Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Gaforre, Hënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
Kjo periudhë që kemi lënë pas me Diellin në shenjën e Peshqëve dhe me Mërkurin e zmbrapsur tani, ka qënë shumë e lodhshme, aq sa edhe tani që Dielli është në shenjën e Dashit, një shenjë kardinale apo primare si ju (sepse përfaqësoni fillimin e stinave përkatëse) ndjehet lodhja, por do ketë shumë dinamikë këtë muaj. Mirë është që këtë muaj të qëndroni të shkëputur dhe të distancuar prej të tjerëve. Duke qënë se jeni shenjë uji, mund të ndikoheni shumë prej fjalëve stresuese të të tjerëve, sepse mund të ktheni në realitet atë që njërëzit përreth projektojnë mbi ju, dhe këto mund të mos jenë projektime të mira. Është thjesht për të ardhur keq që të mundoheni shumë dhe në fund të ndikoheni prej të tjerëve duke sabotuar një përpjekje afatgjatë. Kështu që, d i s t a n c o h u n i. Keni punuar shumë për të ndërtuar atë që keni ndërtuar dhe nuk duhet të bini pre e dyshimeve apo fjalëve pesimiste të të tjerëve. Është shumë e rëndësishme për ju që të fokusoheni tek shtëpia dhe familja duke qënë se Hëna e plotë e datës 25 Mars ishte në shenjën e Peshores, shenjë e cila përfaqëson shtëpinë dhe familjen në ju dhe Dashi nga ana tjetër, ku ndodhet Dielli tani, flet për karrierën tuaj e cila ka jo vetëm vëmendjen tuaj por edhe të të tjerëve. Afërdita në shenjën e Demit tregon se do jeni shumë aktivë socialisht dhe shumë njerëz do kërkojnë gjëra prej jush, por është e rëndësishme që ta mbroni veten prej kërkesave dhe pritshmërive të të tjerëve.
Mund të jeni në një betejë mes zemrës dhe mendjes. Keni shumë dyshime edhe nëse nuk keni tamam dy zgjedhje prej të cilave të zgjidhni, por jeni disi të mbushur me dyshime. Ndoshta dikush do që t’ju bëjë një ofertë por nuk mundet që ta mbajë premtimin që do të bëjë, edhe pse e beson veten në momentin që jep fjalën. Zemrën mund tak eni shumë të lidhur me këtë situatë dhe nuk do bini përtokë të mërzitur apo të zhgënjyer, por ndjenjën e dyshimeve e keni në mënyrë të vazhdueshme pranë vetes. Mos harroni se për çfarë jeni të aftë. Nëse arrini t’i rezistoni apo të duroni këtë mëdyshje, do i duroni të gjitha… ka mundësi që ky person të mos jetë njeri i keq ose të mos ketë qëllime të këqija dhe të jetë njeri që ju përshtatet, por ka pikat e veta të dobëta me të cilat mund të përpiqet që të merret dhe të luftojë tani. Ndoshta ka një të shkuar të dhimbshme, që e ka lënduar, dështime të së shkuarës së tij apo të saj, të cilat i kanë lënë një boshllëk brenda vetes. Ndoshta ai person do e gjejë zgjidhjen dhe më vonë kur kjo situatë të dalë prap në sipërfaqe, do e dini të dy se si ta menaxhoni, sidomos personi tjetër nga ana e vet. Tani thjesht nuk është momenti i duhur. Cdo gjë ka kohën e vet, dhe ndoshta tani duhet që të qëndroni me një njeri që është më mendje hapur, me një njeri që kupton natyrën e shpirtit tuaj, natyrën e shpirtit të vet, që është më i i thelluar shpirtërisht dhe psikologjikisht.
Ndoshta përkushtimi që keni ndaj punës, ndaj familjes ose ndaj partnerit, është shumë i qëndrueshëm. Gjëja tek e cila jeni të përkushtuar është gjëja në të cilën duhet të vazhdoni të tregoheni të përkushtuar. Që të gjithë duan që gjërat të jenë të drejta. Mund t’i thyeni zemrën dikujt në mënyrë të paqëllimshme, sepse do e refuzoni, por ky person edhe pse do lëndohet, nuk do inatoset me ju, sepse e kupton që nuk e keni të qëllimshme.
Jeni në një moment tranzicioni dhe këtë moment tranzicioni duhet që ta përjetoni teksa ndjeni shumë dashuri dhe respekt për veten, se përndryshe do jetë shumë i vështirë. Ndoshta personi tjetër nuk ka aq dashuri dhe vlerësim për veten, por kjo nuk është përgjegjësia juaj. Mësoni të kujdeseni për veten.
Për ata prej jush që janë të lidhur, lidhjet do vazhdojnë të ruhen të forta, të qëndrueshme. Megjithatë shumë prej jush, vecanërisht që janë beqarë, nuk ndjehen fort në kontroll të situatës, nuk ndjeheni fort vetvetja. Jeni në një moment dyshimesh shumë të mëdha dhe kjo mund t’ju stresojë. Normalisht keni krijuar dhe ndjerë shumë dashuri për veten, gjë që ju ka bërë shumë bujarë dhe ju ka bërë të ndjeheni shumë fatlumë dhe mirënjohës. Duhet të ndiqni intuitën tuaj dhe jeni të favorizuar për ta bërë këtë gjë. Intuita juaj është shumë e lartë këtë muaj.
Ka mundësi që të keni një ndryshim të papritur dhe të madh në marrëdhënien tuaj me dikë, me atë marrëdhënie që ka qënë e paqëndrueshme.
Pra shkurtimisht, distancimi është shoku më i mirë për ju tani. Muajin e shkuar jeni vendosur përballë një zgjedhjeje dhe keni zgjedhur veten në vend të mundësive të tjera. Ajo zgjedhje vazhdon t’i shtyjë njerëzit të kërkojnë për vëmendjen dhe dashurinë tuaj. jeni shumë të fortë, shumë të ndërgjegjshëm mbi veten dhe shumë të evoluar shpirtërisht. Nuk është e lehtë që të gjeni dikë që është në këtë nivel me ju. Fokusohuni tek fuqia e mendjes suaj këtë Prill.
Qiell të mbarë.