Luani, parashikimi i muajit Mars 2024

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në LuanHënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, plotësoni të dhënat në këtë program online: Birth Chart Calculator


♌︎ Shenjat e zjarrit janë jashtëzakonisht shumë të ngarkuara tani. Gjatë këtij muaji duhet të përpiqeni të dalloni se kush ju përkrah dhe kush jo. Që prej Janarit gjërat kanë ndryshuar shumë brenda jush. Ju jeni ai që drejtohet nga ai që drejton sistemin tonë diellor dhe njerëzit kanë tendencën që të hedhin sytë nga ju atëhere kur kanë nevojë për vlerësim apo për të vërtetuar vlerën e vetes, por kjo juve, edhe pse jeni ju më të aftit për ta përmirësuar humorin e dikujt tjetër, mund t’ju rraskapisë. Meqë ra fjala tek Dielli, përpiquni të rrini nën rrezet e tij. Ndonjëherë rrezatoni dhe mendoni se edhe të tjerët kanë të njëjtën energji si ju. Vëzhgojini njerëzit dhe mos u lodhni me ata që “vuajnë për Diell”. Mbani afër ata që kanë kurajon dhe mirësinë për të rrezatuar ashtu si ju, përndryshe nuk kanë vend në jetën tuaj.

Në javën e parë të muajit Mars keni një shpenzim për veten, dhe bëjeni sepse e meritoni. Në punë do dilni të parët. Në karrierë apo në një eksperiencë tjetër, do fitoni më shumë se dikush tjetër. Mos harroni atë shprehjen që, nuk gjykohet një peshk nga aftësia e tij për të ngjitur një pemë… edhe ju duhet të mbështeteni tek talentet tuaja dhe prej atij talenti të ndërtoni jetën tuaj.

Në javën e dytë lidhjet tuaja me të tjerët mund të bllokohen. Në javën e parë të muajit mund të keni bëni progres tek kjo gjë, por do ndjeni një zmbrapsje në javën e dytë. Mos dyshoni në intuitën tuaj megjithëse kjo do jetë prirja e javës së dytë për ju. Mund të keni intuitën më të zhvilluar se çdo shenjë, por mungesa e besimit tek intutita prish punë.

Java e tretë është e mrekullueshme. Do e shijoni shumë momentin e ekuinoksit, ardhjen e Diellit në shenjën e Dashit, fillimin e vitit të ri astrologjik. Nuk është thjesht fundi i një kapitulli por është fundi i një ecje në një tunel të zymtë që mund të ketë nisur në fillim të vitit të shkuar astrologjik, pra që në le të themi, Mars-Prill 2023, dhe tani ai kapitull do mbyllet.

Në javën e katërt të muajit do merrni një këshillë dhe ndihmë për karrierën tuaj.

Këtë muaj do njihni ose do dilni me njerëz që kanë një të ardhme të mirë përpara dhe do ndjeheni më shumë mes të barabartëve.

Qiell të mbarë!

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping