Parashikimi i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♒︎ Gjëja të cilën Ujori mund të gjejë këtë muaj është cilësi e mirë; në çdo aspekt të mundshëm por sidomos në aspektin e shoqërisë. Dielli është në shenjën e Dashit duke ju dhënë fokus tek komunikimi me shumë njerëz. ky është sezoni i fillimit të gjërave; fillimi i vitit astrologjik, hedhja e farave. Kjo s’do të thotë domosdoshmërisht se do zini miq të rinj por pa dyshim që doni vetëm miq të mirë afër vetes. Nuk është e rëndësishme se prej sa shumë kohësh njiheni me dikë; rëndësi ka se me kë flisni në mënyrë të tillë që ju ndihmon t’i afroheni qëllimeve tuaja. Prilli mund t’ju ndihmojë me rrethin e duhur shoqëror dhe me partnerin e duhur, nëse doni të gjeni dikë. Do jetë shumë e qartë se kush meriton kohën tuaj dhe kush nuk e meriton; kush j’ua kthen mbrapsht mirësinë që i tregoni, dhe kush jo. Në përgjithësi do ndjeheni shumë të kënaqur me njerëzit që janë aty për ju kur e keni të nevojshme, për t’ju mbështetur dhe për t’ju dhënë dashuri. Meritoni njerëz që mburren mbi ju, mbi cilësitë tuaja të mira, edhe kur nuk i keni përballë.
Është një periudhë gjatë të cilës (për shkak të Afërditës në shenjën e Peshqve përgjatë shumicës së muajit prill), ndjeni se e keni vendosur që nuk ju mungon asgjë për të qënë të lumtur. Shpesh njeriu i vë kushte lumturisë duke thënë se “kur të arrij këtë, do jem më i lumtur”, kur në fakt nëse ajo që do është që të mos ndjesh frikë (kur rrethanat e tua janë mjaftueshëm të mira për shëndetin apo mbrojtjen tënde fizike), ose thjesht të ndjehesh mirë me veten, këto gjëra mund t’i arrish thjesht duke vendosur që t’i ndjesh, pa nevojë për të bërë diçka më para sepse ajo gjëja është kushti ynë, nuk është mënyra e nevojshme për tu ndjerë mirë. Sa herë që marrim diçka dhe ndjehemi mirë prej kësaj, ajo ndjesia e mirë nuk zgjat shumë gjatë, nuk është mënyrë e qëndrueshme për të arritur lumturinë personale. Dhe muaji prill është muaj ku arrini të përqafoni një këndvështrim më të shëndetshëm mbi jetën. Ndjeni shumë pasion dhe për të arritur shumë dhe vërtetë mund të nisni diçka nga e para e cila do ju rezultojë shumë e rëndësishme në afatgjatë. Ujori njihet si një prej shenjave që i jep më shumë prioritet mendimit që ka për veten se sa mendimit që të tjerët kanë për të; dhe një shenjë e pavarur si ju do e shijojë shumë energjinë e bukur të muajit prill ku do dallohen individët që kanë aftësi më të mira të sezonit të Dashit, cilësi si pavarësia dhe aftësia për të ndjekur një vizion, dhe mund të ndjeheni shumë të vlerësuar prej njerëzve për të cilët edhe ju keni respekt.
Vetmia është shumë e rëndësishme dhe mendoj se Ujorët në përgjithësi e dinë këtë; jeni një prej shenjave më pak “të ngjitura” apo të varura prej të tjerëve. Prilli do ju ndihmojë që të bëni pak pushim prej konsumimit të internetit dhe informacioneve që vijnë nëpërmjet internetit, veçanërisht pas datës 20 prill kur Dielli të vijë në shenjën e Demit. Njerëzit mund t’ju gjejnë të ulur në një lokal por pa parë celularin, pa dëgjuar muzikë, por thjesht duke menduar, duke imagjinuar dhe duke parë përreth, duke i dhënë kështu hapësirë mendimeve tuaja. Do jetë një periudhë gjatë të cilës do bindeni se është më e rëndësishme që të ndjeheni mirë se sa të dukeni mirë. Mund të refuzoni përfshirjen në ndërveprime me njerëz që nuk ju duken të drejtë në raport me ju dhe do kaloni më shumë kohë duke shijuar paqen tuaj të brendshme këtë muaj. Duket se muaji prill do ju japë pak nga çdo gjë e rëndësishme e bukur brenda 30 ditëve.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman