Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator.
♎︎ Në përgjithësi, prilli ka potencialin për t’ju dhënë eksperienca që ju përmbushin. Është një periudhë gjatë të cilës mund të mbullni farat e para dhe këto mund të jenë fara të çdo lloj gjëje që ju intereson. Ndoshta muajt e dimrit kanë qënë muaj ku nuk keni qënë aq produktivë sa do kishit dëshirë, dhe tani është periudha ku mund të ecni para me një hap të shpejtë por gjithashtu të shëndetshëm. Këtë muaj mund të arrini shëndet fizik, psikologjik dhe shpirtëror. Jeni më afër se zakonisht ndaj asaj që doni sepse Dielli tani është (për ju) në fushën astrologjike që ju vetë drejtoni (fusha e shtatë) dhe mund të ndjeheni më mirënjohës se zakonisht mbi raportet që keni por dhe mbi raportet që keni patur.
Njerëzit afër jush mund të mos jenë të aftë t’ju japin këshillat që ju duhen, edhe nëse kanë qëllime të mira, dhe do ishte më mirë t’i merrnit gjërat shtruar e t’i dëgjoni të gjithë duke patur parasysh pak skepticizëm në mendjen tuaj. Një gjë që mund të jetë e duhura për personin tjetër, mund të mos e jetë e duhura për ju, kështu që, në muajin prill për ju do jetë ajo shprehja “dëgjo 100 vetë dhe bëj si di vetë”. Këtë muaj nuk do hiqni dorë. Energjia e Peshqve gjatë muajit prill (për shkak të planetit tuaj drejtues Afërditës në shenjën e Peshqve sidomos), do ju japë besimin se duhet ta çoni para punën tuaj me shumë përkushtim dhe vendosmëri.
Ndoshta do takoni dikë që do ju ndihmojë ose do lexoni diçka që ju frymëzon, nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht një njeri. Megjithatë ky momenti do jetë një ndihmë shumë e madhe, një informacion shumë i rëndësishëm i cili do ju ndihmojë që të zgjidhni mënyrën e duhur për tu sjellur apo të zgjidhni gjënë e duhur për të bërë. Edhe pse mund të ndjeni shumë pasion këtë muaj, gjithashtu do tregoheni shumë logjikë. Do kuptoni se çfarë nuk shkon, se çfarë ju ka lënduar, do pranoni se çfarë ju ka prekur që vite më parë, ndoshta që prej fëmijërisë; se çfarë gabimi ka këndvështrimi që keni në mënyrë që të arrini atë ekuilibër emocional që meritoni. Ekuilibri emocional në afatgjatë nuk arrihet vetëm sepse për momentin e harron gjënë që të ka shqetësuar; ekuiibri emocional arrihet vetëm me këndvështrimin apo qëndrimin e duhur ndaj jetës. Jo të gjithë njerëzit e vlerësojnë eksperiencën e tyre unike të jetës; rrëzimet dhe mundësitë për të mësuar. Prilli është muaj shumë i rëndësishëm për Peshoren. Mërkuri tani është në shenjën e Dashit, pastaj më datë 11 do kalojë në shenjën e Demit, dhe pastaj më datë 29 do vijë në shenjën e Binjakëve. Ky muaj do ikë gjithashtu shumë shpejt por do çliroheni prej shumë gjërave që ju kanë rënduar; dhe kjo rëndesë do ju lehtësohet për shkak të gjërave që do arrini të kuptoni mbi veten. Do ndjeni se e meritoni më të mirën; se nuk keni pse t’i shpjegoni njerëzve pse ndjeheni kaq mirë, dhe do liroheni prej ndjenjës së fajit mbi eksperiencat që mendoni se janë gabime sepse nuk do i shikoni më si gabime. Do ju rritet vetëbesimi dhe e meritoni. Shumë njerëz në muajin prill do ndjehen shumë më socialë apo miqësorë se zakonisht. Do rrethoheni me njerëz që ju bëjnë për të qeshur, me njerëz që ju gëzojnë, me njerëz që ju mbështesin. Kjo do ju bëjë shumë mirë shpirtërisht. Mund dhe të njihni dikë të ri. Gjërat mund të ecin shumë shpejt. Ndonjëherë kjo gjë funksionon, dhe ndonjëherë jo, ndonjëherë është thjesht një histori e bukur e shkurtër, por ndiqni intuitën tuaj.
Mund t’ju afrohet dikush i cili nuk ka qëllime shumë të mira karshi jush, mund të jetë një person që afrohet si shok, një komshi i ri, një person që duket se do të dalë me ju, një ish. Peshorja është shenjë shumë intuitive; njerëzit nuk para e përmendin këtë aspekt të Peshores, por nëse dëgjoni intuitën tuaj, jeni në rregull.
Këtë muaj do jeni shumë të ngarkuar; me shumë gjëra, por prap do ju duket se nuk keni burimet e duhura për të ndërtuar atë që doni. Megjithatë në aspektin financiar Prilli është një muaj për të cilin Peshorja nuk duhet të shqetësohet fare, përkundrazi. Këtë muaj ju vijnë shumë gjëra të mira dhe mjafton të dini se gjërat do vijnë në kohën e duhur. Ndërkohë përpiquni që të çoni para gjërat që mund të çoni para tani, sepse vetëm kështu do arrini të dalloni çfarë duhet të bëni kur të vijë momenti, për të qënë gati.
Mundet që partneri t’ju ndihmojë për një projekt pune, pra të punoni bashkë. Do dallohet respekti i bukur i ndërsjellë që ndani me partnerin.
Prilli premton shumë gjërat ë mira për ju. Përpiquni që të bëheni pjesë e atij grupi Peshoresh që e lejojnë të mirën për veten. Ndonjëherë kur njeriu ka shumë ndjenjë faji brenda vetes por ndërkohë i vjen një mundësi e mirë për veten, e injorojnë sepse nuk ndjejnë se e meritojnë, por ky nuk ka pse të jetë rasti juaj (të paktën jo më). Keni të drejtën për të pranuar një jetë me harmoni, por duhet që zemra dhe mendja t’ju arrijë në atë nivel harmonie fillimisht, dhe pastaj mund të pranoni pa ngut çdo gjë (apo njeri) të mirë që ju vjen në jetë. Kjo mund të ndodhë në Prill.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman