Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
Mund të keni ndjerë shumë melankoli këto kohë. Ndoshta pesimizmi nuk është fjala e duhur, por mund të jeni ndjerë pak të lodhur dhe këtë energji e keni reflektuar tek financat, tek marrëdhëniet tuaja me njerëzit, tek puna, etj. Ajo që po ndodh përreth, është një reflektim i botës suaj të brendshme. Megjithatë transformimi është një proces i vazhdueshëm dhe është ceshtje kohe derisa të arrini në anën tjetër të tunelit. Ndërkohë po jetoni një moment pastrimi shpirtëror, një moment gjatë të cilit po pranoni se nuk do e vrisni mendjen për të kontrolluar cdo gjë në jetën tuaj, se mund ta përballoni çdo gjë në të tashmen dhe nuk do e vrisni shumë mendjen mbi të ardhmen. Kur vret mendjen shumë për të ardhmen, është e vështirë që të shijosh të tashmen apo jo? Por nëse sot tregoheni sa më autentikë dhe bëni atë që vërtetë keni më dëshirë, e tashmja nuk mund të jetë aq e vështirë.
Në përgjithësi ju e përfaqësoni veten me reputacionin që keni, me statusin, dhe nëse s’ndjeni se e keni aty ku doni këtë gjë, e humbisni shumë identitetin tuaj, por nuk duhet ta përfaqësoni veten me gjëra që janë jashtë jush, sepse është e pashëndetshme dhe e lodhshme. Ju jeni më shumë, jeni shumë të mencur.
Ka shumë mundësi që tani që Mërkuri është zmbrapsur, dikush do t’ju thotë dicka, t’ju japë një këshillë, e cila mund të ketë të bëjë me familjen, ose të jetë një njeri i familjes (duke qënë se Mërkuri është në shenjën e Dashit, shenjë e cila për ju aktivizon fushën astrologjike të familjes). Ndoshta ky person do ndikojë pozitivisht tek ju, do tërheqë vëmendjen tuaj në një mënyrë të mirë, dhe do ishte mirë që t’ia dëgjonit fjalën, edhe pse mund të mos reagoni shumë mirë apo të mos reagoni në mënyrën se si ky person do shpresonte. Megjithatë është në interesin tuaj që të prisni tani.
Ka mundësi që dikush t’’ju ankohet shumë, t’ju bezdisë me të rrahurat mbi shpinë. Nga njëra anë mund të jetë që ju e keni të vështirë që të lexoni dikë, një njeri që mund të jetë Akrep ose që ka shumë energji Akrepi në hartën e vet. Një gjë e mirë këtë muaj është që theksohet komunikimi i sinqertë mes jush dhe të tjerëve. Edhe nëse kjo ju lodh pak, ta dini se po ju flasin se ju duan, jo se flasin nga frika apo nga ndonjë ndjenjë negative.
Mund të jeni duke pritur dicka dhe këtë muaj mundësia më e madhe, sidomos gjatë tre javëve të para, është që ende do prisni mbi atë situatë. Ndoshta planet tuaja do lihen pezull pak tani dhe
Dikush këtë muaj mund të jetë duke u përpjekur që të balancojë veten duke ju vendosur ju në anën tjetër të peshores… megjithatë pyetja është, a doni të qëndroni aty? A mund t’ia ofroni atë gjë dikujt? Keni një energji shkëputjeje këtë muaj, një analizë të thellë mbi veten. Një pjesë të vetes e shikoni tek dikush tjetër. Ndoshta personi tjetër është më i papjekur se ju ose ka bërë më pak rrugë në zhvillimin e tij shpirtëror.
Ky do ishte një moment i mirë për tu larguar pak nga të gjithë. Rrini pak kohë vetëm, dilni në natyrë, ecni në fundjavë ose gjatë ditëve kur keni pushim. Mendohuni për gjërat. Lëreni natyrën t’ju drejtojë dhe t’ju udhëheqë. Përgjigjet tuaja i keni brenda vetes.
Dikush mund të vijë t’ju japë dicka, një informacion, një mundësi për të ecur përpara, ofertë pune, ofertë dashurie, dhe prej kësaj do ecni para, me shumë forcë. Prilli është muaj vërtetë interesant dhe i mirë për ju.
Do jetë shumë e rëndësishme për ju që të dalloni që kur njerëzit trokasin në dyert tuaja, se si i përgjigjeni të tjerëve. Ka shumë mudnësi që njerëzit që duan vëmendjen tuaj, të jenë shenjat të ajrit, shumë komunikuese. Ndoshta do vini në pikëpyetje pjekurinë e personit tjetër, sepse dikush mund të thotë dicka që ju do e thonit ndoshta vite më parë, por tani që dini dicka më shumë, nuk do guxonit ta bënit një gjë të tillë, si personi tjetër. Kështu që, kjo është një situatë ecila ju mëson se fuqia e mendjes është fuqia më e madhe që kemi. Çdo ditë bëjmë zgjedhje të cilat po t’i bëjmë në bazë të mendjes dhe në bazë të një ndërgjegjeje të zhvilluar, e cila e di gjithmonë se çfarë është më e mira për ne, mund të ecim shumë përpara, dhe kjo është mundësia që ju keni këtë muaj në mënyrë të theksuar. Do pranoni përgjegjësi mbi mendimet tuaja, mbi mënyrën se s ii ktheni përgjigje dikujt, etj.
Ka mundësi që të merreni me një shenja ajri në dashuri dhe ka shumë mundësi që të zgjidhni problemet apo keqkuptimet mes jush me kalimin e ditëve, edhe pse kjo s’do të thotë domosdoshmërisht se do e mbani pranë këtë person, por që të dy arrini ta kuptoni njëri-tjetrin.
Duhet të përpiqeni që të tregoheni të mencur në kiminë që ndjeni me dikë tjetër, sepse kjo mund të jetë ajo që ju ka munduar gjatë dy viteve të fundit. Tani është shumë e rëndësishme që të tregoheni të sinqertë me veten. Në qoftë se ndjeni se diçka nuk po shkon mirë, keni 100% të drejtë. Ju uroj vetëm më të mirën këtë muaj.
Qiell të mbarë.
Bricjapi eshte ashendetja ime dhe praktikisht ti ke pershkruar si une jam ndjere dhe disa ndodhi te muajit prill qe perkojne totalisht me pershkrimin tend 😉
Super <3