Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjëreshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♍︎ Do ju hapen disa dyer të reja, jashtëzakonisht të mëdha këtë muaj. Prilli do ju sjellë një valë të madhe ndryshimesh. Jo vetëm ju por në përgjithësi muaji Prill është muaj shumë dinamik, ndoshta dhe muaji më “i çmendur” për mirë i vitit, për shkak se gjërat do lëvizin shumë shpejt, dhe për ju do ndryshojë dhe marrëdhënia që keni me anën tuaj më shpirtërore. Do ndodhin ngjarje në të cilat do ju kërkohet që të tregoheni të fortë por nuk do ju duhet të përpiqeni apo të mundoheni shumë. Thjesht jeni bërë njeri më i fortë, vetëdijen e keni shumë më të mirë dhe prilli do jetë një mundësi për të parë se sa larg keni shkuar, se sa afër vetes suaj jeni dhe sa paqe keni brenda vetes, pavarësisht se çfarë ndodh përreth nesh. Sezoni i Dashit është sezon ku të gjithë duan të bëjnë më shumë gjëra se kurrë dhe e bëjnë! Do arrin ita njihni veten shumë më mirë se zaonisht këtë periudhë. Marsi dhe Afërdita do jenë në shenjën e Peshqve gjatë prillit (jo gjatë gjithë muajit por të dy aty po shkojnë) dhe ky bashkim i Afërditës dhe Marsit në shenjën e Peshqve, tregon se nuk do keni frikë të kërkoni atë që doni nga çfarëdolloj natyre raporti. Do keni paratë që doni; jetën romantike që doni; jetën familjare që doni; suksesin profesional që doni; do keni çdo gjë, çdo gjë, çdo gjë që keni dëshirë të keni sepse nuk do pranoni më pak seç mendoni. Keni mundësinë që ta gjeni veten para një grupi të madh dyersh të cilat përfaqësojnë mundësi shumë të bukura. Pasi të keni gjetur guximin për të hyrë në këto dyer (duke përballuar disa frikëra brenda vetes që ju kanë bërë të mendoni se është më mirë ta mbani veten brenda zonës suaj të komfortit dhe t’i dorëzoheni pasigurisë në vend të optimizmit dhe besimit tek e ardhmja), do habiteni se sa larg do arrini të shkoni, se sa ndryshe dhe shumë më e mirë bëhet jeta për ju. Ndoshta e keni patur dhe më parë mundësinë për të shkelur në këtë territorin e ri, por e keni injoruar si mundësi për shkak se nuk ia keni dhënë vetes të drejtën për ta bërë këtë gjë më parë (dhe nuk ka qënë gabim sepse koha ka treguar se keni patur nevojë për të mësuar disa gjëra më shumë për veten) dhe tani jeni gati që të merrni një vendim shumë të rëndësishëm për veten. Tani e ndjeni se është e drejta juaj të jetoni plot dashuri dhe kënaqësi. Meritoni njerëz të mirë afër vetes, një shtëpi ashtu siç e dëshironi dhe çdo gjë siç e dëshironi. Do arrini që të festoni gjërat e vogla apo fitoret e vogla të jetës. Edhe nëse suksesi në një fushë ju vjen shpejt, do arrini që të ndjeheni të lumtur mbi këtë. Edhe nëse po visheni dhe bëheni pis, do e ruani qetësinë sepse nuk do doni të inatoseni me asgjë sepse jeni më të mençur se kurrë më parë dhe rrjedhimisht, ndjeni vlerësim për çdo gjë që shkon mirë. Edhe nëse ju derdhet shishja apo gota me diçka, e gjeni aspektin e mirë, si për hembull “të paktën s’u derdh e gjitha ose të paktën s’më vrau etj etj”. Gjithmonë ka diçka pozitive për të parë.
Ardhja e Afërditës në shenjën e Peshqve (nuk është sekret) është gjëja që më bën të mendoj se Prilli është muaji më i mirë i GATI DY VITEVE TË FUNDIT. e di që ka një rrezik të lartë ta them këtë sepse mund të keni tani pritshmëri shumë të larta, por do e marr këtë risk përsipër dhe do e them; prisni më të mirën nga prilli. Do keni mundësinë që të thelloni raporte të rëndësishme dhe do rritet vlerësimi që keni ndaj jetës, do ju zbukurohet perspektiva dhe kjo do jetë diçka e dukshme për të gjithë. Mund të gjeni dikë i cili i sheh gjërat në mënyrë shumë të ndryshme pre jush (nuk e di sa e mirë është kjo, unë jam më shumë për këndvështrim të përngjashëm, por nëse këndvështrimi mbi jetën është i përngjashëm dhe i mirë, por secili prej jush ka eksperienca dhe ndoshta profesione shumë të ndryshme, kjo mund ta bëjë më interesante raportin mes jush dhe personit tjetër). Në thelb personi tjetër do jetë një lloj mësuesi për ju; do mësoni shumë prej këtij personi. Keni shumë gjëra për të cilat mund të entuziasmoheni këtë muaj.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman
Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.