Akrepi, parashikimi i Muajit Mars 2024

Parashikimi i muajit është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program onlineBirth Chart Calculator


♏︎ Kjo është një periudhë tranzicioni dhe e ngarkuar. Energjia juaj është e shpërndarë por do tregoheni shumë inteligjentë. Do i vërtetoni diçka vetes dhe është shumë e rëndësishme që të investoni në suksesin tuaj.

Në javën e parë të muajit do gjeni një lidhje më të fortë me veten. Dikush ka pritshmëri jorealiste nga ju por ju mos harroni prioritetet tuaja. Mos bëni kompromise me veten, sidomos me vlerat tuaja. Java e parë e muajit është pak luftë me mendjen, po dhe përveç punës, ka dhe fusha të tjera që ju mundojnë. Mund t’ju kushtojë më shumë të bëni atë gjë që nuk doni se sa të humbni tani për të bërë më vonë diçka që ju përmbush.

Në javën e dytë nuk do ndjeheni shumë ambiciozë pavarësisht se puna juaj do e vërtetojë disiplinën dhe seriozitetin tuaj. Java e dytë e muajit është periudhë e mirë për të planifikuar diçka të vogël që ju entuziasmon.

Në javën e tretë do dalloni se çfarë ndjeni thellë brenda vetes dhe se çfarë pushteti keni mbi një situatë apo mbi një person të caktuar. Ndoshta vetë identiteti juaj është në një ndryshim dhe kjo është gjithmonë periudhë e frikshme por në fund të fundit, është e bukur për aq kohë sa ndiqni dëshirën e zemrës suaj. Jeni më të fuqishëm seç mendoni dhe ndoshta pikërisht të kuptoni dhe të njihni veten është ajo çka ju frikëson.

Në javën e fundit të këtij muaji me 31 ditë, do merrni një vendim shumë të rëndësishëm. Do merrni një vendim të rëndësishëm për qëndrueshmërinë tuaj mendore dhe emocionale edhe nëse nuk jeni të sigurt a do ju sjellë lumturi. Periudha e fundit të marsit është periudhë për tu arratisur pak nga bota por mos u zhysni tepër thellë, mos jetoni vetëm në botën tuaj sepse nuk jeni vetëm ju njerëzit tek të cilët mund të mbështeteni. Duhet të gjeni pikën e mesme sepse ky muaj do ju bëjë shumë të fortë. Është muaj i mirë për të ndryshuar dietën, për tu pastruar, sidomos në pjesën e parë të muajit, në mënyrë që sezoni i vitit të Ri astrologjik (sezoni i Dashit) t’ju gjejë, përveç se të fortë, edhe të shëndetshëm, me energji të reja.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping