Në përgjithësi këtë muaj, jeni shumë të kënaqur me zhvillimet në jetën tuaj, me poziconin që keni zënë tani. Mund të ndjeni shumë kënaqësi, të ndjeni se keni arritur shumë. Për ata prej jush që janë lodhur shumë në një fushë të caktuar të jetës, qoftë kjo shkolla, qoftë një lidhje e përkushtuar dashurore, qoftë puna, një çeshtje e zgjatur që është lidhur me financat ose nëse jeni përpjekur për të shitur një shtëpi, këtij cikli të gjatë do i vijë fundi këtë muaj. Do e keni të qartë poziconin tuaj, do e kuptoni më mirë veten, rolin dhe shpirtin tuaj dhe do ndjeheni si njeri tjetër, një njeri që është pjekuruar shumë dhe që ndjehet shumë krenar për vendin në të cilin ndodhet, për gjërat që ka arritur. Mund të keni bërë një aplikim i cili do rezultojë i suksesshëm dhe do ju lejojë që të udhëtoni ndoshta, që të bëni diçka që s’e keni bërë më parë, të shkoni diku ku s’keni qënë më parë, dhe sido që të jetë, si përfundim do zgjeroni horizontin tuaj. ndjeheni shumë të realizuar në përgjithësi këtë Maj dhe kjo është fantastike.
Disa prej jush të cilët po dalin me dikë, po dallojnë një ofertë dashurore shumë pasionante prej personit tjetër. Mund të ndjeheni shumë konfuzë mbi dashurinë tani sepse keni shumë oferta dhe doni që të ecni drejt një rruge të qëndrueshme, doni që të zgjidhni atë që ju ofron gjëra të vërteta, një përkushtim real. Mubd të jetë një njeri që ka shenja toke në hartën e tij, mund të jetë një njeri i cili ka fituar më shumë stabilitet në jetën e vet dhe prej kësaj arsyeje, është frymëzuar që t’ju falë dhe ju atë që doni tani, sepse tani doni një qëndrueshmëri për të cilën nuk e keni vrarë mendjen më parë. Edhe nëse personaliteti juaj është shumë i ndryshëm, do ju rezultojë se doni të njëjtën gjë, dhe asgjë s’i bashkon dy njerëz më shumë se dëshirat e përbashkëta. Sigurisht që ka dhe gjëra të tjera, por kjo është baza dhe kjo është gjëja për të cilën duhet të kërkoni gjithmonë, çfarëdo qoftë dëshira juaj. Me këtë person do zhvulloni biseda shumë interesante, shumë të kënaqshme, dhe kjo ka qënë pjesë e dëshirës suaj gjithashtu. Do ndjeni se ka ardhur koha për të bërë ca hapa para dhe do ndjeheni të mbështetur sepse edhe personi që doni, është shumë i besueshëm dhe praktik gjithashtu, është shumë “tokë”. Edhe nëse nuk është shenjë toke, ka sjelljen si i tillë, pra si një Dem, Virgjëreshë ose Bricjap. mund të ndjeni frikë se mos kjo gjë përfundon në dhimbje dhe trishtim, mund stabiliteti dhe afeksioni i këtij personi, mund t’ju shtyjë që të keni kurajo dhe të mendoni se kësaj rradhe, fundi s’do jetë dëshpërues. Gjthsesi edhe ai ose ajo është një njeri, kështu që mos prisni që ky njeri t’ju japë të gjithë lumturinë që ju nevojitet, por ama mund të mbështeteni tek ai ose ajo sepse është në një pozicon të mirë, i/e kënaqur me veten dhe i gatshëm që ta ndajë me ju këtë pozitivitet të jetës së vet.
Në javën e parë të muajit do punoni fort mbi një gjë të re ose të punoni fort mbi një projekt me të cilin jeni marrë prej kohësh, po në përgjithësi keni shumë energji këtë javë të parë. Do mendoni shpejt, në mënyrë të mprehtë, do jeni shumë “Mërkur”, shumë të logjikshëm, të shkathët dhe praktikë në gjykimet tuaja.
Në javën e dytë të muajit mund të keni një moment shkurajues në fakt, dhe shkurajues prej financave. Pra, mund t’ju vijë një faturë shumë e madhe për të paguar, mundet që të keni kërkuar për mbështetje financiare prej dikujt i cili nuk ju mbështet ashtu siç shpresonit, mund edhe të mos keni aq fitime sa mendonit mbi një gjë të ckatuar dhe të kuptoni se nuk jeni në atë pozicion financiar sa për t’i lejuar vetes disa shpenzime të caktuara. Ndoshta nuk do jetë java e dytë java më e mirë për tu ndjerë të shpërblyer fiancniarisht, apo nëse keni fantazuar se gjërat janë në një mënyrë të caktuar, do kuptoni se gjërat nuk janë seç i keni fantazuar, dhe se duhet të tregoheni më realistë në vendimarrjet tuaja.
Në javën e tretë të muajit do doni t’i jepni vetes kohë për të reflektuar, për të menduar dhe pushuar. Në njëfarë mënyrëe, do merrni veten nga puna dhe nga lodhja mendore. Do doni që të bëni pushim, të bëni meditim, të shkoni në plazh, në një vend të izoluar ku mund të rrini vetëm ose vetëm me ata pak njerëz që ju relaksojnë dhe kaq.
Në javën e katërt të muajit do ngriheni fuqishëm në këmbë, do ndjeheni shumë entuziastë dhe shumë të lumtur mbi mundësitë që dalloni në jetën tuaj. Në fillim apo në fund të ditës, Dielli shkëlqen gjithmonë për ju, sepse jeni optimistë dhe do kuptoni se në përgjithësi punët tuaja po shkojnë mirë dhe keni arsye për tu ndjerë shumë entuziastë.
Qiell të mbarë.