Binjakët, parashikimi i muajit Mars 2024

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

♊︎ Ky është muaj pak a shumë i vështirë dhe transformues për që të gjithë. Do ndryshoni mënyrën se si reagoni, në vend të inatit dhe agresivitetit, ndoshta tani më në fund do mësoni se si të merrni frymë thellë dhe të lini pas një inat apo mllef brenda vetes që prek njerëzit përreth. Nga fundi i muajit do merrni një vendim. Marsi do ju mësojë se si të menaxhoni emocionalitetin. Ka mundësi që fytyra juaj të ngarkohet pak sepse ky është muaj që nxjerr problemet në sipërfaqe.

Në javën e parë do tregoheni më pak të drejtpërdrejtë gjatë kësaj kohe sepse ndoshta keni lënë pas një moment ku keni kuptuar se vendimet i keni marrë tepër shpejt, se jeni larguar shumë shpejt nga një situatë e caktuar ose e keni larguar dikë nga jeta juaj pa u menduar mirë, kështu që tani do jeni më të zmbrapsur.

Në javën e dytë të Marsit mund të ndjeheni shumë të vetmuar ose shumë të izoluar, dhe kjo mund të ketë ardhur për pasojë se keni pritur shumë nga një lidhje, më shumë seç ndoshta është e arsyeshme apo realiste. Filloni të mendoni se si mund të filloni të krijoni lidhje pozitive dhe të pjekura.

Në javën e tretë lidhja juaj me njerëzit do ndryshojë. Mësoni të bëni kompromis (tregohuni më bashkëpunues). Ndoshta do njihni një energji të re shumë më përmbushëse kur fokusoheni tek ajo që t’i jepni të tjerëve. Nga ana tjetër nëse keni frikë se nëse largoni dikë nga jeta juaj, do ngecni diku, mos e kini këtë frikë. Ju mund t’i përshtateni çdo ambjenti dhe nuk keni nevojë për dikë tjetër që ta arrini këtë gjë. Në javën e tretë të muajit ju favorizohen udhëtimet.

Në javën e katërt do dalloni se çfarë ju mungon për të hapur një derë të caktuar, por do e dini që çleësi fshihet diku përreth. Mund të keni për të bërë një rrugë, një udhëtim, dhe gjërat s’i keni plotësisht të qarta por kjo paqartësi është e përkohshme dhe ju duhet ta dini edhe vetë këtë gjë tashmë. Ky nuk është momenti për tu bërë të padururar. Keni ende shumë për të mësuar… por për gjërat që doni të ndryshoni, duhet ta dini se e keni vetë timonin në dorë.

Duhet të përpiqeni të gjeni çelësin këtë muaj dhe do e gjeni nëse i jepni vetes pak kohë për tu përqëndruar. Qiell të mbarë.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping