Akrepi, parashikimi i Muajit Dhjetor 2021

Parashikimi i muajit është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneveqielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program onlineBirth Chart Calculator


♏︎ Do dalloni shumë mure që zbresin këtë muaj për ju. Është shumë e rëndësishme që të qëndroni të gatshëm për të bërë diçka të re. Do e organizoni më mirë veten dhe kohën tuaj. Gjatë kësaj periudhe do dalloni më shumë mundësi për veten sepse nuk do jeni më aq të kufizuar në zgjedhjet tuaja. 

Sa i përket punës dhe financave mund të ndryshojë burimi i të ardhuravse tuaja, mund të punoni afër njerëzve ose të paktën afër një njeriu, i cili do ju ndihmojë që të bëni diçka që e keni dashur prej kohësh për veten. 

Mund të dallini më shumë trazira në raportet e njerëzve përreth jush, ndërsa ju do e gjeni veten si spektator që do vendosë të largohet prej këtyre situatave në mënyrë shumë të qetë. Nëse mendoni se shefi në punë ose eprori juaj nuk ka gjykimin e duhur, nëse ndani mendimin tuaj, mund që vërtetë të ndryshoni perspektivën e këtij personi dhe të bëni një ndryshim, për aq kohë sa mënyra se si shpreheni është e logjikshme dhe e kuptueshme. Disa prej jush do heqin dorë nga mbajtja e fjalës ndaj dikujt duke qënë se e shikoni se kjo nuk është në një linjë me interesat apo ëndrrat tuaja. 

Këtë muaj do e keni të vështirë që të kujdeseni për veten duke qënë se shumë njerëz do duan që të marrin nga koha dhe mbështetja juaj psikologjike. Nëse keni përgatitur diçka për veten në aspektin profesional, do ju duhet që të ndryshoni rutinën tuaj në mënyrë që të vazhdoni me diçka që është e mira juaj. 

Sa i përket marrëdhënieve tuaja, ata prej jush që janë në lidhje do përjetojnë një lehtësim të madh, një zhdukje tensioni e cila ju ka rënduar të dyve. Do gjeni një mënyrë më të mirë për të ndërvepruar me njëri-tjetrin. Skenaret apo mënyrat e vjetra nuk do funksionojnë më. Do ju jepet një mundësi për të bërë një lloj pushimi i cili do ju afrojë dhe më shumë. Këtë periudhë mund të ndryshoni shumë brenda vetes dhe kjo do reflektohet dhe në dinamikën me partnerin. 

Nëse jeni beqarë dhe njihni dikë, mund të njihni dikë me të cilin jeni shumë të qartë e i cili është shumë i qartë mbi çfarë do e ku do të shkojë. Mund të njihni dikë që është dukë ndërtuar një “mbretëri” të cilën edhe ju keni për qëllim ta ndërtoni për veten tuaj, dhe prandaj mund ta gjeni veten në një situatë shumë të mirë romantike. 

https://www.youtube.com/watch?v=ADP65wbBUpc Këtë këngë do mendoja për ju tani. 

Qiell të mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram@hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman 

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping