Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator.
♎︎ Marsi për Peshoren duket se është një muaj ku shëroheni, ku mësoni të ngirheni sërisht në këmbë. Keni disa kohë që merreni me përfundime, funde, dhe ndoshta kjo periudhë është periudhë për tu shëruar dhe për të vazhduar më tej me eksperiencën tuaj. Do ballafaqoheni me mangësinë tuaj për të marrë vendime të ftohta apo të vendosura. Edhe pse gjërat nuk vijnë në një konkluzion tani, këtë muaj do ndërtoni një bazë të mirë për atë që vjen.
Në javën e parë të muajit mendja juaj e mprehtë përzihet me një energji shpirtërore dhe duhet të lini pas gjëra që ju mjegullojnë gjykimin. Javën e parë duhet t’i jepni vetes mundësinë për të hequr dorë nga gjërat e pashëndetshme për të qartësuar mendjen. Jo vetëm gjëra por edhe njerëz që nuk ju bëjnë mirë. Jeni të favorizuar që të lini pas të keqen dhe të gjeni ndihmën dhe forcën për tu kthjelluar.
Në javën e dytë përpiquni të mos vozisni kundër rrymës. Tregohuni të guximshëm dhe bëni një plan të ri për veten, një plan për të lëvizur, për të ndryshuar punë. Gjithashtu në javën e dytë të marsit dikush prej jush mund të fejohet mund t’ju propozojnë për tu lidhur ose nëse ky nuk është rasti, nëse shumë prej jush nuk i ka ardhur momenti për këtë gjë, mund të “martoheni” me karrierën, pasionin ose me punën tuaj, pra të nisni një përgjegjësi. Lejojani vetes të bëni atë që doni.
Në javën e tretë është periudha kur ndjeheni të çorientuar dhe jo shumë të favorizuar nga fati, po pak a shumë shumë njerëz do ndjehen kështu sepse do jetë periudha e ekuinoksit të pranverës, periudhë kur fillon viti i ri astrologjik me ardhjen e Diellit në shenjën e Dashit. Mungesa e dritës në fund të tunelit është e përkohshme.
Në javën e katërt ndoshta njerëz të së shkuarës di duan që t’ju afrohen. Mund të mos e kuptoni mirë se pse ndjeni një dhimbje të caktuar por në fakt kjo dhimbje do marrë një përgjigje shumë shpejt. Këtë muaj do ndërtoni një realitet të ri për veten. Ky realitet mund të jetë më shumë në botën apo në kokën tuaj, megjthatë për njerëzit nga jashtë do dukeni njësoj. Shijojeni ndërtimin e një figure të re të vetes.
Qiell të mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman