Akrepi & Ashendenti Akrep, Parashikimi i muajit Prill 2024

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

E ndjeni shumë Mërkurin e zmbrapsur sepse po ndodh në shenjën tuaj “shoqe”, në shenjën e Dashit, e cila ashtu si ju, drejtohet prej planetit të Marsit. Ka shumë keqkuptime, mosmarrëveshje, keqinformime mbi të gjitha, të cilat kanë qënë prezente që prej muajit të shkuar dhe vazhdojnë edhe deri më datën 24 Prill (megjithëse efekti zgjat dhe deri në 10 ditë më pas). Megjithatë kjo është vetëm një pjesë e muajit tuaj. Marsi ka ardhur në shenjën e Peshqve dhe kjo ju shtyn që të komunikoni shumë, që të shprehni atë që ndjeni, dhe dikush mund të ndjejë vërtetë nevojë që ju të shpreheni, por energjia juaj është e ngarkuar me frikë dhe pasiguri, paqartësi. Gjërat po ngarkohen, energjia është shëmtuar disi mbi veten tuaj (dhe jo ju) dhe kjo ju ka peshuar shumë. Nëse doni dikë t;ju rrijë afër, duhet t’ia thoni. Nëse doni të filloni një punë të re, duhet të kërkoni. Duhet të hapni gojën dhe të flisni këtë muaj.

Mos ngecni tek mendime që ju shtyjnë të pyesni veten “po sikur, cfarë do ndodhte, si do ishte jeta ime?” Jeta nuk është ajo që mund të bënit, apo të shijonit, por është ajo që është tani, ajo përpjekja që bëni tani. Mund të keni dikë pranë i cili ju do shumë, që do të rrijë pranë jush, megjithatë askush nuk do t’ju detyrojë që të bëni diçka çfarëdo.

Hapeni mendjen dhe zemrën ndaj rrethit tuaj shoqëror dhe falini diçka prej vetes njerëzve përreth. Mund të keni frikë të lëvizni para dhe të humbisni pavarësinë tuaj, por ky person nuk e ka fare në mendje që të flakë tutje pavarësinë tuaj (sepse është po aq i pavarur sa ju).

Ky është muaj ku të gjithë grushtohen energjikisht dhe tregohen më agresivë se zakonisht në komunikim. Tani në jetën tuaj po ndodh një tranzicion, një periudhë transformimi, ndryshimi. Është shumë qetësi përreth dhe e vetmja gjë që po dëgjoni tani janë rrahjet e zemrës. E dini se ku nuk doni të përfshiheni sepse i keni bërë disa gabime në të shkuarën dhe nuk doni t’i përsërisni prap. Jeni të aftë të shmangni një përgjegjësi të panevojshme. Ndoshta jeni të pasigurt se çfarë doni të realizoni, se në çfarë gjëje doni të përkushtoheni. Atë që doni ta merrni, mund ta merrni. Nuk është e vështirë. Mjafton të flisni por ajo që duhet të bëni kësaj rradhe është që të veproni ndryshe. Jo se i bëni gjithmonë gjërat gabim por nëse doni një rezultat tjetër, duhet t’i qaseni ndryshe situatës.

Ndoshta nuk ndjeheni ende gati për dicka, nuk ndjeheni tamam të përgatitur për tu hedhur me të dyja këmbët në një situatë të caktuar dhe nuk ka problem. Megjithatë të tjerët do duan t’ju shtyjnë, dhe kjo do ju shtyjë që të rezistoni më shumë. Nuk është se ndjeni frikë domosdoshmërisht por ndoshta një mungesë vullneti.

Komunikimi mes jush dhe të tjerëve do jetë shumë i sinqertë, jashtëzakonisht dhe maksimalisht i sinqertë. Mund të dëgjoni prej dikujt, t’ju telefonojnë e t’ju shkruajnë, por edhe ju do i kontaktoni të tjerët. Megjithatë do e përmbani veten, do e kontrolloni veten sepse nuk doni të jepni idenë se vetëm prej faktit që po komunikoni me dikë, nuk do të thotë se jeni gati për tu përfshirë. Njerëzit mund të irritohen me ju kështu që, më mirë të mos flisni fare. Nëse keni mundësi për të pritur, prisni atëhere dhe mos ngacmoni ujin as edhe pak nëse s’keni ndërmend që të përfshiheni. Nga njëra anë nuk ndjeheni gati, nga ana tjetër nuk doni që të hiqni dorë plotësisht, ndoshta jeni në një pozicon të vështirë: mes shërimit emocional dhe ecjes përpara.

Ju jeni shumë të ndërgjegjshëm mbi emocionet tuaja dhe të zmbrpasur sepse doni ta ruani veten. Në njëfarë mënyre e dini se si ndjehet tjetri pasi ju bëni një veprim të caktuar, e parashikoni reagimin shumë shpejt. Megjithatë tani do ishte mirë që të ndryshoni mënyrën se si veproni sepse, sic e shkruajta dhe më lart, e keni të qartë që nëse doni të keni sukses, duhet të ndryshoni pak mënyrën se si veproni.

Tani ndryshimi më i madh është brenda jush, fokusi është tek përmirësimi i vetes suaj, dhe kjo është e vështirë (sepse ju është aktivizuar energjia e fushës së gjashtë astrologjike, e cila drejtohet prej Virgjëreshës, dhe lidhet shumë me perfeksionizmin, i cili është stres më vete).

Keni frikë se mos konsumoheni shumë me dikë apo me një situatë të caktuar, por nuk e besoj se frika juaj të ketë arsye të vërtetë, pra që të jetë e bazuar në simptoma reale le të themi. Keni mundësi për të zgjedhur por e bëni zgjedhjen më të vështirë sec është në të vërtetë… është në kokën tuaj më shumë se në realitet. Ndoshta tani jeni në një moment të cuditshëm, një fokus të madh e ka karriera dhe fakti se në atë pjesë gjërat po ecin shumë mirë, ndërsa tani pas periudhës së Peshqëve, kur gjërat nga data 19 Shkurt deri në 20 Mars kanë qënë super të cuditshme, super të paqarta, preferoni të refuzoni apo të mohoni atë që ndjeni, megjithëse ajo gjë, cfarëdo të jetë, aty mbetet, sado që ta mohoni.

Mos ia mohoni vetes gjërat e mira. Gjërat e mira janë të lehta tani, nuk janë shumë të vështira për tu arritur. Mund të keni pranë një njeri që është i përshtatshëm për ju, që nuk përfaqëson ekstremin tjetër tuajin, por diçka të mesme, gjë që e bën opsionin më të mirë për ju. Megjithatë këtë muaj ju nuk dini cfarë të bëni. Preferoni të fokusoheni tek gjërat që nuk kanë gojë të flasin, që i keni nën kontroll (disi më shumë), pra tek puna. Urën e komunikimit me dikë e keni të hapur, por asnjëri prej jush nuk ofron asgjë sepse Mërkuri është i zmbrapsur dhe asgjë nuk realizohet tamam tani. Gjithashtu as nuk i premtoni asgjë njerëzve, dhe kjo mund t’i rraskapisë njerëzit që duan të realizojnë bashkëpunimin, marrëveshjen apo bashkimin me ju. Gjithsesi kjo nuk është fare përgjegjësia juaj, por nëse doni që urat të rrinë të hapura, duhet të jepni dicka, sepse askush nuk do investojë tek dikush që qartësisht nuk do të mundohet. Jepni më shumë këtë muaj dhe mos i largoni tutje. E shkuara ka ikur dhe tani duhet të mendoni për të ardhmen. Kjo situatë e këtij muaji është ndryshe nga ajo që keni jetuar në të shkuarën.

Ju uroj veç më të mirën.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping