Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe Sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♑︎ Prilli është muaji ku Bricjapi ndjen se po rikthehet tek vetja por në një mënyrë shumë të bukur. Gjërat po fillojnë të vijnë në vijë. Afërdita po vjen në shenjën e Peshqve dhe ju ndihmon që të foksuoheni tek qëllimet tuaja, të mos humbisni as kohë dhe as mundësitë që ju vijnë. Do jetë shumë e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm me detajet këtë muaj në mënyrë që të merrni më të mirën e asaj çka ka potencial muaji Prill që t’ju japë. Në fillim të vitit ka patur ulje dhe ngritje shumë të mëdha, janari nisi me një ftohtësi dhe shpejtësi të madhe, por tani jemi në fillim e vitit astrologjik dhe mund të merrni një drejtim të ri, diçka që do ju japë shumë kënaqësi. Mos mendoni se gjërat do mbesin njësoj sepse ndryshimet në qiell të muajit prill janë të tilla që dhe të duam, nuk qëndrojmë dot në vend, dhe nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, ka shumë mundësi që kjo gjëja që nuk ju pëlqen të zëvendësohet me diçka që ju bën optimistë dhe të lumtur.
Prilli është muaji ku të gjithë mund të fokusohemi në më shumë se vetëm një aspekt të jetës, madje në shumë gjëra dhe shumë të ndryshme. Mund tia dilni më mirë duke marrë më shumë gjëra përsipër sesa duke bërë më pak. Do keni mundësi për të bërë shumë gjëra të cilat ndoshta ju vetë ose njerëzit përreth, nuk i presin prej jush, por do ia dilni mirë. Mund të punoni fort për të manifestuar diçka që është shumë e rëndësishme për ju. Do ndjeheni shumë të fuqishëm dhe se vërtetë keni kuptuar shumë mbi veten prej asaj çfarë keni përjetuar, prej eksperiencave tuaja më të fundit dhe prej atyre më të vjetra.
Sido që të jetë përkufizimi juaj i suksesit, do i afroheni shpejt këtë muaj. Duket se disa gjëra do jenë shumë më të lehta se zakonisht, dhe gjithashtu për shkak se jeni më të mençur seç keni qënë më parë, do merrni më shumë vlerë nga situatat aktuale seç keni menduar. Mund të ndjeheni impulsivë dhe të paduruar, por në thelb ndjeheni në kontroll dhe në pozicion dominant. Bota nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë vend për ju, edhe nëse ju ndërkohë mund të ndjeni pasiguri dhe pak ankth, por përderisa jeni të bindur se e meritoni atë që doni, atëhere nuk do e lejoni më veten t’ju bëhet pengesë mes vendit ku jeni vendit ku doni të shkoni. Do keni dëshirë të jepni kontribut në disa gjëra ku nuk e keni menduar më parë.
Në aspektin e dashurisë do ju duhet të bëni zgjedhje; me kë doni të bashkoheni, me kë e gjeni më shumë veten. Do e keni më të lehtë se zakonisht që të gjeni ekuilibër.
Prilli gjithashtu do ju gjejë në rrethana më të këndshme, më luksoze, mund të shoqëroheni me njerëz që kanë një status të konsiderueshëm social dhe e di që si Bricjapë që jeni, ju pëlqen shumë kjo gjë.
Keni një guru ose një mësues të mirë brenda vetes këtë muaj dhe do e keni të lehtë t’ia vini veshin; ta dëgjoni kur ju thotë se duhet të bëni diçka të caktuar, për shembull të ecni vetëm apo të qëndroni vetëm pa bërë asgjë kur është e nevojshme. Vetëdija juaj do rritet shumë këtë muaj. Jeta juaj do bëhet shumë më e mirë për shkak se do arrini që të dalloni dhe kuptoni çfarë ka ndodhur në të shkuarën tuaj që ju ka prekur në mënyrë të tillë që në disa raste nuk keni arritur të dëgjoni intuitën tuaj dhe keni pëfunduar duke i menduar gjërat në një mënyrë negative; duke e parë veten si humbës në një situatë të caktuar. Prilli do ndryshojë mënyrën tuaj të menduarit për veten dhe do ju ngrejë shumë lart.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman