Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjëreshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendentennë shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj ,mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♍︎ Jeta juaj shtëpiake do ketë ndryshime shumë të mëdha dhe fokusi në muajin dhjetor do jetë pikërisht në këtë aspekt. Gjithashtu do dalloheni për diçka, do dallohen prej turmës dhe do bëni diçka të veçantë. Do arrini disa qëllime shumë të rëndësishme dhe do ecni përpara me sipërmarrjet tuaja të pavarura. Mund të bëni shumë blerje dhe të rregulloni çdo vështirësi apo konfuzion financiar të kohëve të fundit. Nëse keni dalluar rivalë në punë, do dalloni gjithashtu që keni avantazh mbi ta. Do ndjeheni të përkëdhelur nga fakti që do dalloni shumë opsione për veten. Do keni shumë mundësi prej të cilave mund të fitoni dhe ndërkohë duhet të tregoheni të kujdesshëm se mos premtoni që do mbani përsipër më shumë seç realisht mundeni.
Mund të ndryshoni shumë prej zakoneve apo gjërave të cilave nuk i keni dhënë dot kohën e duhur më parë. Nëse ka diçka të vështirë këtë muaj, do vijë prej lidhjes suaj me të shkuarën; me një pjesë të së shkuarës suaj prej të cilës nuk jeni shkëputur dot. Nëse keni arritur që të evoloni nga ai moment apo periudhë, sigurisht që asgjë nuk mund t’ju kërcënojë emocionalisht. Por nëse jo, duhet të tregoni kujdes nga lidhja apo obsesioni me situata apo kujtime të cilat ju lëjnë mbrapa, të cilat nuk ju lejnë që të bëni vend për njerëz ose për gjëra të reja. Do zbuloni se nëpërmjet njohjeve që keni do arrini diku ku do ndjeheni shumë rehat dhe shumë të përmbushur.
Ata prej jush që janë të lidhur do ndjeni se po ndjeheni shumë më afër me partnerin, se do e mbështesni partnerin, familjen, fëmijët, në një mënyrë të re. Do mbyllni një kapitull në historinë e jetës suaj romantike dhe do nisë një fazë shumë më pozitive, sidomos për beqarët. Ndoshta nuk do keni më kurrë interes për një lloj apo natyrë personi i cili mund të ketë karakteristika që nuk janë të përshtatshme për ju apo për një lidhje të shëndetshme në përgjithësi. Ata që janë duke u njohur me dikë, mund të lëvizin shumë shpejt drejt një përkushtimi më të qartë ndaj njëri-tjetrit.
https://www.youtube.com/watch?v=ZzqLtnBc1dg Kënga ime për ju këtë muaj
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman