Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore në momentin tuaj të lindjes, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♓︎ Këtë muaj do keni një fokus shumë të rëndësishëm shëndeti. Do synoni dhe do arrini një trup më të shëndetshëm, do bëni zgjedhje më të shëndetshme, do ndërtoni rutina më të shëndetshme, zakone më të shëndetshme, raporte më të shëndetshme dhe një perspektivë apo këndvështrim më të shëndetshëm. Do kujdeseni më shumë për veten dhe kjo vjen pas një periudhë të gjatë të lodhshme ku pothuajse nuk i keni lënë zgjedhje tjetër vetes veçse të bëni disa ndryshime të rëndësishme.
Prilli duhet të jetë një muaj shumë i mirë për ju në përgjithësi megjithatë asnjëherë asgjë nuk shkon në mënyrë perfekte por reagimi juaj do jetë ideal. Edhe nëse situata mund të duket si e pafat për momentin (për shembull humbët autobuzin, tramvajën apo harruat diçka diku), do arrini t’i përgjigjeni me qetësi çdo gjëje, ndoshta dhe me buzëqeshje, dhe nuk ka fat më të madh se qëndrimi pozitiv. Megjithatë, ky nuk është një muaj ku do e zmbrapsni shumë veten në momentin që e shikoni që dikush nuk po ju tregon atë nivel respekti që meritoni. Peshqit njihen si një prej shenjave me sjelljen më elegante ndër shenjat e Zodiakut dhe këtë muaj gjithashtu do dalë në pah klasi juaj, pavarësisht se pikërisht me klas do ju duhet t’i përgjigjeni dikujt që mund t’ju zhgënjejë, në nivel personal ose profesional.
Gjithashtu për aq kohë sa jemi në fillimin e vitit astrologjik, do e gjeni veten duke diskutuar mbi ide dhe plane shumë të rëndësishme.
Do lidheni me disa njerëz të cilët janë shumë të mirë për ju, njerëz prania e të cilëve do ju bëjë të ndjeheni mirë, dhe do e ndjeni këtë gjë menjëherë. Do ndjeheni shumë mirë pranë njerëzve që nxjerrin në pah më të mirën tuaj.
Nderi më i madh që mund t’i bëni vetes, për ta nisur këtë muaj mbarë; është të besoni fort se s’ka asgjë në botë që është tepër e mirë për ju. Gjëja më e rëndësishme për ju në këtë moment është të hidhni hapat që ju duhen drejt realizimit të personit që doni të jeni; për veten tuaj. Për ata prej jush që janë beqarë, do jetë më e qartë se motivimi për të ecur para nuk është ideja që do bëheni gruaja apo bashkëshorti i ëndrrave të dikujt, por që do bëheni njeriu i ëndrrave të vetes suaj. I vetmi njeri që do e dijë më mirë se çfarë ndjeni ju brenda vetes, jeni vetë ju, dhe mendja juaj do jetë shumë aktive këtë muaj, e fokusuar drejt një qëllimi shumë specifik. Nëse dikush nuk ju kupton pavarësisht dëshirës apo dashurisë që mund të ketë për ju, nuk do ndjeheni të vetmuar sepse rëndësi ka që ju e kuptoni pse keni qëndrimin apo synimin që keni dhe kjo mjafton për ju që të ndjeheni krenarë për përpjekjen që bëni drejt vizionit që keni në mendje.
Peshqit nuk njihen si shenjë që nuk bën kompromise por ky nuk është muaji i kompromiseve për ju. do e gjeni veten duke thënë Jo më shpesh se Po këtë muaj. Do arrini që të informoheni mbi gjëra që do jenë shumë të rëndësishme për progresin tuaj profesional, dhe këtë gjë do e bëni me çdo kusht, sepse mendjen dhe zemrën i keni në të njejtin vend, dhe kur një njeri është kaq i lidhur me veten, sillet më ndryshe prej shumicës. Prilli do ju ndihmojë që të jeni më autentikë, më të thjeshtë, ju ndihmon që të gjeni më shumë paqe ndërkohë që i afroheni yllit në të cilin doni të qëndroni.
Nuk përmendet shpesh se sa kritikues janë Peshqit për veten dhe se sa kjo ndikon në raportet tuaja. Disa prej jush nuk e kuptojnë se si shumë dhoma ndriçohen në momentin ku ju hyni aty sepse jeni shumë frymëzues. Meritoni më shumë mirëkuptim dhe vlerësim prej vetes. Mund të jetoni pa shumë gjëra por nuk mund të jetoni pa dashurinë që duhet të jetë edhe pa kushte mbi veten tuaj. Gjithashtu ky është një muaj ku nuk ndjeni pendime. Do e pranoni veten për atë që jeni, jo për atë që mendoni se duhet të ishit sepse ajo është një gënjeshtër. Nuk do keni më kohë për pendime, për mëri, për të mos e falur apo kuptuar veten.
Ndërkohë, nëse keni një talent të caktuar por nuk jeni mjaftueshëm konsistentë me ushtrimin e atij talenti, do ju duhet ta ndryshoni këtë gjë për të arritur qëllimin tuaj. Muaji prill do jetë një periudhë që ju tregon se është në fakt shumë e lehtë t’ju duash. Mund dhe të njihni njerëz që e kanë gjithashtu të lehtë t’ua dëshmojnë këtë gjë por i pari që do e bëjë këtë, jeni ju.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman