Gaforrja, parashikimi i muajit Mars 2024

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në GaforreHënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♋︎ Mund të përjetoni një fitore shumë të mrekullueshme këtë muaj por që do ju japë shumë shumë përgjegjësi. Gaforrja ka aftësinë që t’i përshtatet shumë mirë një ambjenti të ri, më mirë se ndoshta kushdo shenjë tjetër, sepse dejtoheni nga Hëna e cila drejton mendjen… kjo është një periudhë kur do rregulloni shumë gjëra dhe do shfryni shumë energji negative të akumuluara gjatë viteve 2022 dhe 2023. Ndoshta është e pashmangshme që të ndjeni njëfarë mërzieje por gjithashtu do ndjeni shumë energji. Nga data 20 Mars e tutje, gjërat në punë do ecin më lehtë.

Në javën e parë të muajit do dalloni se, edhe pse ndoshta prej shumë kohësh, duhet të ndryshoni imazhin që keni për veten dhe imazhin që të tjerët kanë për ju. Duhet të aftësoheni pak në njohjen e vetes dhe në prezantimin tuaj para të tjerëve. Muajin e shkuar ju është dashur që të izoloheni pak dhe të përpiqeni që të gjeni atë dritën brenda vetes për të tërhequr njerëzit e duhur në jetën tuaj por për shkak të pavendosmërisë, mund të jeni të paqartë mbi atë se kë duhet të mbani pranë.

Në javën e dytë mund t’i riktheheni realizimit të një qëllimi të cilin e keni për zemër. Mund të dalloni se keni anashkaluar një detaj i cili në fakt ndikon shumë në të gjithë pjesën tjetër.

Në javën e tretë të muajit do bënit mirë të pranonit ato gjëra që nuk janë më pjesë e të tashmes suaj. Kjo javë do ju gjejë shumë optimistë. Njerëzit që do ju kenë pranë, do përfitojnë prej mençurisë në fjalët tuaja – ata që do e kuptojnë atë që do thoni.

Në javën e katërt të muajit do ju hapet zemra dhe do jetoni një moment shumë të mirë. Kini besim tek të tjerët. Mund të jetoni një fillim të ri të cilin nuk keni menduar se do e kishit. Keni mundësinë që të keni një sukses të jashtëzakonshëm në karrierë këtë muaj dhe të lidheni me shumë njerëz. Është muaj vërtetë i bukur për ju dhe ajo që doni do ju vijë në mënyrë shumë të natyrshme. Nuk keni pse të mundoheni shumë që të kontrolloni situatën sepse situata do shkojë vetë aty ku doni. Ndonjëherë ndodh dhe kështu!


Qiell të mbarë!

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping