Shigjetari, parashikimi i Muajit Mars 2024

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♐︎

Pavarësisht se ky është muaji i Peshqëve, dhe ka një energji apo një tym mjegullues në mendjen e të gjithëve, përfshirë dhe ju sigurisht, është e pamundur të mos entuzismohem për muajin Mars sepse është i mbushur me vendosmëri, gëzim dhe arritje për ju. Ka shumë shkëlqim dhe fat ky muaj për Shigjetarët. Investoni energjinë tek mirënjohja për gjërat që keni sepse sakrificat do ju shpërblehen shumë.

Në javën e parë të muajit mund të jeni duke planifikuar një udhëtim të jashtëzakonshëm. Në dy javët e para në fakt nuk është e lehtë që të planifikoni por është si një lloj periudhe e tillë kur sëmuresh nga gripi dhe e di që do përfundojë, dhe thjesht pret që një gjë e tillë të ndodhë. Mund të investoni (shumë) në garderobën dhe paraqitjen tuaj.

Në javën e dytë të muajit mund të zbaviteni shumë, dhe për shumë prej jush kjo javë do jetë shumë e rëndësishme dhe mund të merrni lajme apo vendime që ndikojnë thellësisht në të ardhmen tuaj të afërt dhe të largët. Merrni pak kohë për të kuptuar se cilat marrëdhënie janë të duhurat për ju, çfarë duhet të përfundojë. Ata prej jush që kanë ndryshuar ambjentin, po ia dalin shumë mirë në mjedise të reja.

Në javën e tretë të muajit përpiquni që ta rrethoni veten me miq dhe krijoni miqësi të reja. Mund të njihni dikë që ia vlen dhe jepini vetes një mundësi.

Në javën e katërt të muajit ka mundësi që të hyni në një cikël të ri në të cilin nuk ka vend për drama dhe konfuzion në mënyrë që të rrini pranë dikujt, sepse do keni më pak konfuzion me veten tuaj. Shumë lidhje tuajat do ndryshojnë. Beqarët do kenë shumë mundësi. Do hidhni një bazë konkrete për një plan konkret. Mund të përfshiheni në disa situata apo ngjarje që nuk janë shumë të këndshme por do dilni faqebardhë. Hiqni dorë prej atyre gjërave që gjithsesi do ju largohen këtë muaj. Bëni paqe me faktin se gjërat janë gjithmonë në ndryshim.
Qiell të mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping