Dashi, parashikimi i muajit Tetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♈︎ Për aq kohë sa është sezoni i Peshores, do ia kaloni më mirë se zakonisht sepse ky sezon ju ndihmon që të identifikoni apo të zbuloni dobësitë në energjinë tuaj dhe pikat e dobëta në raportet tuaja me të tjerët. Do arrini të fitoni shumë fuqi mbi raportet tuaja për shkak se do rritet njohuria dhe aftësia juaj për të menaxhuar raporte të ndryshme. Këtë muaj mund të mësoni shumë, aq shumë sa të mos ju duhet më të kaloni në të njejtin cikël apo të lodheni për të mësuar të njejtat mësime. Njerëzit do ju japin mundësinë për të treguar se çfarë keni mësuar deri tani nga eksperienca juaj; njerëz të vjetër dhe njerëz të rinj.

Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Kjo do të thotë se do keni një fillim të ri në një çeshtje lidhur me një marrëdhënie të rëndësihme për ju (të paktën një marrëdhënie).

Më datë 6 Tetor, do drejtohet Plutoni i cili ndodhet në shenjën e Bricjapit.

Më datë 8 tetor, Dielli do lidhet me Marsin në shenjën e Peshores dhe do ju ndihmojë që të ndryshoni mënyrën se si punoni e se si lidheni me njerëzit. Do jenë një mundësi për të treguar se çfarë prisni prej secilit dhe se çfarë nuk toleroni më. Mund të ndryshojë mënyra se si dëgjoni njerëzit e afërm dhe se si dëgjoni intuitën tuaj.

Më datë 9 tetor, Mërkuri do lidhet me Marsin; planetin tuaj drejtues dhe mund të flisni me shumë njerëz, të keni bashkëpunime të reja shumë të mira, të jeni të qartë në atë që kërkoni prej të tjerëve dhe të tjerët të jenë gjithashtu të qartë për ju. Do ndjeheni se jeni vërtetë pjesë e të njejtës skuadër. D

Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Shumë gjëra lidhur me fitimet tuaja do fillojnë të marrin formë dhe drejtim. Bashkëpunimi juaj me dikë nëse s’ka nisur, duhet të nisë sepse keni shumë mundësi për sukses. Nëse jeni dikush që i shërben klientëve apo jeni tregtar që i shet njerëzve (produkte ose shërbimet tuaja), do keni një rritje të konsiderueshme në suksesin e punës suaj.

Më datë 18 tetor, do ndryshojnë lëvizje nga të zmbrapsur në të drejtë gjithashtu dhe Jupiteri me Mërkurin. Pra ja ku kemi 4 planete në total që ndryshojnë drejtimin e lëvizjes këtë muaj. Fokusohuni në këtë moment, fokusohuni në vendimet që duhet të merrni këtë ditë. Nuk keni pse ta vrisni mendjen nëse njerëzit ju pëlqejnë apo jo, nuk keni pse të vrisni mendjen mbi nëse po thoni fjalë që njerëzve iu duken të këndshme apo jo. Do thoni atë që keni në mendje, do kërkoni atë që doni dhe çdo gjë që doni mund ta merrni sepse do jeni në një pozicion mjaftueshëm të fortë sa për ta arritur këtë gjë. Tani e merrni shumë seriozisht marrjen e asaj gjëje që doni nga jeta juaj dhe do e tregoni këtë gjë. 2021 është numri 5 si vit nga aspekti i numerologjisë, dhe 5 ka të bëjë me ndryshimin tonë të thellë. Çfarëdo lloj gjëje që keni parë se ka dalë jashtë kontrolli apo jashtërrugës qëkeni dashur, do e ktheni në vendin ku ju doni ta çoni sepse këtë muaj do merrni shumë gjëra në kontroll.




Më datë 19 tetor, Marsi do jetë shumë në harmoni me Jupiterin. Do favorizoheni prej njerëzve me pushtet apo me autoritet mjaftueshëm të madh sa për të patur një ndikim në arritjen e qëllimit tuaj.

Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën tuaj; do finalizohet një çeshtje jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për ju. Ndoshta do festoni. Ndoshta do njihni dikë që do ju shohë si dikush që i ka të gjitha (në njëfarë kuptimi të paktën) dhe edhe ju do ndjeheni se i keni të gjitha sepse keni shumë ambicie dhe kthejlltësi, më shumë se zakonisht. Edhe nëse kjo ambicie është më e thjeshtë apo më komplekse, mbetet gjëja që ju jep kënaqësi dhe që ju bën të ndjeheni të përmbushur.

Më datë 22 tetor, Marsi do jetë shumë në tension me Plutonin. Do dilni jashtë prej zonës suaj të komfortit sepse nuk do ndjeheni më të lidhur apo të kënaqur me atë gjë që ka qënë për shumë ose për pak kohë pjesë e jetës suaj.

Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit. Do fillojë një sezon gjatë të cilit shpirti takon trupin dhe shpërthen si vullkan dëshira për të bërë çdo gjë që dëshiron. Mund të arrini shumë edhe gjatë sezonit të Akrepitl të përjetoni shumë prej gjërave që doni të jetoni. Mund të keni momente dyshimi; nëse mund tia dilni me një gjë, nëse është e mundur arritja e diçkaje, por kryesisht do keni besim sepse jeni shumë të vendosur këtë muaj.

Më datë 30 Tetor, Marsi do hyjë në shenjën e Akrepit dhe aftësia juaj për të dalluar gjënë e duhur për të bërë do jetë maksimale.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping