Demi, Parashikimi i muajit Prill 2022

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në DemHënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Demit. Për të gjetur shenjat e këtyre tre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♉︎ Planeti që ju drejton; Afërdita, është duke iu aftuar shenjës ku ndjehet më rehat se kudo (shenjës së Peshqve më datë 5 prill, ku do jetë deri më 2 maj) dhe kjo do jetë një prej periudhave më të mira të vitit (në mos më e mira). Prilli është një muaj ku do tregoni pjekurinë tuaj emocionale; do e keni shumë të lehtë të vendosni se çfarë doni, se çfarë është për ju e çfarë s’bën për ju. Do e keni të vështirë t’i mohoni vetes gjërat që ju bëjnë të lumtur, dhe shyqyr. Do e keni të lehtë të ndiqni gjërat që ju plotësojnë e të mos merreni më me gjërat që ndoshta njerëzit e tjerë apo gjërat që mendoni se shoqëria prej prej jush. Nëse mendoni se duhet të shkëputeni prej disa njerëzve, atëhere këtë do bëni; do pranoni se disa njerëz dhe situata janë thjesht toksike, gjithmonë kështu do jenë, nuk keni çfarë t’i bëni, dhe më mirë me më pak njerëz se sa me më shumë të cilët nuk iu mbështesin.

Të gjithë kemi rishikuar mënyrën se si bëjmë një gjë të caktuar; zgjedhjen që për shembull, kemi bërë për dietën tonë ushqimore, zgjedhjen në punë; zgjedhjen në raporte romantike, etj. Nëse ju vjen diçka e re dhe duket e mirë, mund të jeni shumë të hapur për ta marrë e për ta shijuar, por në përgjithësi nuk do tregoheni të nxituar sepse jeni më të mençur se më parë dhe do e tregoni pjekurinë tuaj me veprime. E ndjeni dhe e dini se jeta juaj po ndryshon, se po merrni një drejtim të ri dhe se edhe të donit, nuk keni ku të shkoni; do e gjeni veten në një drejtim të ri dhe në fakt është pikërisht ajo që doni. Kushdo që tregohet toksik me ju; do largohet prej hapësiës suaj. Nëse dikush është tepër i varur prej jush dhe e lë veten komplet në dorën tuaj, ju do e lironi vetes prej kësaj përgjegjësie dhe më në fund do rimerrni lirinë që ju takon. Afër jush do vijnë njerëzit që do ju japin fiks atë që ju duhet; do jenë një kontrast i madh me njerëzit që keni patur afër. Nuk do jetë aspak problem që të merrni atë që doni dhe atë që vlerësoni vërtetë (sidomos prej Afërditës gjatë kësaj periudhe). Do dëgjoni mendime të njerëzve të cilët mund të mos bien dakort me drejtimin tuaj, por nuk do jetë problem. Mund të merrni fiks atë që doni nga bota dhe këto ëndrra të rëndësishme për ju do bëhen realitet për ju dhe për të tjerët. Do i thoni jo disa gjërave dhe po atyre gjërave që ju pëlqejnë fiks; do tregoheni shumë të aftë për të përzgjedhur dhe për të bërë gjënë e duhur për veten tuaj. Do zgjidhni çfarë është më e bukur për ju; çfarë ju zgjon pasion, çfarë ju zgjon mendjen në përgjithësi. Mund t’ju duhet t’i thoni Jo apo t’i refuzoni disa njerëz. mund të dukeni pak të ashpër por do jetë gjëja më e mirë për ju. Është shumë e rëndësishme që të shijoni kohën vetëm, që të fokusoheni tek finalizimi i një pune/projekti që do ju ndihmojë shumë. Pra, mos e kaloni kohën vetëm duke parë Netflix apo filma në përgjithësi këtë muaj, apo duke konsumuar gjëra që ndoshta ju argëtojnë por nuk është muaji për të pushuar tani.

Këtë muaj do keni afër miq dhe shoqëri që j’ua kuptojnë zemrën dhe vizionin që keni. Është një periudhë e mirë për shoqëri tamam të mirë; për ata shokë e shoqe që ju bëjnë të ndjeheni mirë për faktin që ju duhet pak kohë që të arrini në pikën e dëshiruar, pra njerëz që ju ndihmojnë të jeni të duruar dhe që gjithashtu flasin të njejtën gjuhë me tuajën. Ky është një muaj ku keni mbështetje emocionale, keni njerëz që janë vërtetë njerëzit e duhur me të cilët mund të kaloni kohën; njerëz që ju bëjnë për të qeshur, kështu që jepini prioritet. Nuk keni pse të lodheni shumë për të qënë produktivë apo për të patur sukses. Gjërat po lehtësohen në mënyrë të natyrshme dhe po vijnë në ekuilibër.

Gjithashtu këtë muaj mund të njihni dikë me të cilin mund të krijoni një lidhje romantike. Nëse jeni beqar, mund të jeni një njeri i ri, nëse jeni të martuar apo të lidhur; do jetë një moment i mirë për ju të dy, nëse nuk prisni të njihni njeri këtë periudhë, kjo njohje mund të jetë një surprizë e madhe. Mund të shkoni në një restorant me miqtë dhe aty të njihni dikë me të cilin mund të keni një romancë që vjen natyrshëm. Duket si mundësi fantastike romantike e cila mund të zgjasë gjatë. Keni arsye për të ndjerë besim sepse duhet të ndjeheni me fat. Mos ia jepni veten ndjenjave të fajit apo të dyshimit, mos e mbyllni zemrën, mos mendoni se nuk meritoni diçka të caktuar. Faleni dhe mirëkuptojeni atë pjesë të vetes që ndoshta nuk e kuptoni mirë por që nuk duhet gjykuar prej jush. Fokusohuni tek gjërat e mira; jemi në një vit të ri astrologjik dhe jemi gjithashtu në periudhën ku Dielli është në më të mirën e vet (të paktën deri në datën 20 Prill). Çdo gjë që keni menduar se ka qënë humbje, do zëvendësoshet me një fitore të re.

Qiell të Mbarë

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping