Demi, parashikimi i muajit Dhjetor 2021

Demi, parashikimi i muajit Dhjetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në DemHënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Demit. Për të gjetur shenjat e këtyre tre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♉︎ Dhjetori është zakonisht muaj shumë i rëndësishëm por ky Dhjetor është shumë i rëndësishëm, me energji shumë transformuese sidomos në fushën e parave apo zotërimeve tuaja. Ciklet e Hënës këtë muaj do ju influencojnë me ndryshime tek financat.

Do mësoni të ndryshoni disa qëndrime. Në Dhjetor do dalloni se sa ide të ndryshme ju vijnë në kokë dhe se si do doni të ndryshoni shumë gjëra. Është energji shumë e ngarkuar dhe askush nuk e mirëpret me krahët plotësisht hapur kur ndodh sepse ndryshimet janë të parehatshme në thelb, sidomos për shenjën e Demit që nuk njihet për fleksibilitet, por janë për më mirë. Duhet të analizoni se ku duhet të investoni më tepër nga energjitë tuaja. Mund të gjeni një ekuilibër dhe do i jepni vetes mundësinë për të pushuar. Nëse ndjeni se gjërat ju kanë dalë prej kontrollit, se po jepni më shumë seç keni “takát”, tani do reflektoni me më shumë vërtetësi sepse intuita juaj do ju mbështesë drejt gjësë së duhur. Duhet të vendosni disa kufinj shumë të rëndësishëm për veten tuaj dhe gjithashtu ndaj të tjerëve. 

Në fillim të muajit do vrisni mendjen mbi çfarë ju jep shpresë dhe çfarë ju lidh me ëndrrat. Intuita do ju thotë se duhet të rregulloni shumë gjëra. Shumë shpesh Demi e merr vetë të gjihë peshën mbi supe, por ndoshta sidomos mendërisht po merrni shumë gjëra përsipër. Ju duket se duhet të bëni njëmijë gjëra. Në fakt nuk keni pse. 

Tani që jemi nën Diellin në shenjën e zjarrit të Shigjetarit që për ju përfaqëson energjinë e transformimit, duhet të lini pas një plagë të vjetër që është krijuar vitin e fundit ose që prej dy vitesh, ju lëndon. 

Këtë muaj mund t’i afroheni përpilimit ose realizimit të një plani mbi impaktin që doni të lin në botë. Ndërkohë që ju do ngadalësoni ritmin tuaj këtë muaj, gjërat do marrin drejtim dhe do jeni përballë horizonteve të reja. Diçka që ju ka penguar, tani do ju hapë rrugë. 2021 ka qënë vit i madh dhe kanë ndodhur shumë gjëra por tani në fund të vij, do ndjeheni më të freskët dhe do ecni më të qartë përpara. Do ndjeni shumë shpresë dhe entuziasëm. Do keni fillime të reja në marrëdhënien tuaj më familjen, me shoqërinë e me partnerin. Keni vullnetin dhe gatishmërinë për të nisur diçka të re, keni pasionin për ta hedhur hapin e parë. Disa prej jush mund të kenë ngurruar shumë që të investojnë në dëshirat dhe pasionet e tyre, por tani mund të ndryshoni këtë gjë dhe për pasojë edhe stilin e jetës suaj. Jepini forca dhe vazhdoni me atë ku besoni. Dy vite e gjysmë të fundit tani do finalizohen me një gjë të bukur; me një transformim që t’ju çojë në rrugën e re që keni pritur e që gjithashtu ju pret. 

https://www.youtube.com/watch?v=Yc0bfnmqid8 Kjo eshte kenga qe kam menduar per ju kete muaj

Qiell të Mbarë 

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram@hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman 

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping