Dashi, parashikimi i muajit Dhjetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♈︎ Muaji Dhjetor është shumë intensiv për Dashin. Ka shumë vëmendje mbi ju dhe është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje vetes. Gjërat që mendoni më shumë tani janë të natyrës “kush jam, çfarë i jap botës, çfarë ofroj, çfarë mund të krijoj, ku mund të shkoj, çfarë imazhi për veten dua të kem para të tjerëve” etj. Këtë muaj mund të hidhni farat e para të asaj se çka doni nga jeta juaj dashurore, çfarë doni nga dashuria dhe çfarë doni nga bashkëpunimet me njerëzit në përgjithësi. Këtë vit të fundit keni mësuar shumë mbi rolin tuaj në një lidhje romantike, mbi përgjegjësitë dhe kufinjtë që keni në raport me me kolegët e punës dhe në përgjithësi me të gjithë. 

I keni këmbët në dy vende të ndryshme, jeni pak këtu e pak aty sepse ka shumë energji planetare që vëjnë në pikëpyetje qëndrimet tuaja, dhe kjo energji duket (ama veëm duket) sikur keni dikë kundër, e ju bën shumë konfuzë, të paqartë, dhe për pasojë mund t’ju lindin dyshime mbi veten. 

Pyetjet që keni në kokë tani janë mbi karrierën tuaj, a mund të merrni vendimin e duhur dhe a mund të keni besim tek vetja… besimin tek vetja duhet ta keni sepse keni fituar gjëra me meritën tuaj dhe mund të fitoni akoma më shumë sepse vërtetë e meritoni. E di që doni të merrni parasysh të gjitha mundësitë e mundshme, por në fakt duhet të ngadalësoni dhe të relaksoni mendjen. Keni shumë energji mendore dhe mund ta shfrytëzoni për të krijuar diçka të re. Ju kërkohet vetëm që të bëni atë që doni. Gjëja që do shijoni më shumë këtë muaj do jenë bashkëpunimet me njerëzit. Ndryshimi që do vijë këtë muaj do ju ulë më shumë me këmbët në tokë dhe kjo do ju ndihmojë. Do mësoni se si thjesht një ndryshim i vogël në këndvështrimin tuaj, ju lehtëson shumë. Shumë gjëra nuk kanë nevojë për tu analizuar shumë prandaj mund t’i shtrini duart lart e t’i vini pas koke më shpesh se zakonisht këtë muaj. 

Një gjë për të cilën mendonit se kishit nevojë, nuk do e shikoni më si të nevojshme. Do kuptoni që kaosin që keni përjetuar në një moment, e keni sjellë vetë, dhe tani nuk e prisnit këtë moment qetësie që do vijë. Ky është procesi i të mësuarit dhe dijeni që Dhjetori 2021 është për që të gjithë pak eksperiencë intensive, dhe të gjithë duhet të marrin frymë thellë e të jenë objektivë dhe të duruar me veten. Fundi i muajit do ju fokusojë më shumë tek karriera. Këtë muaj keni romancë, bashkëpunime më të mira me njerëzit përreth, me familjarët, por karriera është e theksuar këtë muaj dhe aty do dalloni shumë qëndrueshmëri. Do ju jepet një mundësi e re, ndoshta një ofertë e re pune, ndoshta një bursë, një ofertë për tu transferuar e cila mund të jetë një mënyrë fantastike për ta përmbyllur vitin 2021 dhe për të filluar 2022. Mund të bëni diçka për të cilën keni ëndërruar (nëse s’ka filluar ende), një gjë që e keni me shumë dëshirë, ose të paktën këtë do planifikoni gjatë kësaj periudhe. 

Do ia dilni shumë mirë në punë apo në shkollë, dhe kjo do ju ndihmojë shumë që të shfryni emocionet e pasigurta që keni akumuluar më parë. Do zbaviteni shumë në Dhjetor, do rriteni emocionalisht, do gjeni qartësi, pushim, do tregoheni më të shëndetshëm dhe kohën do e organizoni për të patur një ditë më të balancuar. Keni një udhëtim të bukur përpara, një udhëtim për tu shëruar shumë thella nga brenda dhe për të nisur diçka shumë të re.

https://www.youtube.com/watch?v=zzOs66hec8U Kjo është kënga që më shkon në mendje për ju këtë muaj 

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram@hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman 

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping