Akrepi & Ashendentja Akrep, Parashikimi i muajit Maj 2024

Keni një energji të përgjithshme të shkëlqyer këtë muaj për t’ia nisur nga e para. Keni mundësi dhe fillime të reja. Mundet që këtë fillim të ri ta shikoni në biznes, në karrierën tuaj dhe gjithashtu të ndryshoni thellësisht mënyrën se si e shikoni jetën. Do mësoni shumë dhe do ndryshoni shumë këndvështrimin tuaj këtë muaj. Transformimet që do jetoni do ju ndihmojnë që të kuptoni se kush jeni vërtëtë në shpirt. Do ishte mirë që të mbanit një lloj ditari të vogël ose një bllok shënimesh për të mbajtur shënim disa ngjarje apo mendime të këtij muaji.

Në dashuri do bënit mirë që të mos këmbëngulni më shumë seç duhet dhe në vend të kësaj të mbani kokën lart. Kur fjals për dashurinë, e kam fjalën për ata që janë beqarë ose janë duke dalë me dikë, sepse në përgjithësi muaji Maj (ashtu si rreth 10ditët e fundit të Prillit) i përket dashurisë dhe bashkëpunimeve në jetën tuaj duke qënë se është periudha e shenjës suaj të kundërt, e Demit, dhe “it’s all about love” dmth. Ndoshta po merreni më dikë që ka shenjën e Luanit, shenjën e Gaforres në hartën e vet, ose ka shenja zjarri ose shenja uji në hartë, dhe ky person është shumë joshës. Lidhja juaj me këtë person ka nisur në mënyrë të menjëhershme dhe keni kaluar në një transformim shumë të madh personal prej tij. Komunikimi dhe njohja me këtë person ka qënë disi e papjekur, shumë e shpejtë. Mund të keni njohur dikë, t’ju ketë bërë të ndjeheni shumë pasionantë, gjërat të ketë lëvizur shumë shpejt sikur të mos ketë të nesërme, dhe pastaj situata të jetë vështirësuar shumë, komunikimi të jetë kufizuar apo bllokuar. Ose ju ose personi tjetër doni që të marrni një vendim mbi se si do vazhdojë lidhja juaj, nëse do vazhdojë apo jo në fakt. Mund të përpiqeni që të keni fitore në këtë situatë, dhe doni që të fitoni se s’bën. Ndërkohë jeta juaj shoqërore ju ndihmon që ta hiqni mendjen, që të zbaviteni, por të zbaviteni si beqarë, jo si të lidhur. Ndoshta personi tjetër ka mundësi të tjera, ose mund të jeni ju ai me mundësitë e tjera, por gjithsesi njëri prej jush do që ta lëjë pas tjetrin, ose ta lëjë në pritje. Njëri prej jush e ka mundësinë që ta lejë në pritje tjetrin dhe e bën këtë gjë. Njeriu që ju intereson është shumë ëndërrimtar dhe i paqëndrueshëm. Ndoshta nuk ju ka bërë premtime por ju ka bërë të ndjeheni sikur nuk është aspak serioz apo i përgjegjshëm. Mund të ketë ngecur në botën e vet, në mendimet e veta, të përpiqet që të gjëjë mënyra apo rrugë për të patur sukses me ju, por nuk tregohet aktiv, nuk komunikon apo vepron për ta mbrojtur lidhjen tuaj. Megjithatë njëri prej jush do që kjo lidhje të mbijetojë me çdo kusht. Mund të jetë personi tjetër, mund të jeni ju, por pavendosmëria e njërit është e padurueshme për tjetrin. Nëse njeriu që ju intereson po llastohet, po ju lodh shumë, prandaj ju thashë që duhet të ruani kokën lart. Nuk e ka mendjen shumë prezente, nuk ju kushton vëmendje, ndaj mund t’ju duket se po merreni me një person të papjekur.

Në javën e parë të muajit disa prej jush do ndjejnë një lloj zhgënjimi i cili mund të ketë të bëjë me dashurinë por mund edhe të ketë të bëjë me punën apo me gjëra të tjera të jetës. Gjërat nuk janë vërtetë aq keq sa ju duken në këtë javë të parë. Ndoshta po të ndryshoni pak drejtimin nga shikoni, do dalloni gjërat për të cilat mund të jeni mirënjohës dhe të ndjeheni më pak zemërthyer apo të trishtuar. Hëna e plotë në shenjën tuaj këtë fund të muajit Prill, (e cila vazhdon ndikon javën e parë të Majit) është e dhimbshme emocionalisht dhe e parehatshme, por është një proçes që duhet jetuar përderisa është vendosur mbi ju dhe mbi ne të gjithë. Të gjitha për njerëzit janë, në fund të ditës (dhe këtë ma ka thënë vetë një mikeshë Akrepe). Çfarëdo lloj gjëje që të ketë ndodhur që t’ju ketë dhënë këtë ndjesinë e zhgënjimit, është një gjë për të cilën që në fillim keni patur prtishmëri tepër të larta, dhe me këtë nuk dua të them se është faji juaj por është një gjë prej të cilës mund të mësoni shumë, dhe më vonë mund të kuptoni se e gjithë kjo situatë ka qënë një bekim dhe një gjë që duhet të ndodhë në mënyrë që ju të përmbushni qëllimin e jetës suaj, si njeri, si shpirt.

Në javën e dytë të muajit duket se do e merrni veten në këmbë dhe se do e gjeni motivimin apo frymëzimin brenda vetes për të ecur përpara. Do e merrni veten më shpejt seç mendoni dhe do e ndjeni se jeni në drejtimin eduhur për të filluar një gjë të re, për të lëvizur, për tu transferuar, për të udhëtuar, për të kërcyer, për të jetuar jetën tuaj me intensitet dhe pasionin që kërkoni.

Në javën e tretë të muajit do merrni një lajm të mirë lidhur me paratë. Ndoshta bëhet fjalë për një mundësi për të bërë më shumë para, mund të jetë një bonus apo shpërblim në punë, mund të filloni ndërtimin apo mobilimine shtëpisë, dhe në përgjithësi do merrni informacione që lidhen me planin material, me zotërimet dhe me paratë, i cili do ju vëjë buzën në gaz. Gjërat në Maj do përmirësohen hap pas hapi.

Në javën e katërt të muajit do punoni shumë fort mbi atë plan apo mbi atë lajm që keni mësuar apo mbi atë plan që keni përpiluar më parë. Mund të bëni një punë në grup ose mund të them që për ata që janë në një bashkëpunim biznesi, do realizoni në mënyrë të suksesshme detyrat tuaja dhe ky do jetë një fund shumë dinamik muaji.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping