Binjakët, parashikimi i muajit Prill 2022

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

♊︎ Këtë Prill do ndjeheni shumë të fuqishëm, me shumë vetëbesim. Këtë muaj e nisim me Hënën e re në lidhje me asteroidin Kheiron dhe tregon se do ju bëhët më e qartë roli që keni në shoqëri, kontributi që mund të jepni; do ju rritet kreativiteti, siguria në vetvete.

Saturni do që t’ju sjellë ndryshime, transformime, revolucion në jetën tuaj personale (përveç se në shoqëri në përgjithësi). Këtë muaj ju ndodh një ndryshim i rëndësishëm, një ndryshim që vjen prej vendosmërisë suaj. Ndryshimi nuk është vetëm i brendshëm apo nuk është vetëm emocional dhe psikologjik, por i prekshëm; ndryshime me familjen, ndryshime në lidhje me shtëpinë, ndryshime në ambjentin ku qëndroni. Këtë muaj mund të arrini të thoni që “jam njeri i ri, jam një person tjetër” të ndryshoni aq sa është e mundur. Edhe gjërat e mira edhe gjërat jo aq të mira, po ju çojnë drejt një bollëku të shumë-merituar. Eksperiencat e muajit prill nuk do jenë të paharrueshme. Do ju duhet të pyesni veten se çfarë doni nga jeta, çfarë doni nga marrëdhëniet tuaja; çfarë prisni prej vetes dhe si doni të ndryshoni. Do ndryshoni mënyrën se si mendoni por duhet të kapërceni një pengesë që ta arrini këtë gjë. këtë muaj mund të doni të bini shumë në dashuri, të keni një rrugë jashtëzakonisht të suksesshme në karrierë, por ndoshta duhet të kapërceni një lloj pengese fillimisht, një pengesë që mund të jeni vetë ju; me rezistencën që i bëni asaj që vetë e doni. 

Me Jupiterin që qëndron në shenjën e Peshqve; keni mundësinë që t’i shikoni gjërat me më shumë objektivitet se zakonisht. Edhe pse shumë gjëra mund të jenë duke ecur shumë mirë, prilli nuk është muaji ku kërceni pupthi prej një gëzimi shumë të madh sepse në vend të kësaj; keni një mirëkuptim më të pjekur të jetës, që ju ndihmon t’i shijoni gjërat me qetësi dhe që t’i menaxhoni problemet apo sfidat me durim, paqe dhe siguri në vetvete. Sado shumë pasiguri të keni përreth, ju është rritur siguria dhe besimi në vetevete dhe për pasojë, është shumë e vështirë që diçka apo dikush t’ju turbullojë. Madje nëse dikush do që t’ju trazojë qëllimisht, reagimi juaj është edhe më i qetë sepse jeni të aftë të shikoni se jeni vetëm ju përgjegjës për reagimin tuaj të brendshëm ndaj çfarë ndodh apo çfarë shikoni jashtë vetes suaj.

Në muajin prill gjithashtu nuk do ndjeni presion të madh kohe. Këtë muaj mund të prisni që të evoloheni në një mënyrë komplet të papritur. Sezoni i Dashit nuk lidhet me manifestimin apo me realizimin e diçkaje; lidhet me hedhjen e farës për atë që do rritet dhe realizohet në muajt e ardhshëm.

Këtë muaj ka një lloj poezie brenda jush; mund të ndjeheni më shumë romantikë se zakonisht.

Gjithashtu do ju duhet të bëni disa zgjedhje; kjo është ndoshta vështirësia më e madhe për momentin megjithatë ju e dini destinacionin që meritoni kështu që do bëni zgjedhjen e duhur. Nuk doni që të vazhdoni me diçka që nuk e doni për veten ndërkohë që e dini se çfarë doni; por edhe ate pjesë të vetes që doni ta lini pas apo atë pjesë të suksesit tuaj që doni ta lini si pjesë të historisë suaj por jo pjesë të së ardhmes, e mirëkuptoni dhe e respektoni. Tani jeni gati të evoloni, ta çoni jetën tuaj në një nivel të ri. Ndryshimi nuk do ndodhë në mënyrë dramamtike, pra trancizioni që do bëni këtë muaj do jetë shumë i qetë. Do arrini në një nivel të ri dhe nuk do e bëni këtë gjë për ego (jo se është mëkat por ka dhe më mirë se t’i bësh gjërat për ego), por për shpirtin tuaj. Për këtë arsye do gjeni shumë rehat në prill.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping