Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjëreshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♍︎ Ky është një muaj gjatë të cilit do bëheni shumë më të fortë. Sa më të fortë të bëheni aq më shumë autoritet do fitoni mbi veten dhe nënvetëdijen tuaj.
Mund të vijë një njeri i ri në jetën tuaj, një njeri që ka ndjenja shumë të thella për ju. mund të filloni një histori të re, madje nëse jeni beqarë, mund të bini në dashuri me dikë për të cilin ju jeni shumë i rëndësishëm. Muaji Tetor është muaj i Peshores; muaj që favorizon marrëdhëniet, forcimin e marrëdhënieve dhe kalimin e kohës me njerëzit që janë më të rëndësishëm për ne. ky është një muaj gjatë të cilit do e gjeni veten në një pozicion drejtues apo guidues për jetën e të tjerëve. Do ju kërkohen këshilla dhe do keni këshilla shumë të mira për të ndarë por gjithashtu gjeni kohën për të përmirësuar raportet ku jeni ftohur.
Më datë 4 tetor, Mërkuri do jetë në harmoni me Jupiterin. Mërkuri është planeti juaj drejtues dhe ju me Binjakët jeni shumë të ndjeshëm ndaj eventeve astrologjike që i ndodhin Mërkurit. Data 4 do jetë një nga ditët më të bukura të muajit për ju. Do e gjeni veten në një situatë shumë të këndshme dhe të veçantë. Mund të hidhni hapat e parë drejt një gjëje shumë të mirë.
Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Disa prej jush do ju kërkohet një mundësi për tu sqaruar apo për të biseduar me dikë. Ndoshta dikush do kërkojë një fillim të ri me ju pasi më parë ka dashur që të shkëputet. Ndoshta arsyeja ka qënë sepse nuk ka qënë gati për të vazhduar në diçka serioze. Ndoshta edhe tani do ju bëhet oferta për të vazhduar me diçka jo serioze por mbetet në dorën tuaj ta pranoni këtë ofertë ose jo.
Më datë 6 Tetor, do drejtohet Plutoni i cili ndodhet në shenjën e Bricjapit. Ndoshta ju ka mbetur shumë në mendje mënyra se si dikush ju ka trajtuar dhe keni qënë shumë të vendosur apo e keni dahsur shumë që gjërat të shkojnë në një mënyrë të caktuar mes jush dhe këtij personit tjetër por tani mund të gjeni forcën që ju duhet për të ecur përpara e për ta lënë pas diçka që vërtetë nuk e doni më në mendje.
Më datë 7 Tetor Afërdita do hyjë në shenjën e Shigjetarit. Afërdita është planeti i dashurisë dhe për ata që janë beqarë, e nëse keni patur një njeri që nuk ka qënë konsistent apo nuk ka qënë në mënyrë të vazhdueshme prezent tek jeta juaj, ka mundësi që të dalë prap në sipërfaqe ky person në mënyrë që ju të keni mundësinë për të kuptuar se çfarë duhet të mësonit nga dhimbja apo zhgënjimi që keni përjetuar më parë në mënyrë që të ecni përpara më të mençur dhe më të pasur nga aspekti emocional. Mund t’ju afrohet dikush i cili ju duket i ngjashëm me dikë tek i cili nuk keni besim por në fakt duhet t’i jepni vetes kohë për ta gjykuar dikë me drejtësi, për të shmangur një paragjykim të padrejtë. Nëse do doni një mundësi romantike me dikë, mund ta pranoni një ofertë që mund t’ju bëhet së shpejti.
Më datë 9 tetor, Dielli do lidhet me Mërkurin dhe do e keni më të lehtë që të merrni atë që doni, do jeni më të vetëdijshëm mbi gjërat që doni e mbi gjërat që ju nevojiten; nga aspekti fizik dhe mendor.
Gjithashtu më datë 9 tetor, Mërkuri do lidhet me Marsin dhe gjërat do lidhen shumë bukur për ju; në mënyrë të tillë që ndoshta s’duket menjëherë por gjithsesi gjërat do fillojnë të lidhen bashkë. Do filloni të shikoni nëse disa gjëra janë vërtetë të rëndësishme dhe nëse vërtetë mund t’ju ndihmojnë ose jo.
Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Do arrini t’i jepni kuptim disa ngjarjeve të së shkuarës; jo vetëm ngjarjeve zhgënjyese por dhe ngjarjeve të tjera që për momentin mund t’ju jenë dukur të parëndësishme apo pa shumë vlerë.
Më datë 17 tetor, do jetë një ditë shumë e bukur për Mërkurin dhe Afërditën. Mund të jetë një ditë shumë e bukur për ju në aspektin e dashurisë apo në aspektin e raportit mes jush dhe diçkaje që e keni me pasion. Gjithashtu do shikoni nëse diçka është vërtetë aq e veçantë apo aq e rëndësishme sa keni menduar.
Më datë 18 tetor, do drejtohet Jupiteri dhe drejtimi i tij është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne si individë dhe për të gjithë si shoqëri, si njerëz nga cilido vend apo cilido mentalitet. Do ju duhet që të ndërmerrni një risk në aspektin e punës suaj. Do filloni të bëni diferencën mes asaj që ju mendoni se është e vërtetë dhe asaj që keni menduar se është e vërtetë por ja që s’është ose s’do jetë më e vërteta juaj.
Po më datë 18 tetor Mërkuri do fillojë të drejtohet. Do ndjeheni dhe do shpreheni në një mënyrë shumë më të qetë se zakonisht. Ata prej jush që duan të evolojnë, do binden se duhet të heqin dorë nga diçka në mënyrë që të ecni me më pak mundim dhe më shpejt drejt destinacionit që ëndërroni për veten.
Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Mund të finalizoni një çeshtje shumë të rëndësishme dhe Hëna e plotë do ju nxisë që të kërkoni më shumë kuptim dhe mençuri brenda vetes suaj. Do jeni shumë të vetëdijshëm mbi progresin emocional dhe mendor që po bëni.
Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit dhe do fillojë një sezon i ri, gjithashtu i mirë për ju. Nëse mendoni se s’duhet të kishit bërë diçka, përpiquni që të kini besim se jeni në vendin e duhur e se s’keni pse të ndjeni pendesë apo negativitet karshi kujtimit të asgjëje që tani nuk është më gjë tjetër veçse e shkuar.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman