Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dem, Hënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Demit. Për të gjetur shenjat e këtyre tre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♉︎ Këtë muaj jeni më mendjehapur se zakonisht, ndjeheni më të lirë. Jeni gati për tu rritur, gati për tëm ësuar më shumë gjëra, për t’i parë gjërat ndryshe, për t’i kuptuar gjërat në një mënyrë të re. gjithashtu nuk ndjeheni më afër një zgjedhje tuajën; një grupi miqsh, një zgjedhje profesionale, një lloj tjetër zgjedhjeje e cila nuk ju pëlqen më aspak. Mund të keni frikën se mos ndoshta po tregoheni tepër kritikues dhe tepër detajist por në fakt thjesht jeni rritur shumë dhe e keni kaluar atë fazën ku kënaqeshit me këtë gjë. mund ë ndjeni frikë që t’i largoheni kësaj zgjedhje sepse s’e dini se ku do përfundoni, por në nënvetëdije ju e dini që keni ndryshuar dhe nuk mund të pranoni më të njejtin vend.
Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Mund të keni një fillim të ri shumë të mirë në aspektin e punës. Do mësoni se si të zhvilloheni në punë, të arrini në krye të diçkaje, të dilni më të mirët gjithashtu. Këtë muaj do mësoni që të lidheni më shumë me trupin dhe intuitën tuaj.
Më datë 6 Tetor, do drejtohet Plutoni i cili ndodhet në shenjën e Bricjapit. Nëse nuk doni që të përziheni më me një enegji të caktuar, do largoheni prej kësaj energjie. Jeni gati që të nisni një rrugë të panjohur por që të paktën nuk ju bën të ndjeheni keq siç mund të jetë një rrugë që e njihni prej kohësh.
Më datë 7 Tetor Afërdita do hyjë në shenjën e Shigjetarit. Kjo lëvizje e Afërditës do ju ndihmojë që të tregoheni shumë praktikë.
Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Do ndryshojë koncepti se kush jeni për veten dhe se kush jeni për njerëzit e tjerë. Mund të nxiteni për një ndryshim shumë të madh dhe shumë të thellë individual dhe publik, pra edhe imazhi juaj do ndryshojë dke qënë se mendja juaj do pastrohet nga një rol që keni menduar se ju shkon për shtat por tani e ndjeni se shtëpia juaj e vërtetë ose roli juaj i vërtetë, është tjetër.
Më datë 11 tetor Afërdita do jetë në kundërshti me Polin Verior të Hënës. Do dalloni se njerëz të tjerë kanë zili ndaj jush dhe zili ndaj njëri-tjetrit. Do dalloni më shumë dobësinë e njerëzve dhe kjo mund të mos ju bëjë të ndjeheni mirë, madje mund të keni një reagim fizik (të mos ndjeheni mirë nga stomaku kur sillni nepër mend sjelljen e njerëzve përreth) por gjithashtu kjo do ju shtyjë që të kërkoni diçka më shumë nga vetja. Jo çdo gjë do ndodhë brenda tetorit por shumë gjëra të rëndësishme për ju do fillojnë këtë muaj. Nuk do doni të shtireni më duke bërë ose duke ndjekur një gjë të caktuar, sepse këtë muaj do e shikoni se duhet të dilni nga diçka ju jeni futur edhe pse mund të ndjeheni shumë të pafuqishëm.
Më datë 13 tetor Afërdita do jetë në një raport shumë të bukur me Saturnin. Mund të merrni përsipër një përgjegjësi profesionale që e keni dëshiruar shumë.
Më datë 17 tetor, do jetë një ditë shumë e bukur për Mërkurin dhe Afërditën kështu që do jetë në përgjithësi një ditë shumë e mirë.
Më datë 18 tetor, do drejtohen dy planete; Jupiteri në shenjën e Ujorit dhe Mërkuri në shenjën e Peshores. Të dy këto planete do drejtohen në shenja ajri dhe nëse keni qënë të pavendosur mbi një çeshtje të caktuar, do merrni në vendim shumë të mirë, logjik për të cilin do ndjeheni shumë krenar.
Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Do jetë një Hënë e plotë që do ju bëjë të ndjeheni shumë emocionalë ose që do ju bëjë të ndjeni shumë nevojë për pushim e për tu izoluar prej zhurmës së njerëzve. Do afroheni më shumë me dikë të rëndësishëm për ju.
Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit dhe do fillojë një sezon i rëndësishëm për marrëveshje dhe bashkëpunime afatgjata për ju. shumë njerëz do duan të kontaktojnë me ju dhe sezoni i Akrepit do ju gjejë shumë të zënë!
Qiell të Mbarë
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman