Parashikimi i muajit është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♏︎ Prilli do ju zbavisë shumë. do tregoheni shumë kurioz dhe të gatshëm për aventura. Mund t’i keni vënë vetes një qëllim të ri, një mision të ri. Jeni një prej shenjave që ia del më mirë që të ecë përpara, të kalojë në një gjë të re, në një nivel të ri. Po filloni diçka me të cilën do merreni për një kohë shumë të gjatë. Tani po hidhni vetëm hapat e para, keni një nivel të vogël njohurie por niveli juaj i njohurisë do rritet, do bëhët shumë i thellë, dhe tani në muajin Prill do arrini që të planifikoni një pjesë të asaj çka do bëhet kryesore në jetën tuaj. Muaji Prill është muaj shumë romantik sepse më datë 5, Afërdita do vijë në shenjën e Peshqve (shenjë që për ju simbolizon romancën), dhe pastaj Marsi (planeti juaj drejtues) rreth datës 14 do vijë në shenjën e Peshqve gjithashtu, kështu që asgjë nuk do ju trembë. Mendoj se do gjeni shumë kurajo për të qënë vetvetja, për të bërë gjërat që doni, për të marrë më shumë prej botës dhe prej vetes. Nëse keni përmbajtur një aspekt të vetes, pa e lënë të lirë, në muajin prill do i hidhni në tokë këta litarët që i keni vënë vetes, dhe do ecni para me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Mund të frikësoheni prej shpejtësisë dhe disa prej jush mund të frikësohen e ta sabotojnë veten, por disa të tjerë prej jush (shpresoj shumica), nuk do frikësohen dhe thjesht do bëjnë ç d o g j ë që i keni vënë vetes synim të bëni. Kjo sepse, e dini që misioni i ri është për të mirën tuaj dhe kjo ide apo kjo mundësi ju ka ardhur fiks në momentin e duhur (si gjithmonë, në fakt edhe pse ndonjëherë bëhemi të paduruar dhe mendojmë se e dimë më mirë kur është momenti kur duhet ta kemi diçka).
Këtë muaj keni mundësinë që të njihni dikë, sidomos kur të vijë sezoni i Demit nga data 20 prill e tutje, dhe do bashkëpunoni (në formë profesionale, në formë shoqërore ose në formë romantike) me shumë njerëz. Do ju ndodhin disa gjëra që do ju sjellin një ose disa ndryshime super të mëdha, do merrni kthesa të mëdha, të cilat do ju çojnë në një hapësirë të re ku do gjeni harmoni. Pra, pavarësisht ndryshimeve, nuk do gjeni kaos por harmoni. Nëse jeni beqarë dhe doni të keni dikë afër, mund ta njihni dikë dhe të bini në dashuri këtë muaj. Thjesht dua t’ju këshilloj këtë; veproni me mend në kokë. Ndërsa nëse jeni që tani në lidhje apo të martuar me dikë, do bini më shumë në dashuri me njëri-tjetrin, do ndjeheni shumë romantikë dhe rehat bashkë.
Këtë muaj do ndjeheni të përmbushur; me ambjetin e shtëpisë, me familjen, me njerëzit afër; të kënaqur me situatën tuaj financiare. Që tani ndjeheni shumë mirë, nuk ndjeheni të pakënaqur dhe prej kësaj keni një ekuilibër apo një paqe mendore që ju ndihmon të mos i mendoni gjërat me frikë apo me panik.
Mund thjesht të rrini ulur në karrige, pa parë televizor, pa kontrolluar celularin, dhe të shijoni momentin këtë muaj. Ndoshta Akrepi është në pozicionin më të mirë këtë muaj përsa i përket kësaj paqes dhe tu ndjerurit mirë në muajin prill. Për pasojë, situata juaj financiare do përmirësohet, mund të gjeni ose përjetoni atë eksperiencë romantike që dëshironi për veten. Nuk mendoj se ndjeni nevojë për diçka ama. Mendoj se ndjeheni se i keni që tani gjërat që ju duhen dhe për këtë arsye, do e shijoni procesin e të punuarit drejt diçkaje dhe ai destinacioni që dëshironi për veten, do vijë në mënyrë të natyrshme, pa sforcim. Mund t’ju duket sikur njerëzit e tjerë mund ta kenë merituar më shumë atë pozicionin tuaj por mos u mashtroni nga ky mendim. Sekreti i suksesit është të punosh me qejf, jo me dhimbje, pa motivim apo pa pasion.
Mund t’ju afrohen njerëz të cilët nuk kanë qëllime të mira, njerëz të cilët nuk janë fort të sinqertë kështu që do ju duhet të dalloni mes njerëzve pak më shumë këtë muaj. Nuk do ju duket se duhet të tregoheni të ashpër megjithatë duhet të vendosni se kë do injoroni dhe kë do mbani afër.
Këtë muaj do lidheni shumë me diçka me të cilën do merreni ose me të cilën po merreni që tani. Gjithashtu mund të lidheni shumë me dikë dhe përshembull, mund të fejoheni, dhe t’ju habisë pak fakti që arritët në këtë fazë të jetës por jo se nuk jeni gati. Thjesht është ndryshe mendimi nga kur realisht arrin në një pikë të tillë. Pra, do habiteni nga vetja këtë muaj.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman