Bricjapi, parashikimi i muajit Mars 2024

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe Sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program onlineBirth Chart Calculator


Bricjapi këtë muaj ka mundësi për të shfrytëzuar bonuse, rritje në shitje dhe dhurata. Në të gjitha shenjat dua të përmend faktin që jemi në një fundviti astrologjik sepse përpara se të fillojë viti i ri me fillimin e periudhës së Dashit më datë 20 Mars (pas orës 4 të mëngjesit). Duhet të bëheni më të ndërgjegjshëm mbi atë që duhet të lini pas në jetën tuaj dhe atë që duhet të përqafoni. Ky ndryshim energjie ndodh çdo vit dhe çdo vit duhet të përgatitemi për ca sakrifica në mënyrë që të fillojmë të korrim gjërat që duam nga viti i ri astrologjik.


Në javën e parë të muajit, ndjeheni të konsumuar, të shtrydhur nga njëmijë drejtime të ndryshme. Doni që të fitoni kontrollin dhe të shijoni pak më shumë jetën. Ju pëlqejnë sfidat sepse jeni ai cjapi i maleve që do të kapërcejë sa më shumë sfida dhe të arrijë në majën më të lartë. Nëse shikoni një rrugë të thjeshtë apo pa shumë pengesa, ju jep përshtypjen se kjo rrugë nuk do ju çojë drejt majës më të lartë, kështu që zgjidhni rrugën e vështirë me fitoren më të madhe. Shijojeni atë që keni arritur por me kujdes se mos harroni të shtrini këmbët sa keni jorganin.


Java e dytë e muajit do jetë shumë e mirë për ide, do jeni shumë kreativ. Mund të planifikoni dhe ta keni më të qartë atë se çfarë duhet të bëni tani për ta kënaqur veten më vonë.
Në javën e tretë do zgjoheni nga një gjumë emocional. Gjërat që në fakt ju janë dukur si diçka ndryshe nga ajo që vërtetë janë, do i dalloni tani. Edhe pse përballja me të vërtetën duket pak e ashpër, në fakt është bekim. Mund të haseni me njerëz që mendojnë se ia keni për borxh shërbimin tuaj.


Në javën e katërt do njihni njerëz. Do përfshiheni në grupe të reja miqësore. Duhet të përpiqeni që ta shprehni pasionin tuaj në mënyrë që të gjeni vendin e dëshiruar.
Në përgjithësi këtë muaj përpiquni që të mos shkoni pas mendimeve të errëta apo shkurajuese. Duke qënë se jemi nën energjinë e Peshqëve dhe është pak energji e hutuar dhe e mjegulluar për ne njerëzit që jetojmë në një botë fizike, është periudhë konfuze por përfundojeni listën e gjërave për të bërë.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping