Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Gaforre, Hënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♋︎ Muaji prill është një muaj që do ju entuziasmojë shumë. për shkak se edhe Dielli edhe Jupiteri janë në më të mirën e vet (dhe edhe vetë janë dy miq të mirë në astrologji), prilli është muaj ku keni mundësi për të gjetur shumë mbështetje. Vendosmëria dhe vullneti për t’ia dalë janë shumë lart për ju tani. këtë muaj e dini se çfarë doni, se ku doni ta drejtoni shigjetën, e çfarë drejtimi doni të merrni. Jeni gati për të ecur para dhe kjo nuk është gjë e vogël, përkundrazi. Është muaj i madh për ju, veçanërisht në aspektin e karrierës.
Do ndërtoni një etikë të re pune, një strukturë të re për veten dhe njerëzit që ju rrethojnë do i mbështesin ambiciet tuaja, gjë që është shumë e rëndësishme. Mund të lajmëroheni se do zhvillohet një event i cili i shërben karrierës suaj dhe në përgjithësi keni shumë mbrojtje, sepse jeni gati që t’i përkushtoheni shumë diçkaje të re, diçkaje që do jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen tuaj. Do arrini ta lini të shkuarën pas, duke evoluar dhe duke ndryshuar në mënyrë fisnike, në mënyrë të bukur; me një nivel të ri të kuptimit të vetes; duke e hapur veten ndaj një bote të re. Shumë njerëz në jetën e tyre personale, mund të ndjehen të pasigurt mbi vendin ku duan të shkojnë; dhe edhe nëse nuk e keni shumë të qartë mënyrën, do ia dilni që të arrini në destinacionin që doni në një mënyrë shumë të sigurt. Në muajin prill kemi dhe Afërditën që do kalojë nga shenja e Ujorit në shenjën e Peshqve dhe do arrini të tregoni një nivel të ri force përballë njerëzve që duket se ju shqetësojnë; do rimerrni timonin në dorë dhe do e çoni mendjen tuaj në një hapësirë me më shumë harmoni, pavarësisht zhurmës së njerëzve pranë; pavarësisht situatave, pavarësisht çdo gjëje që nuk është ideale. Tashmë në muajin prill nuk do jetë e nevojshmë që rrethanat të jenë ideale në mënyrë që ju të ndjeheni të sigurt dhe të frymëzuar. Këtë muaj do ndjeni pasion për diçka që bëni dhe kjo do ju japë shumë gëzim. Prilli do jetë një periudhë shumë e mirë për të analizuar mirë punën tuaj e për të bërë zgjedhjen apo vendimet e duhura.
Mund të doni që të filloni një biznes të ri por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm mbi mënyrën se si i bëni gjërat këtë muaj sepse keni mundësi për të filluar diçka të re të mrekullueshme.
Është një muaj gjatë të cilit duhet t’i jepni vetes mundësinë për të pushuar, për tu lidhur me natyrën, për tu lidhur me gjërat që doni, për të zgjuar atë pjesë të vetes që ka patur nevojë për vëmendjen tuaj. Nëse nuk vendosim vetë që të bëjmë pak pushim për trupin tonë, atëhere në një mënyrë a një tjetër, trupi ynë e merr këtë vendim për ne, dhe nuk duhet të jetë kështu.
Shumë njerëz do kenë dëshirë t’ju vijnë afër këtë muaj sepse do jeni veçanërisht shumë tërheqës dhe shumë të këndshëm.
Kur e dini se çfarë doni dhe nuk i mohoni disa aspekte të vetes, nuk humbisni asnjë sekond më shumë duke u marrë me gjëra që nuk janë për ju. edhe pse jo të gjithë ndjehen me fat tani apo kurdo, janë gjithmonë njerëzit që ndjehen mirënjohës për atë që kanë; sado më pak të jetë se ajo që kanë të tjerët, dhe nuk ka më mirë se t’i bashkohesh atij grupi njerëzve.
Nëse ka ndjenja faji dhe turpi brenda vetes suaj, ndoshta ky është muaji ku ballafaqoheni me arsyet pse i keni këto ndjenja brenda vetes. Edhe nëse ju duhet më shumë kohë seç e keni menduar, kjo nuk do të thotë se s’do i afroheni asaj gjëje që doni sepse herët a vonë do jetë e qartë për ju se çfarë doni.
Ky është muaj ku do tregoni shumë kreativitet dhe ku do gjeni shumë kënaqësi për shkak se çdo ditë do ndërtoni diçka të re, diçka që ju shkon shumë për shtat.
Gjithashtu këtë muaj duhet të tregoheni të kujdesshëm me mënyrën e të komunikuarit; kujdes me mendimet dhe kujdes me fjalët. Është e rëndësishme që të keni parasysh se mendimet dhe besimet ndryshojnë; sidomos ato perspektiva që na mërzisin, edhe pse mund të na duket se s’kemi zgjedhje apo opsion tjetër. Kështu që prisni një ndryshim të madh në mënyrën se si mendoni këtë muaj, një ndryshim që do transformojë shumë pozitivisht jetën tuaj.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman
Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.