Demi, Parashikimi i muajit Mars 2024

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në DemHënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Demit. Për të gjetur shenjat e këtyre tre pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♉︎ Do përfundojmë vitin e vjetër dhe fillojmë një vit të ri në kalendarin astrologjik, sepse jemi në periudhën e Peshqëve, dhe Demi është pak i lodhur. Po ndërtoni një strukturë të re për ditën tuaj. Nëse njerzit ju kanë vendosur në një pozicion të parehatshëm, kjo do ndryshojë shumë. Progresi juaj do jetë shumë i dukshëm.

Në javën e parë të muajit do punoni me aspektin tuaj emocional. Do shëroheni nga një sfidë e madhe emocionale e kohëve të fundit.

Edhe në javën e dytë ju duket sikur nuk po ecni dot shumë shpejt. Përpiquni që të shijoni atë që bëni dhe të bëni maksimumin. Mund të eksperiemntoni pak me formulën tuaj të punës. Provoni pak gjëra të reja dhe mos u frikësoni. Mund t’ju duket se duhet të prodhoni vazhdimisht dhe se ngarkesa e punës nuk përfundon kurrë… por mos prisni që të përfundojë dhe thjesht organizojeni kohën tuaj më mirë – që të mos lini pa bërë ato gjëra që doni t’i hiqni nga lista në fund të ditës.

Në javën e tretë të muajit energjia juaj është shumë pozitive. Do ju bënte mirë të rrinit pranë njerëzve (pozitivë) të shenjës së Shigjetarit gjatë kësaj kohe. Tregohuni të kujdesshëm gjatë javës së tretë të muajit sepse kjo javë tregon shumë mbi ecurinë e të gjithë muajit të periudhës së Dashit. Kapuni pas rutinës, pas asaj që është e parashikueshme dhe shkoni diku për të relaksuar trupin gjithashtu.

Në javën e katërt të muajit keni mundësi për tu përfshirë në një lidhje të re ose për t’ia filluar nga e para me partnerin tuaj dhe të forconi më shumë lidhjen. Ju jeni një prej vendimarrësve më të përkushtuar të shenjave të Zodiakut dhe nuk keni arsye pse të vonoheni në vendimarrjet tuaja në fund të muajit.

Këtë muaj marsi në përgjithësi ka mundësi që të keni shumë shpenzime, dhe duhet të dalloni pak se çfarë po ju kushton kaq shumë para dhe mbi të gjitha, cfarë po ju merr tepër kohë. Mund ta krijoni ju realitetin tuaj por duhet të keni besim në një gjë më të madhe se vetja. Jeni të lodhur dhe prej kësaj ju këshillohet të pushoni që pastaj të merrni një vendim të mençur.

Qiell të mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping