Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneveqiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♐︎ Ky është një muaj i cili sjell shumë bollëk, realizim dëshirash dhe ju bën të ndjeheni dhe dukeni jashtëzakonisht shumë bukur. Muaji dhjetor është muaji ku Shigjetari rrëzellen dhe njerëzit ju duan afër, ndërkohë që ju dalloni më qartë se zakonisht se kush është i përputhshëm me ju, dhe kush nuk është (nga çdo lloj natyre raporti). Keni një shtysë të madhe për ta ngritur cilësinë e jetës suaj në një nivel të ri. Nuk do merreni me punë apo rutina të vjetra sepse do fillojnë përgjegjësi apo përkushtime të reja të cilat do zgjasin shumë gjatë. Gjërat që nuk i bëni dot pjesë të këtyre të rejave, do i lini mbrapa.
Sa i përket punës dhe financave tuaja, do keni sfida në lidhje me paratë dhe me çdo gjë që mund të vijë si peshë për shkak të mungesës së kopetencës së dikujt tjetër. Mundet që lodhja të vijë prej një personi të caktuar ose prej një funksioni pune që ju detyron të kërkoni ndihmë. Dhjetori do ju shtyjë që të lëvizni shpejt, të ndryshoni ritmin apo mënyrën se si punoni për të arritur afatin e caktuar, dhe mund t’ju vijë një ofertë bashkëpunimi i cila do ju ndihmojë në karrierën tuaj.
Mund të bëni një ndryshim me të cilin mund të mos ndjeheni shumë rehat por kjo do jetë e përkohshme.
Mund të merrni një lajm nëpërmjet një miku os të afërmi por do jetë një situatë e parehatshme apo që mund të mos ju shqetësojë shumë edhe pse do kërkojë energjinë tuaj për ta rregulluar. Mund dhe të jetë diçka për të cilën nuk keni asgjë në dorë dhe ju duhet vetëm t’i qëndroni pranë dikujt gjatë një momenti të vështirë.
Mund të përfundoni një cikël shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me rritjen tuaj shpitërore, përmirësimin e perspektivës suaj, dhe kjo rritje shpirtërore, emocionale dhe mendore do vijë për shkak të përjetimit të një situate që ju kërkon t’i kuptoni gjërat ndryshe në mënyrë që të dalloni mësimin që duhet të merrni nga kjo situatë.
Sa i përket marrëdhënieve tuaja; përfshirë romantiket dhe miqësore; për ata prej jush që janë beqarë mund t’ju jepet mundësia për tu përfshirë në një lidhje që është jashtëzakonisht shumë më ndryshe nga raportet që keni njohur më parë dhe që ju shtyn dhe ju që të silleni apo të veproni ndryshe, sepse ky stil lidhje është shumë ndryshe nga çfarë keni njohur deri tani. Ata prej jush të cilët janë në një lidhje, mund të dallojnë që partneri po sjell një stil të ri në raport, eksplorime dhe biseda të reja. Mund të lëvizni në një hapësirë komplet të re me partnerin; hapësirë fizike si shtëpi e re, ose një dinamikë e re në çift.
Do largoni prej vetes shumë situata dhe njerëz kompleksë apo që nuk sjellin atë gjë për të cilën e dini që keni nevojë këtë periudhë.
https://www.youtube.com/watch?v=h7WfPHHXCAY Ju përshëndes me këtë këngë
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman