Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneveqiellore në momentin tuaj të lindjes, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♓︎ Këtë muaj keni mundësinë që të ndjeheni më në shtëpi apo më rehat me veten dhe botën. Do futeni në një territor të ri për shkak se do arrini fitore të mëdha të brendshme personale. Dhjetori është një muaj gjatë të cilit do transformoheni shumë. Do afroheni me shumë njerëz, shumë gjëra do përmirësohen që do përfshijnë dhe raportin me familjen apo raportin me njerëz që i keni afër si familje. Do largoheni komplet prej njerëzve dhe diçkaje që nuk ju meriton; për shrmbull do pranoni se në fakt duhet të hiqni dorë nga një punë që e dini se nuk bën për ju, nga një zgjedhje që keni bërë që e dini se nuk bën për ju. Do arrini në një nivel të ri që përfshin bashkëpunimin me njerëz të tjerë e që do ju ndihmojë të bëni ndryshimet që keni dashur por kjo pa dyshim do vijë me mundimin e vet. Nëse e keni të vështirë që të shkëputeni nga diçka sepse ende nuk është diçka e përfunduar por ndërkohë nuk ju çon aty ku doni të shkoni, kjo është e mjaftueshme për ta lënë si gjë.
Përsa i përket njerëzve rreth jush (miq, kolegë etj) mund të keni zvarritur një vendim të cilin nuk do e zvarrisni më; një vendim që ndikon dhe njerëzit pranë. Njerëzit mund të mos e kuptojnë se cila është më e mira për ju në këtë periudhë kështu që përpiquni t’i mendoni gjatë dhe në mënyrë të pavarur këshillat e kësaj periudhe, edhe pse qëllimi i këtyre njerëzve është i mirë. Mund të arrini të bëni paqe me dikë që është pjesë e grupit tuaj shoqëror ose një njeri i afërm.
Sfida juaj për muajin dhjetor është të vazhdoni ta mbani veten si pjesë të një grupi tek i cili ju mendoni se ia vlen që të investoheni. Ndoshta më e mira është që t’i lini njerëzit që t’ju ndihmojnë nëse keni nevojë për ndihmë. Nëse shikoni se dikush është pjesëtar grupi shumë i mirë, atëhere tregojeni mendimin tuaj. Në dhjetor do merrni shumë lajme të reja dhe do tundoheni që të merrni vendime impulsive përsa i përket projekteve në punë ose projekteve të tjera që kanë të bëjnë me karrierën tuaj. Po vijnë gjëra shumë pozitive drejt jush por është shumë e rëndësishme që t’i merrni gjërat ndagalë në mënyrë që të merrni më të mirën e këtyre gjërave.
Në aspektin e raporteve, me partnerin tuaj ose me dikë të ri që mund të njihni brendam uajit dhjetor, mund t’ju duhet që të diskutoni mbi diçka që nuk shkon mirë. Nëse shikoni se keni tendenca për t’i bërë gjërat në një mënyrë të pashëndetshme për veten, ky diskutim me personin tjetër ose me veten, do ju ndihmojë që të arrini më shumë në të ardhmen e afërt në çdo raport (romantik, miqësor, etj).
https://www.youtube.com/watch?v=IxuThNgl3YA Kjo këngë më vjen në mendje për ju
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman
Përshëndetje,
Urime festa të fundvitit,të dëroj shëndetë të plot dhe ralizimin e dëshirave.!
Na gëzo si gjithnjë me fjal të bukura.
Faleminderit për mirkuptim.
Lory.