Peshorja, parashikimi i Muajit Dhjetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program onlineBirth Chart Calculator

♎︎ Shumë prej jush mund të trashëgojnë shumë pushtet dhe burime prej njerëzve që do ua mundësojnë këtë gjë. Mund të vijë si dhuratë ose të jetë diçka që e prisni, diçka që e keni kërkuar. Mund të prmovoheni në punë dhe shumë situata që kanë qënë të ngrira, do fillojnë të lëvizin dhe ju do filloni që të zëvendësoni gjërat e panevojshme me gjëra të reja. Do jeni më aktiv në aspektin social, më ekstrovertë, më të gatshëm për të ndarë apo reklamuar punën tuaj me njerëzit e tjerë. 

Sa i përket punës dhe financave tuaja mund të gjeni rrugën jashtë një labirinti ku e keni gjetur veten në këtë drejtim. Shumë prej jush mund të zbulojnë se diçka ju është mbajtur larg ose e vështirë për tu arritur, por tani do çliroheni prej një shpenzimi dhe të bëni diçka që do j’ua shpërblejë kohën e “humbur” apo kohën gjatë të cilës keni qënë më shumë duke pritur sesa duke qënë aktivë. 

Gjatë këtij muaji do ju jepet mundësia për të mos u marrë më me gjërat të cilat ju kanë ngadalësuar hapin. Tani do jetë më e lehtë që të investoheni në ato vende dhe gjëra që i keni më për zemër e që janë të lidhura në mënyrë më të drejtpërdrejtë me ëndrrat tuaja. 

Këtë muaj mund të përballeni me një shok/shoqe, të afërm, të njohur ose të përballeni me një ide. Nëse dikush nuk ju jep kohën që ju duhet për të marrë një vendim, jepjani ju kohën vetes në mënyrë që të ndjeheni më të bindur për zgjedhjen që do bëni. 

Do ju duhet të fokusoheni në planin tuaj sepse nëse nuk fokusoheni, nuk do shikoni rezultatet që keni dashur dhe ndërkohë shumë prej kënaqësisë suaj është në dorën tuaj. Mund t’ju duket e frikshme se sa përgjegjësi dalloni këtë muaj, dhe shumë gjëra mund të mblidhen bashkë e t’ju duhet që të merrni vendime për të cilat mund të mos ndjeheni plotësisht gati apo plotësisht të aftë, por mos e shtypni e as nënvlerësoni veten. Kur vijnë mundësi të reja, kërkojnë aftësi të reja por përderisa vijnë, edhe ju jeni mjaftueshëm gati për t’i menaxhuar. 

Përsa i përket marrëdhënieve; gjërat mund të bëhen disi pikante këtë muaj. Mund të lindin shkëndija të reja me dikë të ri, me të cilin mund të keni një kimi shumë të mirë dhe që të dy do keni shumë interesa apo pika të përbashkëta. Për ata prej jush që janë në çift, mund të përshpejtoni çdo gjë dhe ndoshta të filloni të bëni diçka bashkë në aspektin financiar; një sipërmarrje apo një investim të përbashkët. Gjithashtu në përgjithësi çeshtja e menaxhimit të parave do marrë vëmendje në diskutimet tuaja. jeta juaj profesionale mund të ndikohet nga ky person që njihni i cili mund të jetë diku në atë rrugën ku edhe ju keni dashur të bëni pjesë. 

https://www.youtube.com/watch?v=2SUwOgmvzK4 Kjo këngë më vjen në mendje për ju, 

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram@hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman 

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping