Ujori, parashikimi i muajit Mars 2024

Parashikimi i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

♒︎ Në përgjithësi këtë muaj kemi fillime të mëdha dhe të rëndësishme por Ujori veçanërisht. Ju është dashur të mësoni gjatë muajve të fundit se si të merrni frymë, se si të kaloni ekstremitete emocionesh. Megjithatë ky është muaj jo i mirë për të planifikuar të paktën deri në javën e tretë të muajit. Ne vetëm tani po dalim nga cikli i ngjarjeve që kanë nisur me 2023, sepse astrologjikisht Marsi – sezoni i Peshqve është fundviti. Këtë muaj do mbyllni një kapitull të tërë dhe kjo është rrjedhojë e një ndryshimi të mentalitetit dhe të filozofisë suaj.


Java e parë e muajit është java më zbavitëse. Përveç kësaj, dikush mund t’ju kthejë kurrizin ose t’ia ktheni ju kurrizin dikujt. Një gjë që është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për ju, nuk është njësoj për këtë personin tjetër. Ai person mund të përpiqet ose të jetë përpjekur që të manipulojë mendimin tuaj por ju i keni kthyer ose do i ktheni shpinën.
Në javën e dytë mund të çliroheni prej një kafazi ku e keni futur vetë veten ose një kafaz në të cilin iu ka futur një person narcist, një njeri që sheh vetëm veten dhe ju përdor dhe ju gjykon si objekt. Dmth, për të mos iu futur shumë thellë, (nëse doni unë kam disa artikuj mbi narcizmin dhe shpresoj të gjej kohën t’i shtoj) po ideja është që do luftoni një njeri shumë egoist dhe do dilni nga litarët me të cilët ju ka lidhur.


Në javën e tretë të muajit mund të gjeni guximin për të ndjekur misionin tuaj të vërtetë, dëshirën e vërtetë të zemrës suaj. Lidhjet tuaja me të tjerët do jenë më të ngrohta dhe do ndjeheni shumë vetvetja në përgjithësi.
Në javën e katërt keni mundësi për të njohur dikë të ri që vërtetë mund të bëjë një ndryshim në jetën tuaj. Ata që janë në çift mund të rikthejnë pasionin pas një momenti të ftohtë. Mund të takoni njerëz që janë shumë në kontroll të jetës së tyre. Mund të mësoni shumë prej këtyre njerëzve. Këtë periudhë duhet të pranoni vlerat e traditës. Energjikisht kjo është e komplikuar për ju sepse ju drejtoheni nga energji të kundërta në astrologji; Saturni që lidhet me traditën dhe Urani që lidhet me inovacionet dhe rebelimet. Do çlironi helme mendore dhe fizike dhe në fund të muajit do ndjeheni shumë më të shëndetshëm.

Qiell të mbarë

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping