk do pranoni që t’ia jepni energjinë tuaj njerëzve që nuk e kuptojnë përgjegjësinë që dikush duhet të ndjejë mbi faktin që merr energjinë tënde.
Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën tuaj duke filluar kështu sezonin e ditëlindjeve të Akrepit. Do jeni shumë më selektivë me njerëzit që pranoni në grupin tuaj dhe do jeni shumë intensivë në lidhje me çdo gjë ku përfshiheni. Edhe idetë do ju kthehen më shpejt në realitet.
Më datë 30 Tetor, Marsi do hyjë në shenjën tuaj duke ju dhënë shumë forcë për të shtyrë veten përpara. Fundi i muajit do ju duket si fillimi i një viti të ri.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman