Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator.
♎︎ Për aq kohë sa është sezoni i ditëlindjeve tuaja (deri më datë 22 tetor) do jetë moment shumë i mirë për të treguar pasionin dhe spontanitetin tua. Do ndjeni se po bëni ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj në përgjithësi. Është një periudhë gjatë të cilës nuk duhet t’ia lini gjërat askujt tjetër veç vetes. Duhet të përvishni mëngët dhe të bëni atë që e dini se duhet. Ndoshta e keni patur shumë të vështirë që të korrni të mbjellurat tuaja që prej muajit prill (qëkurse ka qënë sezoni i shenjës suaj të kundërt) por tani tetori duhet të jetë momenti i duhur për tu marrë me korrje! Mund të ndjeheni shumë të qartë, se keni mjaftueshëm informacion dhe gatishmëri për të bërë gjërat e duhur. Do jeni jashtëzakonisht shumë të kthjellët. Nëse ndjeheni të pavendosur, arsyeja mund të jetë sepse nuk keni besim në diçka por jo sepse domosdoshmërisht duhet të hiqni dorë.
Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën tuaj. Do jetë një ditë gjatë të cilës do ndjeni një rilindje të brendshme, të cilën do e reflektoni me sipërmarrje, nisma dhe sfida të reja që merrni përsipër.
Më datë 7 Tetor Afërdita, planeti juaj drejtues, do hyjë në shenjën e Shigjetarit dhe do jetë një periudhë (deri në fillim të nëntorit) gjatë të cilës do ju vijë një ide shumë e mirë mbi atë se cfarë doni të krijoni dhe se ku doni të shkoni; në lidhje me një raport romantik apo me karrierën.
Më datë 8 tetor, Dielli do lidhet me Marsin në shenjën tuaj. Do ndjeheni jashtëzakonisht shumë mirë, do keni besim shumë të madh, në çdo gjë që keni ëndërruar. Data 8 do jetë një prej ditëve më të bukura të vitit për ju. Asgjë nuk do ju duket e pamundur. Do shijoni zgjerimin apo suksesin e një pune apo të një investimi tuajin.
Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Do e keni të qartë zgjedhjen që duhet të bëni e se ku duhet të shkoni në lidhje me karrierën tuaj, në lidhje me planet tuaja për romancë, për të rritur familjen me fëmijë, për të planifikuar më shumë kohë për hobet dhe pasionet tuaja. Do ndryshoni shumë dhe njerëzit do duhet të pranojnë ndryshimet e mëdha në personalitetin dhe në jetën tuaj.
Më datë 11 tetor Afërdita; planeti juaj drejtues, do jetë në kundërshti me Polin Verior të Hënës. Këtu do jetë momenti ku do kuptoni se nuk mund të braktisni veten për dikë tjetër sepse kjo nuk është e drejtë për ju. Peshorja është një përpjekje e vazhdueshme për balancë, për ekuilibër. Kjo kundërshti planetare do jua bëjë më të qartë se çfarë është ekuilibri i vërtetë.
Më datë 13 tetor Afërdita do jetë në një raport shumë të bukur me Saturnin. Do shikoni shpërblimin e shumë përpjekjeve tuaja. do takoni njerëz të disiplinuar, njerëz që kanë punuar fort për pozicionin me autoritet që kanë dhe njerëz prej të cilëve mund të mësoni diçka. Do ju bëhët më e lehtë marrja e disa vendimeve serioze për veten.
Më datë 17 tetor, do jetë një ditë shumë e bukur për Mërkurin dhe planetin tuaj Afërditën. Do jetë një ditë shumë sociale, mund të takoheni dhe flisni me njerëz me të cilët ia kaloni shumë mirë shumë lehtë.
Më datë 18 tetor, do drejtohet Jupiteri i cili ndodhet në shenjën e Ujorit. Do ju duket më e lehtë që të jeni vetvetjal të jeni të lirë, kurajozë, të frymëzuar, të shprehni atë që doni dhe të shkëputeni prej çfarëdolloj mendimi apo situate që ju ka penguar. Gjithashtu do jetë një moment gjatë të cilit do ndjeheni më të vetmuar apo më të izoluar prej botës se zakonisht. Kjo sepse këtë rritje dhe progres duhet ta bëni vetëm. Liria dhe pavarësia vijnë me shëkputje dhe ndoshta me njëfarë vetmie por këto janë cikle që duhen kaluar në mënyrë që të arrini aty ku doni ta çoni veten; por në nënvetëdije e dini që s’jeni kurrë vetëm. Ndoshta dhe perceptimi juaj mbi vetminë do ndryshojë.
Më datë 18 tetor Mërkuri do fillojë të drejtohet. Do ecni më shpejt drejt gjërave të cilat keni dashur prej shumë kohësh që t’i zotëroni; qoftë edhe paqja mendore apo aftësi të caktuara.
Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Do keni një finalizim të rëndëisshëm në lidhje me një kontratë apo raport të rëndësishëm me dikë.
Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit dhe do kalojmë nga sezoni i ditëlindjeve tuaja në sezonin e ditëlindjeve të Akrepit. Kujdes prej njerëzve që do duan të luajnë me kohën tuaj dhe përdoreni këtë periudhë për të punuar fort sepse mund të fitoni më shumë se zakonisht financiarisht, veçanërisht nëse keni një biznes apo sipërmarrjen tuaj personale.
Më datë 28 tetor, Afërdita do jetë shumë mirë me Jupiterin dhe do ndjeheni në një pozicion shumë të rehatshëm. Vërtetë që do ndjeheni të përmbushur në fund të muajit. Çfarëdo skepticizmi apo medimesh negative të dëgjoni, nuk do ia vini veshin.
Më datë 30 Tetor, Marsi do hyjë në shenjën e Akrepit dhe ju do keni mundësi për të rritur kursimet tuaja.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman