Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♊︎ Fokusi i këtij muaji për Binjakët është rikuperimi prej lodhjes. Do mblidhni veten, do mblidhni gjithashtu disa njerëz bashkë dhe mund të ndjeni se po ndjeheni shumë më të fortë. gjatë këtij muaji do ndjeni një dëshirë për të dhënë shumë sepse do ndjeni shumë më shumë energji, nga dita 1 deri më datë 31.
Sa i përket punës dhe çdo gjëje materiale, keni mundësinë për të përfituar nga një ndihmë e madhe. do lidheni me një mundësi të një kalibri më të lartë seç keni menduar se do merrnit. Ndoshta do dalloni një ndërmjetës mes jush dhe dëshirës suaj. Gjithashtu mund ta shikoni se e keni të vështirë që të gjeni kohë për veten në atë mënyrë që do donit.
Këtë muaj do ndjeni më në fund, shpërblimin për brutalitetin emocional që keni ndjerë gjatë këtij viti të fundit. Dhjetori është muaj shumë i mirë për ju por gjërat do ndryshojnëshumë. Do e keni më të lehtë të flisni mbi nevojat dhe dëshirat tuaja. Duhet të tregoheni shumë të sinqertë. Mund të vini në pikëpyetje drejtimin tuaj, gjërat tek të cilat besoni, gjërat që mbroni. Do hidhni farat e para për ndryshimet që doni të shikoni tek vetja gjatë 2022, dhe për këtë do ju duhet të bëni një gërmim shpirtëror tek vetja. Do filloni të mendonidhe të vendosni mbi se ku doni të udhëtoni, çfarë doni të mësoni, ku ose çfarë doni të studioni, etj…
Ndoshta jeni shkëputur nga njerëzit dhe tani duket të mësoni apo të kuptoni se çfarë ka rëndësi për ju. Gjatë dhjetorit do ktheheni pak pas dhe do shikoni nëse e keni shtyrë veten siç keni dashur apo jo. Në fillim të muajit mund të ndjeheni pak të mbingarkuar dhe do arrini në kulmimin e një energjie të caktuar. Mirë është që të mos bëni plane konkrete. Nuk është problem nëse nuk i planifikoni gjërat sepse tani po “diplomoheni” në shkollën e mësimeve të këtij viti të fundit.
Kujdesuni për veten. Pini pak më shumë ujë. Ka njerëz që ju kanë bërë të ndjeheni shumë keq por mos i kushtoni më kohë. Nëse ju kanë bërë të ndjeheni keq me qëllim, jo, mos i rrini më pranë. Qëndroni pranë njerëzve që ju kanë qejf, njerëzve që e shijojnë energjinë tuaj dhe nuk ankohen për ju, nuk thonë që jeni tepër energjikë dhe ju bëjnë të ndjeheni si të tepërt.
Do vini re se si shumë të vërteta dhe shumë informacione do vijnë në veshin tuaj. Do jetë informacion që do ju zgjidhë shumë punë. Kjo mund të ketë të bëjë me lidhjet apo bashkëpunimet tuaja me njerëzit. Do mësoni mbi gjëra që kanë shumë rëndësi për ju. Ndoshta dikush do ju rrëfejë se ju do, se ka dëshirë t’ju ketë në jetën e tyre, se ka bërë gabime në të shkuarën dhe tani do që t’i bëjë gjërat ndryshe. Merrni kohën që ju duhet para se të merrni një vendim të rëndësishëm.
Këtë muaj do ndjeheni shumë të lidhur me veten dhe do e dalloni realitetin me shumë qartësi. Mund të duket se gjërat po ecin si zakonisht por do ndjeheni njeri tjetër dhe kjo mund t’ju duket pak e çuditshme.
Do keni një shërim shpirtëror dhe do i hapeni më shumë miqve, do i keni miqtë tuaj më pranë. Një njeri që është pak më i hapur se ju, do ju shtyjë që ta çlironi veten. Nga njëra anë këtë muaj do mësoni shumë të vërteta mbi veten dhe do çliroheni nga kaosi që keni ndjerë brenda, dhe kjo do ju sqarojë shumë gjëra mbi 2022. Nga ana tjetër do ndjeni presionin e asaj që prisni se ka për të ardhur në jetën tuaj. Do takoni njerëz që janë shumë të prerë dhe që nuk i bien gjërave rreth e rrotull. Dhjetori do ju marrë shumë energji por merrni pak ajër dhe besojini intuitës.
https://www.youtube.com/watch?v=hmvUt5fpyGs Kjo është kënga që më shkon në mendje për ju
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman