Luani, parashikimi i muajit Tetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në LuanHënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, plotësoni të dhënat në këtë program online: Birth Chart Calculator


♌︎  Ky është muaj gjatë të cilit do luftoni për një fillim të ri në jetën tuaj, doni të punoni për një ndryshim të madh; një punë të re, lidhje të re, forcim i lidhjes suaj me të tjerët. Shumë njerëz do vijnë drejt jush dhe edhe ju duhet të mësoni si të kujdeseni për veten, t’i jepni kohë vetes, të pushoni, të bëni ndryshime në perspektivën tuaj, të fokusoheni tek qëllimi emocional dhe profesional që keni. Besoni që duhet të fitoni më shumë kontroll mbi veten dhe mbi jetën tuaj dhe mund të bëni absolutisht çdo gjë që keni qellim që të realizoni brenda një kohe shumë të shkurtër. Ky është një muaj gjatë të cilit duhet të tregoni se keni shumë vlerësim ndaj vetes dhe çdo aftësie e talenti që zotëroni apo që keni fituar. Jepini vetes leje për të pushuar; për të medituar, për të ulur ritmin ndërkohë që tregoheni të fokusuar në realizimin e vetëm një gjëje (ose shumë pak gjërash) që kanë përparësi. Këtë muaj duhet të lëvizni në mënyrë të ngadaltë e të vazhdueshme. Mund të keni kaluar një periudhë të vështirë por mos e lejoni dhimbjen tuaj t’ju lejë mbrapa, t’ju heqë vullnetin apo dëshirat që keni. Jepni më të mirën tuaj; kini besim tek vetja. Do jeni magnet për sukses. Do ndërtoni diçka me themele shumë të forta. Nëse hasni një situatë ku dikush ju duket shumë mizor, do jetë vetëm test për besimin tuaj. Mos humbni besimin këtë muaj; tek vetja apo tek universi. Nëse keni ende dikë në mendje, besoni se duhet të hiqni mendjen ose të paktën mos lini mendimet mbi askënd t’ju lejnë mbrapa.

Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Do jetë një fillim i ri motivues dhe ndihmues për ata prej jush që po kërkojnë punë, për ata që duan ndihmën e njerëzve përreth për të arritur qëllimet. Mund të arrini të dëgjoheni tek më shumë njerëz; më shumë kolegë, më shumë miq, më shumë ndjekës. Shfrytëzojeni energjinë e Hënës së re për të medituar dhe për të rritur besimin se mund të ecni përpara me një hobi apo pasion që e keni të rëndësishëm.

Më datë 7 Tetor Afërdita do hyjë në shenjën e Shigjetarit. Nga kjo datë e tutje, kush është beqar, do dallojë një rritje të ndjeshme të njerëzve që kërkojnë kohën tuaj, që kanë interes për ju. Do tërhiqni më shumë romancë dhe zbavitje në jetën tuaj. Mund të jetë një nga periudhat më të bukura të vitit kjo periudhë e planetit të dashurisë në shenjën e Shigjetarit që për ju përfaqëson fushën e çdo gjëje që keni me qejf në jetë.

Më datë 8 tetor, Dielli; planeti juaj drejtues, do jetë në lidhje me Marsin. Mund të keni një komunikim të vështirë me njerëzit tek të cilët keni më shumë besim… asgjë që nuk rregullohet me pak më shumë vullnet dhe mençuri në komunikim! Të nesërmen më 9 tetor, Dielli do jetë në lidhje me Mërkurin dhe do e ndjeni shumë të lehtë të shpreheni qartë. Do tregoheni shumë të organizuar gjatë kësaj javës së dytë të muajit. Mos ia lini asgjë fatit apo rastësisë apo optimizmit!

Më datë 15 tetor, Dielli do jetë në harmoni me Jupiterin. Mund të merri lajme të mira lidhur me rrogën, financat, shitjet apo çfarëdo lloj aktiviteti që ju sjell të ardhura. Më 17 tetor, Dielli do jetë në tension me Plutonin dhe ju mund të mos ndjeheni shumë rehat me kujtime mbi njerëz që ju kanë ndikuar thellë në të shkuarën ose me takimet me njerëz që i keni njohur në të shkuarën e që nuk ju bëjnë të ndjeheni fort rehat.

Më datë 18 tetor do jetë ditë shumë e bukur për Mërkurin sepse do jetë në një lidhje të mirë me Lilithin (Hënën e errët) dhe gjithashtu Mërkuri do fillojë të drejtohet. Do ndjeheni pak më të qetë sepse diçka do jetë më e lehtë për tu planifikuar.

Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Mund të shikoni finalizimin ose të paktën të keni më të qartë e të jeni më të kthjellët mbi edukimin tuaj, një udhëtim, një lëvizje të rëndësishme, një filozofi apo perspektivë të caktuar.

Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit dhe për ju do fillojë një sezon ku fokusi është tek shtëpia; ambjenti ku qëndroni, vendi ku jetoni, familja, njerëzit më të afërt, njerëzit që ju bëjnë të ndjeheni më rehat dhe gjërat që ju japin më shumë qetësi, aq shumë qetësi sa nuk ndjeni nevojën për t’i komentuar.

Më datë 30 Tetor, Dielli do jetë shumë në tension me Saturnin. Do ndjeni pak presion dhe mund të ndjeheni pak të shqetësuar mbi mbarëvajtjen e diçkaje. Kujdes nga mos ndjekia e rregullave sepse nuk duhen nënvlerësuar figurat me autoritet.

Më datë 30 Tetor, Marsi do hyjë në shenjën e Akrepit dhe do nisë një periudhë disa javore gjatë të cilës mund të bëni ndryshime shumë të mëdha në çeshtjet e sezonit të Diellit në Akrep që u përmendën pak më lart. ndoshta do lodheni duke u marrë me një transferim ose me dekorimin e një ambjenti (shtëpie/pune). Nëse ju ka munguar dëshira për tu marrë me një çeshtje shtëpie, toke, trashëgimie ose për të sqaruar diçka përballë një personi të afërt, vullneti nuk do ju mungojë më. Është muaj shumë dinamik.

Qiell të mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping