Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
Kjo është një periudhë shumë entuziasmuese jo vetëm për ju por edhe për të gjithë, sepse Dielli është në shenjën tuaj, dhe mezi e kemi pritur (ndoshta dhe pa e ditur) fillimin e qëndrimit të Diellit në shenjën tuaj, gjë që ndodhi më 20 Mars. jeni shenja e parë e dymbëdhjetë shenjave dhe me ju fillon viti i ri astrologjik. Fokusi i këtij muaji është në përgjithësi tek paratë dhe tek puna. Mërkuri i zmbrapsur na shtyn që të themi ato që kemi për të thënë, t’i nxjerrim nga mendja, dhe të ecim përpara. Kishim Hënën e plotë në shenjën e Peshores më datë 25 Mars, dhe ishte energji jashtëzakonisht shumë intensive, por është një moment që shëron teksa thekson dhimbjen apo lëndimin tonë, lëndime të shkuara, dhe situata që na rikujtojnë mbi situata të ngjashme, që na bëjnë të ndjehemi njësoj, por që tani na mësojnë që t’i gjykojmë ndryshe. Lejonini njerëzit që t’ju mbështesin sepse njerëzit vërtetë që duan të festojnë me ju këtë muaj.
Këtë muaj energjia juaj është pak më agresive, sepse keni shumë energji. Shumë njerëz duan që të kenë vëmndjen tuaj tani, edhe pse jeni vetë të lodhur sepse periudha aktuale e Afërditës, Marsit dhe Saturnit në shenjën e Peshqëve na detyron që të përballemi me gjëra të thella brenda vetes, ju rraskapit ju dhe të gjithëve. E kontrolloni vetë jetën tuaj dhe kjo është një periudhë kur fokusoheni tek progresi financiar, tek thellimi i lidhjes suaj me të tjerët.
Mund të keni më shumë dëshirë që të dilni për të kërcyer, dhe kërcimi është eksperiencë shumë shpirtërore. Shumë njerëz do duan që të flasin me ju, edhe njerëz që do donit që të mos ju afroheshin, si ish të dashur, ish të dashura, shokë pranë të cilëve nuk ndjeheni shumë rehat, etj etj. Tendenca juaj këtë muaj, me këdo ndoshta që keni përreth, është që të flisni pak më shumë, të hapeni me të tjerët, por duhet të tregoheni të kujdesshëm se mos mënyra se si i thoni gjërat lë një përshtypje të gabuar.Â
Këtë muaj do filloni të shikoni frytet e punës suaj dhe do thelloni lidhjet tuaja me njerëzit. Ka shumë mundësi që të lidheni më shumë me veten, ndoshta nëpërmjet kërcimit, nëpërmjet meditimit, nëpërmjet aktivitetit fizik, etj. Do jeni shumë tërheqës këtë muaj duke qënë se energjia dhe forca juaj është shumë e madhe. Ndoshta e dini dhe intutivisht se dikush nga e shkuara do ju shkruajë, pavarësisht se e dini apo nuk e dini se Mërkuri është i zmbrapsur, kështu që kur t’ju shkruajë, nuk duhet t’ju surprizojë, por kjo nuk do të thotë se duhet t’ia hapni derën nëse situata nuk ka qënë ndonjëherë premtuese me atë person.
Nga gjërat që keni filluar të ndryshoni apo nga gjërat në të cilat keni filluar të investoni që në fillim të vitit, do shikoni të mira tani: qofshin të mira financiare apo një përmirësim në lidhjen tuaj me dikë. Këtë muaj jeni veçanërisht të qartë mbi vlerën e gjërave që keni, dhe doni të luftoni për t’i mbrojtur, për t’i ruajtur, sidomos për të ruajtur ritmin e gjërave në punë, në sipërmarrje, në projekte….
Gjithsesi brenda vetes juaj jeni shumë konfuzë, ama ndonjëherë e habisni veten, të gjithë e habisim veten kur arrijmë dicka që kemi menduar se nuk do e arrinim dot, dhe pastaj habitemi se si gjërat shkuan kaq mirë, dhe ky është pikërisht muaj i tillë. Kjo situatë nuk është rastësore sepse kjo është pasojë e përpjekjeve tuaja të vazhdueshme.
Do ruani ekuilibrin dhe do ju duhet që t’i tregoheni besnik një rutine, një strukture, në mënyrë që të përballoni vëmendjen e madhe që njerëzit kanë mbi ju tani.
Nëse dikush ju jep një këshillë, nuk e bën sepse mendon se di më shumë se ju, se do t’ju kontrollojë, por sepse do më të mirën tuaj dhe nuk duhet të tregoheni kokëfortë, siç ka mundësi që të tregoheni. Mirë është që deri nga data 24 Prill të paktën, të mos merrni ndonjë vendim të madh, të rëndësishëm, sepse Mërkuri do vazhdojë i zmbrapsur deri në atë datë (dhe ndikimi i tij është aktiv edhe 10 ditë pas datës 24, por gjithsesi). Mund të mërziteni me dikë që ju duket sikur do t’ju kontrollojë, por mos reagoni. Nuk e ka me të keq edhe pse mund të duket sikur po mundohen shumë që të kenë vëmendjen tuaj dhe t’ju bezdisin, por kjo bezdisje s’do zgjasë shumë.
Për disa prej jush mund të vijë fundi i një lidhjeje romantike në të cilën keni parë shumë probleme, fundi i një pune, fundi i një bashkëpunimi, i marrëdhënieje shoqërore këtë muaj, për të filluar dicka më të mirë, për ta zëvendësuar me një person ose punë më të mirë.
Qiell të mbarë.